[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
<b>POETI ME FYTYRË KRISHTI</b>
(9 Mars 1944 - 7 qershor 1010)
<i>Ndoc Gjetja është(nuk mund të përdorim kurrsesi pas datës 7 qershor 2010 kohën e shkuar të foljes), është pra një prej poetëve më pranë shpirtrave njerëzore në poezinë shqipe bashkëkohore, apo siç e ka cilësuar një studiues, poeti që di me çdo varg ti bjerë bukur tastierës së humanizmit. Ai këtë frymë e timbër të zërit të vet kurrë nuk u rrek t’a tradhëtonte. Besnik i patundur i bindjeve e prirjeve të veta, si një orakull, ai vazhdonvazhdoi të shkruaj edhederi sotne efund kësajte ditejetes me atë sinqeritet siç u shfaq aq i befasishëm kur ishte veç se një gjimnazist në Lezhë. Poezi e thellë, e ndjerë, poezi në të cilën rrëfehet bota e njeriut, intimiteti, mardhëniet njerëzore, madje edhe me sendet rreth e rrotull. Ardhja e tij në letërsi shënoi disi rënien morale të shkelqimit të improvizuar të poetëve që përbënin triumviratin monist të letërsisë, të cilët, vertetë dinin të thurnin vargje, i kishin dërguar edhe jashtë për studime zhdanoviane, për të qënë kështu “poetë oborri”, siç i klasifikonte Frederik Rreshpja, por këtyre të kreut u mungonte sinqeriteti poetik. Shkruanin ca poema për ca shqiponja që flututonin lart, kur shqiptari zvarritej si krimb baltrave herë mbi dhè e herë nën dhè. Shkruanin për ca ugare e baltra krenare, për ca qytete industriale, për çelik, hekur e beton, e këto i shpalosnin në faqe gazetash me një krenari të shpifur, ndërkohë poetët që revoltoheshin si ndaj sistemit të dhunës por dhe imponimit krijues, përgjunjëshin, dhunoheshin, madje edhe pushkatoheshin si Trifon Xhaxhika, Vilson Blloshmi, Genci Leka dhe Havzi Nelaj. Ata, të mëdhejt e dikurshëm, edhe sot e ruajnë xhelozisht prijtarinë fodulle në poezinë shqipe me patericat e një të huaji që e njeh gjysëm globi larg poezinë shqipe, kritik që ka bërë riklasifikimin e poetëve elitare konformist krejt ngjashëm me çfarë e shiste si lakra tregu i realsocit. Po fundja le ta falenderojmë edhe për këtë, kritikun e huaj, se po na i mban me berihaj rosinantët e poezisë së monizmit, kasnecët letërsisë së diktaturës që sot kanë dalë në publik me një luk të ri. Por më kot. Se vertetë njerëzit e shihnin Konstandinin që ja kish shaluar rrasës së varrit si kalë, por edhe erën e baltrave të varrit ja ndjenin.Dhe thonin, ky kalorës egërshan nuk është i gjallë, është i vdekur, shkon i vdekuri me të gjallë, shkon i gjalli me të vdekur.
Natyrisht, kushdo që ka patur ambicjen për të fituar emrin poet asokohe të përdhunëshme, ka paguar haraçin e konformizmit. Keq apo mirë, me dashje apo pa dashje duhej ti këndontë një këngë lavdëruese tiranisë çdo autor, por këtu nuk është fjala për haraçin që paguhej me imponim, por për përjargjet e atyre që nën shëmbëllesen e diktatorit të madh, si të ishin marioneta teatri kukllash, bënin diktatorin e vogël në koperativen e shkrimtarëve bolshevikë.
Edhe Ndoc Gjetja e pagoi haraçin e vet historik. Por ndërkohë ai në tërësinë e tij mbeti poet i vertetë. Poezia e tij qytetare, ndryshe prej poezisë marciale të krerëve të letërsisë, kërkonte tek njeriu, tek perjetimi, tek intimiteti, tek ndjesitë e mira e të bukura. Ajo poezi u bë fort e dashur për lexuesit. Falë kësaj, Ndoc Gjetes i mbetën nga koha e krijimtarisë nën regjimin monist, shumë më tepër poezi se sa atyre që prodhonin me shumicë për të mbushur depot e propogandës komuniste me vepra që i imponoheshin popullit brenda dhe, falë parave pa kursim që jepte regjimi, tollombacja e kuqe fryhej edhe jashte shtetit, packa se deri me sot, askush nuk ka marrë përsipër të bëjë një hulumtin se sa para janë vënë nga rregjimi monist që letërsia realsocit të “çante bllokaden” imperialisto-revizioniste.
Rreshti 18:
Fotografite dolën të bukura e Ndoci i pelqeu ato. Madje njëren nga fotot e vuri në kopertinën e librit të vet me poezi.
Që nga 1993 e sot kanë kaluar mjaft vite. Për Ndoc Gjetjen vazhdoi kalvari i mundimeve që e bëri fytyren e tij akoma më të përvujtun. Ata që e patën pasuar në Lezhë e që përbënin të ashtuquajturën “shkolla poetike lezhiane”, njëri i hyri politikës, tjetri diplomacisë e një tjetër atë të këshilltarit të kryeministrit të vendit, duke e lënë disi nën hije veprimtarinë poetike, për t’i bërë vend karierës që sjell mirëqenie dhe famë publike në media. Ndërsa Ndoci po ai. Madje akoma më keq, u largua nga Tirana e u kthye në vendlindje.
Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit i ndodhur në Amerikë, kam dëgjuar për poetin prej miqëve tanë të përbashkët si Elinda e Pjeter Jaku, të cilët patën mirësinë të më dërgonin vëllimin poetik të Ndoc Gjetës “Dhjata ime” botim i vitit 1998, të cilit ja kushtonte me pikëllim të birit të vet Renit i vrarë në moshë të re. Edhe shkrimtari Kujtim Dashi me kapat folur për fatin e trishtueshëm të Ndoc Gjetjes.
Tragjedia në jetën e poetit ështëishtë kryer e kjo ndjehetndjehej jo vetëm në terheqjen e tij jashtë vëmendjes publike, por edhe në poezine e tij me tone pikëllimi. Artistet e mëdhej edhe tragjeditë e dhembjet i kanë të mëdha, ndaj dhe veprat e tyre janë aq mbresëlënese dhe tronditëse, sepse artistet nuk qajnë me lotë, qajnë me shpirt e qajnë me art, me një art që e tejkalojn jetën e një njeriu, për tu rrokur në shpirtrat e brezave të tjerë.
Mortja s’ka çfarë u bën poeteve, artistët e mëdhej kanë lindje, por vdekja u harrohet. Ndaj them se, kushdo që e ka njohur poetin dhe poezinë e tij, e di mirëfilli se Ndoc Gjetja, si me pare edhe me pas, mbeti poeti që shkroi poezi për botën shpirtërore të njeriut,… dhe vetë ai ishte dhe mbeti njeriu i përvujtun, i thjeshtë, i vertetë, poeti me fytyren e Jezu Krishtit në poezinë shqipe.
Ajo fytyrë Krishti e mbuluar me një dhembje hyjnore, jetonjetonte i harruarmenjanuar në Lezhë, diku pranë vendvarrimit të kryetrimit Gjergj Kastrioti, ku rrirrinte me njerëz të thjeshtë, të cilët mbase nuk e dinëdinin se ai ështëishte, e do te vazhdoje te jete, një prej poetëve më në zë të letërsisë së sotme shqipe, zëri më njerëzor.</i>
 
<b>[[KOLEC TRABOINI]]</b>