Statistika të Kupës së Shqipërisë në sezonin 2015-16.

Ky ishte edicioni i 64të i Kupës në Shqipëri. Nisi në 27 Gusht 2015 me turin e parë dhe përfundoi në 22 Maj 2016 me ndeshjen finale.

KF Laçi ishin fituesit në fuqi, pasi fituan kupën e tyre të dytë edicionin e fundit. Trofeu u fitua nga FK Kukësi, trofeu i parë historik.

Turi i parë eliminator u luajt me një takim, ndërsa turi i 1rë u luajt me sistem dy takimesh eliminatore. Nëse rezultati i përgjithshëm i të dyja ndeshjeve është i barabartë, fituesi vendoset me kohë shtesë dhe më pas nga gjuajtjet e penalltive. Fituesit e Kupës kualifikohen për në Turin e 1rë Eliminator të edicionit 2016-17 të Kupës UEFA.

Sezoni i kaluar: 2014-15. Sezoni i rradhës: 2016-17.

Turi i 1rë Paraeliminator Redakto

Këto ndeshje u luajtën më 27 Gusht 2015.

Turi i 1rë Redakto

28 ekipe të Superiores, 2 të Kategorisë së Parë dhe 2 të Turit të 1rë Eliminator morën pjesë. Ndeshjet u luajtën më 16 dhe 30 Shtator 2015.


Turi i 2të Redakto

16 ekipet e kualifikuara nga turi i 1rë luajtën në këtë tur. Ndeshjet u luajtën më 21 Tetor dhe 4 Nëntor 2015.


Cerek Finale Redakto

8 ekipet e kualifikuara nga turi i 2të luajtën në këtë tur. Këto ndeshje u luajtën më 23 Janar dhe 17 Shkurt 2016.

Ekipi #1   Rezultati   Ekipi #2   Nd. 1-rë     Nd. 2-të  
KF Vllaznia 1 – 2 Skënderbeu 0-0 1-2
FK Flamurtari 2 – 2 KF Tirana 0-1 2-1
Laçi 2 – 1 FK Partizani 2-0 0-1
KS Teuta 1 – 2 FK Kukësi 1-0 0-2

Gjysmë Finale Redakto

Katër fituesit e cerek finaleve luajnë në këtë tur. Ndeshjet luhen më 6 & 20 Prill 2016.

Ekipi #1   Rezultati   Ekipi #2   Nd. 1-rë     Nd. 2-të  
KS Flamurtari 0-4 FK Kukësi 0-2 0-2
KF Laçi 2-2 Skënderbeu 1-0 1-2

Finale Redakto

Dy fituesit e gjysmë finaleve luajnë ndeshjen finale. Kjo ndeshje u luajt më 22 Maj 2016.

Ekipi 1 Totali Ekipi 2
FK Kukësi 1 - 1 (5-3p) KF Laçi

Lidhje të jashtme Redakto

Languages Redakto

Referime Redakto