Klodian Allajbeu
Klodian Allajbeu (lindur më 21 prill 1978) është bashkëthemeluesi i Spitalit Amerikan në Shqipëri dhe Kosovë, z. Allajbeu është drejtori ekzekutiv i grupit spitalor, që nga themelimi i tij në vitin 2006, sot numëron pesë ambjente në Shqipëri dhe dy në Kosovë.[1]
Klodian Allajbeu | |
---|---|
Lindi | 21 prill 1978 (46 vjeç) |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | Sipërmarrës |
Njohur për | Themelimin e Spitalit Amerikan |
Fëmijë | 3 |
Jeta e hershme
RedaktoKlodian Allajbeu u diplomua në vitin 2006 në Universitetin e Ankarasë për Kardiologji.[nevojitet citimi] Përgjatë viteve 2009 - 2012 ai ndoqi studimet master për Administrim Biznesi në Universitetin e Cardiff edhe aktualisht është kandidat për PhD[nevojitet citimi] në Universitetin e Tiranës.
Karriera
RedaktoKlodian Allajbeu është bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Spitalit Amerikan që prej vitit 2006, kur ky spital filloi aktivitetin e tij. Aktualisht, Spitali Amerikan numëron pesë ambjente në Shqipëri, konkretisht, tre spitale në Tiranë, një në Durrës dhe një në Fier, si edhe dy spitale në Kosovë.[2] Spitali Amerikan është çertifikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standartizim, me seli në Zvicër (ISO 9001:2008 dhe ISO 15186) për shërbimet dhe standartin me të cilin ato mundësohen.[nevojitet citimi] Në vitin 2018 Spitali Amerikan bleu dhe Spitalin Hygeia. Nje fakt interesant eshte qe nipi i Klodianit eshte njeriu i pare qe ka lindur te spitali amerikan.[3]
Vlerësime
RedaktoQë prej vitit 2008, Klodian Allajbeu është anëtar i Shoqatës Shkencore Albascience. Gjithashtu, prej vitit 2009, ai është anëtar i bordit drejtues të organizatës jo-qeveritare jo-fitimprurëse “Albania Children Foundation”. Për katër vite (2008-2012), ai ka qenë drejtues i filialit shqiptar të shoqatës për sipërmarrësit e rinj “YES”.[nevojitet citimi] Nga viti 2015, Allajbeu është president i Agjencisë Kombëtare të Anti-Dopingut.[nevojitet citimi] Gjithashtu mban po këtë rol në Federatën Shqiptare të Ekuestrianizmit, që nga 2014. Ai ka drejtuar dy edicionet e para të Kongresit Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor, projekt i organizuar nga Spitali Amerikan. Klodian Allajbeu është dekoruar me titullin “Qytetar Nderi i Beratit” në 2014, dorëzuar për ndihmën e dhënë në komunitet dhe aktivitetet filantropike.[4] Një vit më vonë, ai u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për “Kontribut të vlefshëm në zhvillimin e shëndetësisë shqiptare”.[5]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2019. Marrë më 20 gusht 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://al.spitaliamerikan.com/deget/
- ^ https://www.monitor.al/finalizohet-transaksioni-spitali-amerikan-blen-hygeia/
- ^ http://bashkiaberat.gov.al/njeriu-i-vitit-klodian-allajbeu/
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=8IjpOBmjx-4
Ndërlidhje të jashtme
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |