Eriniet: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Xqbot (diskuto | kontribute) v roboti shtoj: az:Erinilər (mifologiya) |
AXRL (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 1:
'''Eriniet''' (greq. Erinyes, njëjësi Erinys, lat. Furiae) - hyjneshat e hakmarrjes dhe të mallkimit, shërbëtoret e Hadit, zoti të botës nëntokësore dhe gruas së tij Perzefonës.
Origjina e tyre nuk është e përcaktuar thjeshtë. [[Homeri]] për të nuk e thotë asnjë fjalë. Lindën nga krimi i parë i përgjakshëm në botë, nga pika e gjakut të Uranit, zotit të qiellit, i plagosur prej djalit të vet, Kronit, të cilat ranë në hyjneshën e tokës Gea, dhe kështu u
Është interesant fakti se zotërat dhe njerëzit i kanë urrejtur Eriniet, edhe pse të drejtët nuk kanë pasur arsye t'u frikohen. A nuk del kjo nga fakti se askush në botë nuk mund të thotë me ndërgjegje të pastër : se kurrë asgjë nuk kam gabuar ? E ndoshta edhe nga fakti se Eriniet i kanë përndjekur edhe ata të cilët kanë gabuar pavetëdije madje edhe ndoshta kundër vullnetit të vet ? Sipas disa autorëve edhe
Përveç këtyre Erinieve të vrazhda dhe të papajtueshme mitet dhe legjendat greke njihnin edhe Eriniet e pajtushme, të cilat quheshin edhe Eumenide, gjegjësisht "Mirëdashëse". Duket se kjo varej nga natyra e dyfisht e këtyre hyjnive si edhe mishërimi i të mbrejturit të ndërgjegjës. Por njësoj është e mundshme se në kohërat e kahershme Eriniet e kanë pasur natyrën më të butë dhe më të këndshme. Se si në të vërtetë ka qenë me siguri ne nuk do të dimë më. Poetët e kohës antike e shpjegojnë këtë natyrë të dyfishtë të Erinieve me mundësinë e shndërrimit. Eskili p.sh. e shpjegon me faktin se i ka zbutur hyjnesha Athena e cila e mbronte Orestin e përndjekur. Përkundër kësaj edhe më vonë në mitet dhe kultin grek mbizotëroi kuptimi i parë i Erinieve si hyjni të rrezikshme, shkatërruese dhe të papajtueshme. Edhe femrat kriminele, si ato të botës legjendare ashtu edhe ato të botës reale quheshin Erinie, si bie fjala Klitemnestra, Medea etj. Më në fund, me emrin e tyre latin Furiae emërohen edhe sot gratë e tërbuara dhe të furishme.
Grekët (e pas tyre edhe romakët) Eriniet i parafytyronin si gra plaka dhe të shëmtuara në rrobe me shokë të kuqe. Sytë i kishin të skuqur, në vend të
[[af:Eriniër]]
|