Shqipëria në fillim të Krizës Lindore (1875-1876): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Faqe e re: Fillimi i Krizës Lindore i gjeti shqiptarët në marrëdhënie të acaruara me Perandorinë Osmane. Asnjë nga kërkesat e ngritura prej tyre gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm nu...
 
No edit summary
Rreshti 9:
Në këto rrethana Preng Bibë Doda ngriti në Orosh flamurin e luftës për autonominë e Mirditës. Në të njëjtën kohë filloi bisedimet e fshehta me qeveritarët serbë e malazezë për të hyrë në luftë krahas tyre kundër Turqisë. Këto traktativa nuk u pritën mirë nga bashkatdhetarët e vet dhe e diskredituan atë në sytë e tyre. Projekti i Preng Bibë Dodës gjeti përkrahje vetëm në disa qarqe reshpere katolike të Shkodrës, veçse, në vend të një principate të mbyllur brenda kufijve të ngushtë të Mirditës, ato kërkonin një formacion politik më të gjerë, - një principatë autonome, ku të hynin të gjitha krahinat malore të Shqipërisë së Veriut. Këtë platformë politike e përqafuan edhe disa intelektualë, si Zef Jubani, Preng Doçi, Pjetër Gurakuqi, të cilët mendonin se krahina autonome e Mirditës do të shërbente si pikënisje për formimin më vonë të një shteti kombëtar shqiptar.
Qarqet patriotike shqiptare nuk u solidarizuan as me projektin e Preng Bibë Dodës, as me idenë e reshperëve katolikë shkodranë, pasi të dyja kishin karakter partikularist dhe nuk pajtoheshin me platformën më të përparuar rilindëse. Mirdita e vogël dhe e izoluar, patriarkale dhe e varfër, pa qytete e pa bujqësi të zhvilluar, nuk mund të jetonte e pavarur dhe nuk mund të bëhej bërthama e shtetit të ardhshëm kombëtar shqiptar. Përkundrazi, kthimi i Mirditës katolike, qoftë edhe së bashku me fqinjët e saj, në një principatë autonome, me një prijës partikularist në krye siç ishte Preng Bibë Doda, do të bëhej faktor i përçarjes fetare e krahinore të vendit dhe do t’u jepte rast tri monarkive fqinje, të përmbushnin aspiratat e tyre pushtuese ndaj trojeve shqiptare veriore, lindore e jugore.
 
[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]