Diskutim:Mulla Emin Shaqiri


Latest comment: 1 muaj më parë by Klein Muçi in topic Rregullim
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Mulla Emin Shaqiri. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Logo e WAK2018 Ky artikull është pjesë e Wiki Academy 2018 në Prishtinë, WikiAcademy është një projekt i cili do të mbledhë në një vend qytetarë aktivë online dhe ekspertë të përmbajtjes dhe do t'i ndihmojë ata të zhvillohen në redaktorë të aftë për të shkruar artikuj me cilësi të lartë dhe fotografi me cilësi të lartë për Kosovën në kategori . Nëse doni të jeni pjesë në këtë projekt, mund të redaktoni këtë artikull, ose të lexoni diçka më shumë në faqen e projektit, ku ndër të tjera, mund të bashkoheni me ekipin e projektit dhe/ose për të dhënë kontributin tuaj në faqen e diskutimeve.

Mulla Emin (Shaqir) Shaqiri ishte i lindur më 05.06.1878 (ndërsa ka vdekur më 10.05.1965) në fshatin Përlepnicë KK Gjilan nga prindërit Shaqir (Ahmet) Shaqiri nga Përlepnica dhe Emine Mustafa nga Llabjani.

Mulla Emin Shaqiri ishte njëri nga fëmijët e Efendi Shaqirit, ish "kajmekam" i Gjilanit gjatë periudhës 1884-1891 (1304-1311 k.h.). Ishte pasardhës i Demirit (supozohet se ishte pinjoll i familjes së "Ulubatli Hasanit" i cili ishte vra gjatë pushtimit të Konstatinopojës 1453. Ulubatli Hasani ishte grabitur nga ushtarët turq dhe ishte internuar në Turqi si jeniqer, pasi që babai i tij ishte mbytur në Betejen e Kosovës në vitin 1389). Efendi Shaqiri ishte një administrator që kishte shërbyer si kaymekam ne Gjilan (1884-1891 sipas Dr. Shefqet Ramush Mehmet). Pra, ai gjatë perandorisë otomane kishte sherbyer në "Sangjakun e Nishit" dhe e dispononte "faksimilin e artë, me emër të tij-Şakir", që edhe sot e disponojnë pasardhësit e tij.

Paraardhësit e familjes së Mulla Eminit kishin jetuar dhe vepruar ne "Sangjakun e Jagodinës" deri rreth vitit 1825 (Sangjaku i Smederevës). Demiri ishte stërgjyshi i tij i cili kishte shërbyer si "spahi qifqi" në Sangjakun e Smederevës gjatë periudhës otomane. Pas një kontesti gjyqësor, që e kishte patur në vitin 1825 në "Kadillēkun e Kragujevcit", ishte shpërngulur në drejtim të Moravës (sipas Radoś Ljuśić). Rreth vitit 1828 ishte vendosur në Përlepnicë.

Kultura e familjes së të parëve të Mulla Eminit ishte e bazuar, apo e fokusuar në administrim të taksave (pronave), administrim ofiqarie dhe kulturë fetare islame.

Mësimet e para i kishte marrur në familjen e tij dhe në mejtepin e fshatit (te Mulla Salihu nga Pogragja). Pastaj kishte vazhduar shkollimin në "Medresen e Jusuf Efendiut" në Dobërqan, ku pas kryerjes së saj, ishte përgatitur për "imam-hatib". Pra, mësimet i kishte vazhduar te Muderriz Abdurrahim Hyseni (1865- 1937, nga Llashtica), ku ishte dalluar si nxënës entuziast dhe i përkushtuar për dituri. Si i tillë kishte qenë person i respektuar dhe i dashur nga Muderriz Abdurrahim Hyseni (më vonë edhe ishin miqësuar familjarisht, duke e martuar vajzën e vet Hyryshahen me djalin e tij Alisahitin e cila pas martesës disa vjeqare kishte vdekur).

Më 1898/99 ishte emëruar "imam në Xhaminë e epërme në Dobërqan" (në të njejtën kohë kishte shërbyer si ofiqar në Imamatin e Dobërqanit, në të cilin përfshiheshin edhe fshatrat si; Topanica, Kmetoci, Vërbica dhe Përlepnica). Emërimin e tij në pozitën e imamit e kishte përkrahur Mexhlisi i Ylemave të Shkupit dhe hoxhollarët tjerë të asaj kohe.

Që nga ajo kohë (1898/99), në atë xhami ishte ligjëruar në gjuhën shqipe, sepse Mulla Emin Shaqiri ishte njohës i mirë i Gjuhës Shqipe dhe i kishte zotëruar edhe gjuhët të tjera, si; Osmanishten, Arabishten, Persishten, dhe Serbishten. Mulla Emini ishte dalluar si komentues i mirë i "Kur'anit- Tefsirit" dhe kishte ligjëruar gjatë gjysmë shekulli në shumë xhami në trevat e; Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Bosnës e Hercegovinës, Sangjakut të Novi Pazarit, etj., ndërsa për çdo të shtunë kishte ligjëruar edhe në Xhaminë e madhe të Gjilanit.

Në vitin 1904, Mulla Emini kishte filluar të punonte si imam në Xhaminë e Përlepnicës, që ishte nën administrimin e Imamatit të Xhamisë së Dobërqanit.

Në vitin 1928 e kishte marrur një "Ixhazet", apo diplomë, me të cilën e kishte fituar kompetencën, apo licencën pēr të punuar si imam në Xhaminë e Përlepnicës e cila ishte në proces për t'u pavarësuar nga Imamati i Xhamisë së Dobërqanit. Nga kjo kohë iu kishte njohur e drejta për rregullimin e statusit të "Imamatit të përkohshëm" të Xhamisë së Përlepnicës nga Ulematë e Meshlisit të Bashkësisë Islame të Shkupit.

Mulla Emini ishte ndër imamët e parë shqiptarë në Anamoravë i cili e kishte mbajtur "hytben" në gjuhën shqipe. Ishte shpjegues, apo komentues i denjë i libirit të shenjët "Kur-ani-t", duke i cituar përmbajtjet (hadithet) e "Kur-ani-t" nga gjuha arabe në gjuhën shqipe me argumente bindëse. Gjë, që me urtësi i kishte sqaruar urdhërsat e "Kur-ani-t" të lavdishëm. Ai gjithnjë ishte përpjekur, që në mënyrë korrekte të ruaj kuptimin e porosive të Kur-anit. Në këtë mënyrë ishte dalluar nga imamët tjerë fetar, të cilët kishin qenë kundër përkthimit të përmbajtjeve (haditheve) të Kur-anit. Ai ishte intelektual i; devotshëm, i përgjegjshëm, i urtë i cili e kishte kuptuar heret në moshë, se ndikimi i tij në shoqëri mund të ndikonte në krijimin e jetës së mirë apo jo të mirë të popullatës. Andaj, ai kishte konsideruar se populli duhet të edukohej mirë, në mënyrë që normat fetare të mos bien ndesh me normat shoqërore (kombëtare). Në këtë mënyrë ishte bërë intelektual i përfillshëm nga popullata e Anamoravës. Kështu që, sa më shumë populli i kuptonte hadithet e Kur-anit, aq më shumë e sforconte bindjen fetare ndaj "Edukatës Islame". Pra, Mulla Emini ishte mjeshtër i komentimit (interpretimit) të dijes te popullata. Pasi që ishte shok i mirë i Mulla Adem Agushit i cili shërbente si imam në "Xhaminë e Madhe" në Gjilan, e kishte shfrytëzuar rastin që në këtë xhami të ligjëronte ditëve të shtunave (atë ditë në Gjilan ishte "ditë pazari" dhe fshatarët e shumë fshatrave për rreth, vinin në Gjilan për të bërë pazare, njëherit ata brenda ditës shkonin në "Xhaminë e madhe" edhe për të ndëgjuar "vajz" te Mulla Emin Shaqiri. Ata i pëlqenin mësimet e tij, të cilat i përcillnin te familjet e tyre, gjegjësisht në rrethin e tyre shoqëror, kur ktheheshin në shtëpitë e tyre. Mulla Emin Shaqiri ishte kritikues i fenomeneve (dukurive) negative në shoqëri, të cilat i aktualizonte duke iu dhënë zgjidhje përmes përdorimit të "haditheve" adekuate argumentuese. Ai ishte i përkushtuar në interpretimin e drejtë; të së drejtës, të vërtetës, të moralshmës, njerzores, të dobishmes, etj.

Ai kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me kolegët e vet, repektivisht imamët e përkatësisë së konfesionit islam të sektit sunni-t (të mehzebit hanefi) si dhe me klerikët bektashi.

Mulla Emin Shaqiri shquhej si njeri që kishte bartur një kulturë të veçantë arsimore nga paraardhësit e tij, kishte lexuar shumë literaturë fetare e laike, ishte i përkushtuar në interpretimin e mësimeve fetare, ishte njeri i urtë e i menqur, ishte racional e pragmatik, ishte adhurues i të vërtetës dhe i së drejtës, ishte bëmirës, human dhe solidar.

Pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga trojet tona, vendi ynë kishte mbetur nën pushtimin e Mbretërisë Serbe, e më vonë te Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, kështu që ai ishte detyruar doemos të kryente provimin e Gjuhës Serbo-Kroate dhe pasi që e kryen këtë provim, emërohet ofiqar në fshatrat ku shërbente edhe si imam (Topanicë, Kmetoc, Vërbicë dhe Përlepnicë).

Gjatë kësaj kohe ishte shquar si kundërshtar i madh i shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, duke zhvilluar fushatën kundër shpërnguljes me moton "Zoti nëse na don, ai është gjithkund dhe do të na shpëton, por nëse nuk na don, do të na dënon kudo që të jemi, andaj rrijmë këtu ...". Në këtë mënyrë kishte luajtur rol të rëndësishëm për parandalimin e shpërnguljes së bahkëfshatarëve të tij nga Përlepnica për në Turqi(1929).

Deri në vitin 1933 ishte i emruar imam në Imamatin e Dobërqanit, gjegjësisht imam për xhaminë e Përlepnicës me vendim të Ulemasë së Meshlisit të Shkupit Nr. i dekretit 3090/33 të datës 03.11.1933 e kishte përfituar të drejtën për pagesë si imam (titull i konfesionit islam), i paguar nga arka e Komunitetit Musliman. (Sipas Mr.Sc. Aliriza Selmani "Gjurmime historike per Gjilanin me rrethine & Drita e jetes, Gjilan, 2009, f. 111.", si dhe "Glasnik", godina V- 1-3, Mart 1954.

Në vitin 1933 ishte pavarësuar Imamati i Xhamisë së Përlepnicës nga Imamati i Xhamisë së Dobërqanit, gjë që në këtë vit (1933), ai e kishte vazhduar detyrën e Imamit të parë në Imamatin e Xhamisë së Përlepnicës.

Gjatë periudhës 1933/34 ishte angazhuar personalisht për rindërtimin e Xhamisë së Përlepnicës. Me përkrahjen e xhematit të Përlepnicës e kishin rindertuar Xhaminë e Përlepnicës dhe për së pari herë duke ia shtuar Minaren objektit të mëhershëm "Mesxhidit" (të cilën e kishin punuar mjeshtrit e Qyperlisë) dhe të Strugës.

Ne vitin 1938, ne kohen e "Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene", pushteti aktual i asaj kohe kishte organizuar ne Sarajeve “Kurorëzimin e Resit Fehim ef.Spaho te Bashkesise Islame te Mbreterise Jugosllave” ne menyre solemne (Mulla Emin Shaqiri ishte njëri nga trashëgimtarët e Demir Spahisë, që ishte i afërt nga gjaku me Reisin efendi Fehim Spaho nga Sarajeva).Solemniteti ishte organizuar ne Xhaminë Mbretërore ose Xhamine e Hynqarit (Careva Džamija është ndërtuar në vitin 1457. Ne kete ngjarje kishte marrur pjese edhe Mulla Emin Shaqiri i cili kishte mbajtur nje ligjërate në "Xhamine e Husrev Begut". Lidhur me këtë ligjeratë, kishte shkruar nje artikull hoxha Mulla Esati nga Novi Pazari e cila ishte botuar ne revisten "Glasnik".

Bazuar në Urdhëresën Nr.150 të datës 18.04.1943 të Kryesisë së Këshillit te Ulemave te Komunitetit Musliman në Tiranë, Zyra e Vakëfit të Komunitetit Musliman në Gjilan e cila iu kishte e përgjigjur "Urdhëresës" respektive, duke ia bashkangjitur Shkresën përcjellëse nr. 119 të datës 21.05.1943, përmes së cilës i kishte dhënë përgjegje në "Kërkesën" gjegjëse, ku këkroheshin "shenimet për imamët e xhematëve që paguheshin nga arka e Komunitetit mysliman" dhe "listën e imamëve që paguheshin nga populli". Ne kete liste gjendej edhe emri i Mulla Emin Shaqirit (Bazuar në listën, ne te cilen gjendej edhe emri i Mulla Emin Shaqirit në Rendin Nr. 2 si Imam në Dobërqan, Gjilan i emruar nga Ulematë e Meshlisit të Shkupit me Nr. të Dekretit 3090/3 të datës 03.11.1933).

Mulla Emin Shaqiri ishte kujdesur për mirëmbajtjen e urës, që e lidhte anën perëndimore të fshatit Përlepnicë me xhaminë e fshatit, respektivisht me anën lindore të fshatit. Vendësit e kishin emëruar atë urë "ura e Mulla Eminit".

Gjithashtu i kishte kushtuar vëmendje të veçantë ndërgjegjësimit të popullatës së Përlepnicës për ruajtjen e pastërtisë së lumit të Përlepnicës, në të cilin merrte "abdes" "xhemati" i Përlepnicës.

Rëndësi të veçantë i kishte kushtuar ruajtjes së raporteve të mira ndernjerezore në fshat. Derisa në fshatrat tjera të rrethinës së Gjilanit, ku kolegët e tij shërbenin si imam, keqësoheshin edhe raportet mbrenda familjeve të një gjaku, në Përlepnicë ishte kultivuar toleranca, mirëkuptimi, harmonia ndermjet banorëve të gjashtë fiseve e të banorëve tjerë që jetonin në Përlepnicë. Kështu që, mbrenda perudhës së shërbimit të tij si imam në Përlepnicë dhe pas vdekjes së tij, nuk mbahet mend të ketë ndodhë ndonjë vrasje, apo ngatërresë e rëndë në Përlepnicë.

Gjithashtu ai ishte adhurues i edukimit institucional dhe kishte kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të mejtepit, në të cilin zhvillohej mësimi fetar për djem dhe për vajza. Njëkohësisht e kishte përkrahur edhe shkollimin laik, duke i inkurajuar të rinjët që të shkollohen në shkollat laike. Ai i qëndronte besnik thënjes "më i mirë është një njeri i arsimuar, se një njeri i pa arsimuar, pavaresisht se ku arsimohet ai".

Mulla Emin Shaqiri kishte trashëguar nga prindërit, respektivisht nga gjyshërit e tij një fond të madh të librave fetare (rreth 1200 libra, të cilat para se të vdiste ia kishte dhuruar djalit të vet Mulla Shefketit i cili një sasi të madhe të këtyre librave i kishte sistemuar në mejtepin e Xhamisë në Përlepnicë, ndërsa një sasi të vogël e kishte vendosur në bibliotekën personale shtëpinë e vet, mirëpo fatëkeqësisht, që të dy objektet ishin djegur nga policia serbe në vitin 1999 gjatë Luftës në Kosovë).

Në fillim të vitit 1951, në "Komitetin Qendror të Serbisë" ishte mbajtur një mbledhje, në të cilën ishte konstatuar, se cilët nga "ulemate", apo intelektualet, janë “të rrezikshëm nëpër komunat e Kosovës dhe më gjërë”. Ata ishin udhezuar se si duhej te veprohej ndaj tyre, duke perdorur forma të ndryshme represive. - Në rend të parë, nga imamet kërkohej që të propagandonin “jetën e lehtë në Turqi’, ashtu që të nxitnin shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. - Ne rendin e dyte, kerkohej që “ulemate” fillimisht të komprometoheshin para popullit, duke i quajtur “imamët” si “državni imami”, apo imamet shtetëror, ashtu që populli të krijonte aversion ndaj tyre, ngase gjoja ”ata po i emëronte-shteti” për të punuar për te, dhe - Ne rendin e trete, kerkohej qe imamet me ndikim ne popull të likuidoheshin me procedurë të shkurtër.

Keshtu qe, ne vitin 1951 Mulla Emin Shaqiri ishte cilësuar si "ulema i rrezikshëm" nga UDB dhe gjendej ne "Listën e UDB për likuidim pa hamendje" në bazë të dokumentit sekret Numër 03/51 të "Rrrjetës së agjentëve të UDB". ("Plani per likuidimin e ulemave-intelektualeve shqiptarë", sipas Dr. Hakif bajrami).

Nga viti 1951 detyrën e imamit në Xhaminë e fshatit Përlepnicë e kishte ushtruar djali i tij Mulla Shefket (Emin) Shaqiri.

Mulla Emin Shaqiri ishte evidentuar se kishte sherbyer "Imam hatib" dhe "ofiqar" nga viti 1904 deri në vitin 1953 kur edhe pensionohet (Në vitin 1953 ishte pensionuar ne baze te Vendimit Nr. P-br. 137680/53 (Sipas Glasnik, Sarajeve, viti V- 1-3, Mars 1954).(te njejtat shenime kane te regjistruara ne doreshkriumin e tij "Permbledhje e Keshillave te gjumase "Nasiah").

Prej shënimeve të tij kishte mbetur doreshkrimi "Permbledhje e Keshillave te gjumase "Nasiah", si nje veper e tij në Gjuhën osmane me 106 tematika te trajtuara mbrenda 12 kapitujve (një kopje të së cilës e posedojnë familjarët e tij, ndërsa një kopja tjetër gjendet në Bibliotekën e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Por edhe pas pensionimit kishte vazhduar te mbante ligjërata fetare nëpër shumë xhami dhe oda private, ku tuboheshin njerëzit për të ndëgjuar ligjerata fetare në gjuhën shqipe (hytben) gjatë tërë jetës së tij, deri në vdekje.

Mulla Emin Shaqiri ka vdekur më 10.05.1965.

Nga viti 1951 deri në vitin 1996, detyrën e imamit në Xhaminë e fshatit Përlepnicë e kishte ushtruar djali i tij Mulla Shefket (Emin) Shaqiri.

Ndërsa nga 06.09.1996 deri në vitin 2016 detyrën e imamit të Xhamisë në fshatin Përlepnicë e kishte ushtruar Abdylhakim Shaqiri, nip i Mulla Eminit, i cili pasi që pensionohet, ia kishte dorëzuar detyrën e imamit Fidan Xhelilit nga Përlepnica.

Mulla Emin Shaqiri fillimisht ishte i martuar me Akile Halimin nga Pogragja, me të cilën i kishte këta fëmijë; Mulla Shefketin, Hyryshahen, Fatimen, Shefkijen, ndërsa pas sëmuarjes së saj martohet me gruan e dytë Emine Ismailin (Grainca), me të cilën i kishte këta fëmijë; Mësuesin Reshat, Fahrijen (kishte vdekur ne moshen 18 vjeçare), Bahrijen dhe Sadullahun.

P.S. Familja e Mulla Emin Shaqirit ka shërbyer imamllëk në Xhaminë e Përlepnicës pa ndërprerje 112 vite (që nga viti 1904 deri ne vitin 2016).

37.35.66.130 14 janar 2024 22:27 (CET)Reply

Rregullim

@Leutrim.P, kur të kesh kohë, shiko nëse mund ta rregullosh ca këtë artikullin. - Klein Muçi (diskutimet) 8 nëntor 2024 11:51 (CET)Reply

Return to "Mulla Emin Shaqiri" page.