Lidhja e Prizrenit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 5:
[[Lidhja Shqiptare]] e [[Prizreni]]t zyrtarisht fillon me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më [[10 qershor]] [[1878]]. Në takim kishte edhe boshnjakë nga [[Bosnja]] dhe [[Sanxhaku (rajon)| Sanxhaku]]. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja ishte përpjeka e a parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.
 
==Shqiperia dhe Traktati i Shen Stefanit==
: '''''Artikulli kryesor: [[Traktati i Shen Stefanit]]'''''
 
==Fillimet e Rezistences Shqiptare==
: '''''Artikulli kryesor: [[Rrymat Politike dhe Protestat Shqiptare]]'''''
 
==Historia e Lidhjes==
Lidhja u formua pas [[Traktati i Shën Stefani|Traktatit të Shën Stefanit]], i cili iu kishte dhënë tokat shqiptare [[Bullgaria|Bullgarisë]], Malit të Zi dhe Serbisë pas Luftës Ruso-Turke të vitevete ashtuquajtur [[Kriza Lindore dhe Shqiperia|Kriza Lindore]] [[1877]]-[[1888]]. Prijësit shqiptarë nga [[Peja]], [[Gjakova]], [[Gucia]], [[Luma]], [[Dibra]] dhe [[Tetova]] u takuan në një qendër të [[Vilajeti i Kosovës|Vilajetit të Kosovës]] që sot gjendet në [[Maqedonia|Maqedoni]], për të diskutuar rezistencën. [[Italia]] përkrahu një komitet italo-shqiptar për të zgjeruar nacionalizmin shqiptarë dhe fituar aleatë në Ballkan, kurse [[Porta e Lartë]] bëri të njëjtën me [[Komiteti i Stambollit|Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave Shqiptare në Stamboll]] më [[1877]]. Anëtarët e Komitetit ishin [[Zija Prishtina]], [[Sami Frashëri]], [[Jani Vreto]], [[Pashko Vasa]], dhe [[Abdyl Frashëri]]. Manifesti i këtij komiteti u bë statusi i Lidhjes.
 
[[Image:League_of_Prizren_building.jpg|thumb|Pamja e sotshme e kompleksit ku u mbajtë Lidhja e Prizrenit]]