Spitali Amerikan
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Spitali Amerikan është një investim turko shqiptar, [1] i cili fillimisht u fokusua në kardiologji dhe kardiokirurgji me mjekë turkë nga Ankaraja dhe Stambolli, por edhe mjekë shqiptarë. Kompania drejtohet nga Klodian Allajbeu[2] dhe ka degë në Shqipëri dhe Kosovë[3].
Historia
RedaktoSpitali Amerikan u ndërtua nga një Fond për Europën Juglindore me investitorë nga Europa dhe SHBA. Fondi menaxhohet nga SEAF i cili synon kryesisht investimet në shëndetësi, telekomunikacion dhe shërbime financiare.[4]
Në ditët e para të vitit 2006, Ballkan Alliance, sot Spitali Amerikan, u hap spitali i parë privat në Shqipëri. Spitali Amerikan është një investim turko shqiptar, i cili fillimisht u fokusua në kardiologji dhe kardiokirurgji me mjekë turkë nga Ankaraja dhe Stambolli, por edhe mjekë shqiptarë.
Në nëntor 2007 spitali realizoi për herë të parë në vend transplantin e parë të një organi: atë të veshkave.[5]. Pas kësaj u ngrit qendra e parë private e dializës në Shqipëri me kapacitet prej 16 shtretërish. [nevojitet citimi] Në 2008 me investimin amerikan u ndryshua dhe emri nga Ballkan Alliance në American Hospital.[6] Me këtë investim u shtuan ambjentet e spitalit por edhe fushat e mjekësisë të cilat mbulonte si kardiologjia, kirurgjinë estetike, gastroenterologjia, otorinolaringologji,ortopedia, onkologji, okulistika dhe radiologjinë e avancuar.
Në këtë spital u realizua për herë të parë në Shqipëri koronarografia dhe revaskularizimi të arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit. Gjithashtu solli për herë të parë edhe studimin elektrofiziologjik dhe ablacionet në Shqipëri, të cilat u realizuan nga dhe mjekë specialistë kardiologë të këtij spitali.
Qendra e radiologjisë
RedaktoQendra e radiologjisë së avancuar, lehtëson diagnostikimin saktë dhe shpejtë atëherë kur metodat e tjera janë të pamjaftueshme. Skaneri me 64 detektorë është një hap përpara kundrejt metodave invazive të koronaroangiografisë dhe Rezonanca Magnetike 1,5 Tesla ofron metodat më të fundit [nevojitet citimi] në fushën e saj.
Qendra e okulistikës
RedaktoQendra e okulistikës i shërben pacientëve të të gjithë rajonit në kirurgjinë refraktare me laser, probleme të kataraktit, glaukomës, retinës etj.
Qendra e kardiologjisë
RedaktoQë në vitin e parë të aktivitetit të tij, laboratori i hemodinamikës ka realizuar mbi 1200 procedura koronografike dhe mbi 350 raste revaskularizimi. Një prej arritjeve[nevojitet citimi] të kardiologëve të këtij spitali ishte realizimi për herë të parë në Shqipëri i koronogradisë dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit e thënë ndryshe: jetë të shpëtuara falë transportit me helikopter dhe ambulancë dhe ndërhyrjes së shpejtë të stafit të kardiologëve të specializuar dhe kurajozë.
Nga defektet e lindura e problemet e sistemit valvular në kirurgjinë e aortës e bypasset, nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati tashmë është e operueshme pranë këtij spitali që ka kryer 680 ndërhyrje në zemër vetëm brenda vitit të fundit.
Qendra estetike
RedaktoGjithashtu, mjekët kirurgë pranë American Hospital, plotësojnë kërkesat e pacientëve shqiptarë, jo vetëm për problemet funksionale, por edhe ato estetike, duke bërë edhe kirurgjinë plastike pjesë të shërbimeve të këtij spitali.
Degët e spitalit
RedaktoMbi 250 mijë pacientë kanë marrë shërbime nga Spitali Amerikan që prej inagurimit të degës se parë të Spitalit Amerikan e deri më sot në një nga qendrat e specializuara. [nevojitet citimi] Spitali ka disa degë në lokacione të ndryshme si brenda dhe jashtë Shqipërisë si më poshtë:
- Spitali Amerikan 1, Tiranë, Themeluar 2007. Vendodhja në hartë 41°20′37″N 19°47′44″E / 41.34351°N 19.79565°E
- Qendra Mjekësore Amerikane, Fier, Themeluar 2009
- Qendra Mjekësore Amerikane, Durrës, Themeluar 2010
- Spitali Amerikan 2, Tiranë, Themeluar 2011
- Spitali Amerikan Prishtinë, Themeluar 2012. Vendodhja në hartë 42°38′33″N 21°09′29″E / 42.64254°N 21.15798°E
- Spitali Amerikan 3, Tiranë, themeluar 2016
Shërbimet mjekësore
Redakto- Kardiologji and Kardiokirurgji
- Kirurgji e Përgjithshme
- Kirurgji Rikonstruktive
- Kirurgji maksilofaciale
- Dializë
- ORL
- Ortopedi
- Neonatologji – Pediatri
- Nefrologji dhe Urologji
- Ophthalmologji – Transplant i Kornesë
- Gastroenterologji
- Oncologji
- Laborator
- Transplant i veshkës dhe mëlçisë
- Dermatologji
- Patologji
- Neurologji dheNeurokirurgji
- Hematologji
- Obstetrike – Gjinecologji
- IVF – Embriologji
- Reanimacion fëmijë/të rritur
- Pneumologji
- Alergologji
- Endokrinologji
- Reumatologji
- Fizioterapi
- Urgjencë dhe Trauma
- Radiologji e Avancuar
- Proktologji
- Kirurgji torakale
- Psikoterapi
Lidhje te jashtme
Redakto- Website zyrtar i spitalit Amerikan në Shqipëri https://al.spitaliamerikan.com/
- Website zyrtar i Spitalit Amerikan në Kosovë: http://ks.spitaliamerikan.com/
- Spitali Amerikan në Twitter
- Spitali Amerikan në Instagram
- Klodian Allajbeu, profili ne rrjetin LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/klodian-allajbeu-a5837ba4[lidhje e vdekur]
- Ministria e Shëndetësisë: http://shendetesia.gov.al/
Referime
Redakto- ^ https://www.monitor.al/100-milion-euro-per-spitale-private/
- ^ https://balkanweb.com/drejtori-i-spitalit-amerikan-per-die-welt-strategjia-jone-ne-te-ardhmen/
- ^ https://gjirafa.biz/spitali-amerikan-1
- ^ https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/
- ^ https://telegrafi.com/8-vjet-spitali-amerikan-rrugetimi-i-te-parit-institucion-privat-ne-trevat-shqiptare/
- ^ "http://www.smart-ks.com/shendeti/index.php/gjinekologjia-dhe-obstetrika". Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2019. Marrë më 13 gusht 2019.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|title=
|language=
(Ndihmë!)