[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: en:Medea
No edit summary
Rreshti 19:
Kjo ishte hakmarrja më e tmerrshme të cilën ka mundur ndonjë herë ta paramendojë ndokush. Së pari e ka vrarë Glaukën. Ia dërgon rrobet të lagura me helm dhe diademë të shkëlqyeshme e cila ia shtërngonte kokën si rrethi prej remi. Me këtë dhuratë e vret edhe Kreontin. Kur u orvat që t'i heqë rrobet nga vajza e vdekur, helmi depërtoi në trup dhe u helmua edhe vetë ai. Pastaj radha i vjen edhe Jazonit. Iu hakmuar duke ia vrarë dy djemt të cilët i ka dashur pa masë. Atë vetë e lë të jetojë, sepse vdekja vetëm e kishte liruar nga vuajtjet.
 
Pas këtyre vuajtjeve të tmerrshme Medea shkoi te Egjeu, mbreti i Athinës dhe për mbrojtjen e ofruar i premtoi se do t'ia kthejë rininë. Kur [[Tezeu]], i biri i Egjeut, erdhi në Athinë, u përpoq që ta helmojë. Ky krim nuk i shkoi për dore dhe Egjeu e dëboi nga Athina. Në qerre që e ngrehnin dragoit me krihë u zhduk kah lindja. Lajmet për fatin e saj të mëtejshëm janë kontradiktore. Sipas një versioni kthehet në Kolhidë, ku gjatë mungesës së saj në pushtet vjen Perzeu, vëllau i Egjeut. Mirëpo, ajo sërish e ktheu babën e vet në fron. Sipas versionit tjetër u vendos në tokën matanë Tigrisit, e cila e fiton sipas saj emrin Medea.
 
Tregimi i Medesë është pjesë përbërëse e mitit për argonautët dhe është ruajtur në versione të ndryshme. Kuptohet se shembulltyra e Medesë në to paraqitet në mënyra të ndryshme. Mirëpo, ajo është përherë figure qendrore e mitit. Fama e trimit Jazon tek e fundit bazohet në atë që i shkon për dore ta fitojë mirësinë e Medesë dhe se ka vepruar pikë për pikë sipas këshillave të saj. Nga miti për argonautët Medea ka hyrë edhe në mitin për Tezeun[[Tezeu]]n, Njëherë Medea paraqitet si vrasëse e vrazhdë, herën tjetër si grua e cila do kuptohet se sërish me ndryshime të shumta, veçmas ato kronologjike. Më të ndërlikuara janë ndryshimet dhe kundërthëniet lidhur me karakterin e saj dhe vuan me pasion për shkak të dëshpërimit.
 
U bë heroinë e dy tragjedive të Euripidit: më e vjetra Bija e Peliut (e vitit 455 para e.s.) nuk është ruajtur, më e reja, Medea (e vitit 431 para e.s.) e cila, kinse në premjerën që u çfaq në Athinë falimentoi pa zhurm, sot me të drejtë konsiderohet njëra prej veprave më të njohura të dramaturgjisë greke. Tragjedinë Medeu e shkroi edhe Ovidiu. Bashkëkohanikët janë shprehur për të jashtëzakonisht mirë, prandaj edhe na vjen më tepër keq që ka humbur. Prej autorëve romakë tragjedinë me të njëjtin emër e ka shkruar edhe Seneka (kah mesi i shek. I të e.s.), dhe, siç ka shkruar edhe kritiku i atëhershëm" ... Kjo Mede e ka lexuar Medenë e Euripidit".Prej trajtimeve të reja të fatit të saj, e veçmas të hakmarrjes së saj, po e cekim Medenë e Robinson Jeffersit (Gjefersit) e cila me vetëdije është mbështetur në "udhëzimet e Euripidit" (1946).