Square Enix
Square Enix (sqt Skuer-Eniks / 株式会社スクウェア・エニックス・ホールディングス Kabushiki-gaisha Sukuwea Enikkusu Hōrudingusu) është një kompani japoneze që meret me prodhimin e lojrave vizuale kompjuterike, prodhimin e software-ve, librave rreth programimit dhe revista. Me qendër në Tokio, Japoni, lojrat që Square Enix krijon dhe zhvillon janë zakonisht të dhojit RPG (lojë me role), ku më të shquarat janë seria e lojrave Final Fantasy dhe seria e lojrave Dragon Quest (e publikuar edhe si Dragon Warrior në vende të ndryshme). Square Enix është një firmë e formuar më 1 prill të 2003. Ajo do të ishte një bashkim i Enix dhe Square Co., Ltd (ose e njohur shkurt si Squaresoft). Shkrirja e këtyre kompanive do të krijonte një kompani më të fuqishme dhe lojra të reja shumë më cilësore do të zhvilloheshin.
Lloji | Public company |
---|---|
Industria | Video lojëra |
Themeluar në | 1 prill, 2003 |
Zyrat qendrore | Shibuya, Tokio, Japoni |
Njerëzit kyç | Yasuhiro Fukushima (Kryetar Nderi) Yōichi Wada (President dhe CEO, Square Enix & Taito) Keiji Honda (Zëvendëspresident Ekzekutiv) Phil Rogers (President dhe CEO, Square Enix Europe) John Yamamoto (President and CEO, Square Enix, Inc.) |
Prodhimi | Final Fantasy, Dragon Quest, Front Mision, Kingdom Hearts etj. |
Fitimet | ¥150 miliardë - $1.46 miliardë (2009) |
32.759.000.000 Jeni japonez (2020) | |
21.346.000.000 Jeni japonez (2020) | |
Total assets | 302.634.000.000 Jeni japonez (2020) |
Numri i punëtorëve | 2,952 (4 dhjetor, 2009)[3] |
Faqja e internetit | http://www.square-enix.com |
Për t’u theksuar është se pas bashkimit, Squaresoft do të humbte shumë. Ajo do të kishte vetëm 0.81 të aksioneve të kompanisë. Enix vetë do të kishte pjesën tjetër të aksioneve. Pavarsisht nga kjo, punonjësit dikur të Squaresoft do të përfshiheshin në vënde të rëndësishme pune në hirearkinë e Square Enix. Për shëmbull presidenti i mëparshme i Square, do të bëhej drejtori i kompanisë së re Square Enix.
Punime të Square Enix
RedaktoSquare Enix është një kompani që ka bërë një punë të gjerë që nga formimi i saj. Me shkrirjen e këtyre dy kompanive edhe të drejtat e lojrave që ishin prodhuar deri atëherë u bashkuan.
Lojëra
Redakto- Dragon Quest - nga Enix 1986
- Final Fantasy - nga Squaresoft 1987
- Itadaki Street - nga Enix 1988
- SaGa - nga Squaresoft 1989
- Seiken Densetsu - nga Square 1991
- Chrono Trigger - nga Squaresoft 1995
- Front Mission - nga Squaresoft 1995
- Star Ocean - nga Enix 1996
- Valkyrie Profile - nga Enix 2000
- Kingdom Hearts - nga Squaresoft në bashkëpunim me Disney 2002
- Drakengard - nga Square Enix 2003
- Radiata Stories - nga Square Enix 2005
- The World of Mana - nga Square Enix 2006
Filma
Redakto- Final Fantasy VII: Advent Children
- Final Fantasy: The Spirits Within
- Final Fantasy: Last Order
Manga
RedaktoKompania gjithashtu publikon edhe revista manga (eskluzive e Enix dhe nxirret në shitje vetëm në Japoni) e quajtur Gangan Comics. Në këtë revistë shfaqen zakonisht manga nga autorë të ndryshëm si edhe lojra të Square Enix të kthyera në manga.
- Monthly Shonen Gangan (antologji)
- Pani Poni
- Spiral
- Fullmetal Alchemist
- Dragon Quest (lojë vizuale e kthyer)
- Kingdom Hearts (lojë vizuale e kthyer)
- Star Ocean (lojë vizuale e kthyer)
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Faqja Zyrtare e Square Enix
- Historia e Enix dhe Square në sitin zyrtar Arkivuar 30 maj 2007 tek Wayback Machine
- Të ardhurat dhe detaje të tjerë rreth Square Enix