[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti largoj: cv:Намăс (strong connection between (3) cv:Намăс and sq:Vetëdija)
Zgjerim
Rreshti 5:
Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e [[Vetëdija|vetëdijes]] njerzore, që na ''shtyn'', madje na ''detyron'', nga [[Shkaku|shkaqe]] [[Etika|etike]] dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. [[Vendimi|Vendimet]] që marrim mund të na ''duken'' si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të [[pasoja]]ve ([[Përgjegjësia|përgjegjësisë]]).
 
Ndonëse filozofët kanë debatuar për natyrën e ndërgjegjes për qindra vjet, studimi modern i psikologjisë së ndërgjegjes e ka fillesën te William James që e përkufizoi ndërgjegjen si kapacitetin për të qënë i vetëdijshëm për përjetimet dhe njohuritë (James, 1904). Në librin e tij të vitit 1890, James përshkruante tiparet më të rëndësishme të ndërgjegjes. I pari, çdo mendim është pjesë e ndërgjegjes personale të një individi. I dyti, ndërgjegja është gjithmonë në ndryshim. I treti, ndërgjegja është një proces i vazhdueshëm që nuk mund të ndahet në segmente. Dhe së katërti, ndërgjegja përzgjedh nga mjedisi i saj ato për të cilat ajo do të jetë e vetëdijshme. Kështu, sipas James, që e krahasonte ndërgjegjen me një lumë që rrjedh, "rrjedha jonë e ndërgjegjes" është personale, në ndryshim, e vazhdueshme, dhe përzgjedhëse.
Shkencëtaret e sotëm të fushës së [[Etologjia|etologjisë]],[[Neuroshkenca|neuroshkencës]] dhe [[Psikologjia zhvilluese|psikologjisë zhvilluese]] kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një funksion të [[truri]]t njerëzor që u zhvillua të aftësojë [[altruizmi]]n e dyanshëm brenda [[Shoqëria|shoqërisë]]. Si e tillë mund të jetë vetështytëse (e përcaktuar genetikisht), ose e mësuar.
 
Psikologu [[Sigmund Freud]] (''Zigmund Frojd'') e mendonte ndërgjegjen si të rrjedhur nga [[mbiuni]] (orig. '''Über-Ich'''), që nga ana e tij drejtohet nga prindërit tanë gjatë fëmijërisë. Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së ndërgjegjes sonë është "[[Faji|faj]]", i cili mund të jetë një faktor në zhvillimin e [[Neuroza|neurozës]].