Final Fantasy (shq. Fantazia e Fundit - jap. ファイナルファンタジ, Hepburn: Fainaru Fantajī) është një seri e mirënjohur e lojërave RPG (lojë me role) të prodhuara dhe zhvilluara nga Square Co. Ltd (që më pas do të bëhej Square Enix). Lojërat serike të Final Fantasy janë konsideruar si lojërat që kanë më shumë famë në të gjithë globin, ku janë prodhuar shumë lojëra për konzola, për kompjutera dore si edhe ka një lojë online (loja online përfshin vetëm Final Fantasy XI si edhe të gjitha zhvillimet e saj), lojëra për telefona mobilë dhe ka tre filma anime si edhe dy filma në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Final Fantasy është publikimi më i gjatë serik i video-lojërave në botë. Me Final Fantasy I, saga e gjatë e këtij titulli do të fillonte. Deri tani titujt Final Fantasy kanë arritur deri në serinë e 13-të e lëshuar në 2010 (Evropë). Si seri antologjike, lojërat Final Fantasy nuk kanë asgjë të përbashkët përveç titullit të tyre. Historia, mënyra dhe elemente të lojës (ku të qenit RPG është e kuptueshme) nuk kanë fare lidhje me njëra tjetrën. Seritë ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra duke i dhënë çdo titulli origjinalitetin përkatës. Kjo bën që shumë adhurues të zgjedhin lojën favorite më me lehtësi. Nuk është e thënë që dikush që pëlqen një seri të FF, pëlqen të gjitha seritë.

Loja e parë e serive Final Fantasy I, është lëshuar për herë të parë në Japoni18 dhjetor 1987. Më pas me suksesin e saj, loja është tregtuar edhe në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi. Loja nuk do të shfaqej vetëm për një konzolë të caktuar. Ajo është prodhuar edhe për kompjuterat IBM PC compatible si edhe për modele të ndryshme celularësh. Square Enix ka deklaruar se në të ardhmen do të ketë instalime për konzolat e njohura si Nintendo Wii, Xbox 360 dhe PlayStation 3. Momentalisht PS3 dhe Xbox 360 kanë eskluzivën e dy lojrave të prodhuar nga Square Enix si Final Fantasy XIII dhe Final Fantasy Versus XIII, por një prodhim për dy konzolat e tjera nuk përjashtohet edhe pse këto janë thjeshtë hamëndje duke qenë se loja nuk ka dalur akoma në shitje.

Final Fantasy është seria e lojrave më të suksesshme të Square Enix. Ajo renditet e treta ndër lojërat më të shitura në të gjithë botën. Në pranverë të 2006-ës, Square Enix deklaroi se ata kanë shitur më shumë se 63 milion lojëra të serive Final Fantasy. Këtu përfshihen edhe riprodhimet dhe rinovimet e lojrave të vjetra, si edhe lojra me tituj të ngjashëm.

Lojërat Redakto

Final Fantasy XIIIFinal Fantasy XIIFinal Fantasy XIFinal Fantasy XFinal Fantasy IXFinal Fantasy VIIIFinal Fantasy VIIFinal Fantasy VIFinal Fantasy VFinal Fantasy IVFinal Fantasy IIIFinal Fantasy IIFinal Fantasy (video game)

Shiko edhe Redakto


Lidhje të jashtme Redakto