Spile (e Saraqinishtës)

fshat të Shqipëri
(Përcjellë nga Spile (e Saraqinishtes))

Fshat në Juge të ShqipërisëLunxheri.

Trivia

Redakto
 
Manastiri i Shën Mërisë

Manastiri "Lindja e Shën Mërisë" në Spilë të fshatit të Saraqinishtes, në Lunxheri të Gjirokastrës, ka pasur një biblioteke shumë të rëndësishme me dorëshkrime të rëndësishme të vjetra. Një igumen i quajtur Dionisi i I-re është krijuesi i bibliotekës dhe mbledhësi i dorëshkrimeve. Atë e pasoi një murg tjetër që u kujdes për bibliotekën i quajtur Dionisi i II-te. Dionisi i I-re la kujtim për pasardhësit një ikone me fytyrën e tij, bëre nga një piktor që nuk ia dimë emrin si dhe një dorëshkrim të bëre me dorën e vet me një vajtim në gjuhen shqipe me shkronja greke.

Bëhet fjale për një dorëshkrim shqip në periudhën e Mesjetës, pak më përpara se libri i parë shqip i Gjon Buzukut. Në bibliotekën e manastirit të Shën Marisë ka qenë dhe një Tetraevangjel, domethënë katër ungjij po me pergamene.

Një hebre i quajtur Kohen me origjine nga Janina përmendet se ka shkuar ne shekullin e XIX në bibliotekën që ndodhej në fshatin Saraqinisht të Lunxherise në Shqipëri dhe ka kërkuar të kopjonte figurat ne miniature te një kodiku të lashte ungjillor në pergamene, por nuk e lanë te bënte këtë kopjim, ndonëse ai ofroi 100 napolona ar.

Kështu humbi mundësia që te ruhej e kopjuar diçka nga një prej dorëshkrimeve më të lashta që ka pasur në Shqipëri.