Final Fantasy XIII
Final Fantasy XIII (Fantazia e Fundit 13 -ファイナルファンタジーXIII Fainaru Fantajī Sātīn) është instalimi i 13 i lojërave seri Final Fantasy. Loja është prodhuar nga Square Enix, dhe ka dalë në shitje në tregun e territoreve NTSC (në Amerikën Veriore dhe territore të tjera që përdorin këtë sistem) dhe në territoret PAL (që përfshin Evropën dhe territore të tjera që përdorin këtë sistem) më 9 mars 2010.
Final Fantasy XIII | |
Titulli | Final Fantasy XIII
|
Titulli Alternativ | Fantazia e Fundit 13
|
Zhvilluesi | |
Publikuesi | |
Platforma / Konzola | |
Lloji i lojës | JRPG
|
Publikuar | |
Lojtarët | 1
|
Seritë |
Asocuar gjithashtu me:
|
Për moshën |
|
Formati | 1 disk Blue-ray Disk për PS3 / 4 DVD për XB
|
Ekrani | 720p
|
Kontrolli | 1 Joystick
|
Sistemi | PAL dhe NTSC
|
Loja doli në tregjet japoneze në vitin 2009 dhe do të jetë loja e parë e titujve Final Fantasy për konzolën PlayStation 3 si edhe titulli i parë Final Fantasy për Xbox 360. Në tregjet japoneze loja kushton rreth 70 dollarë dhe Square Enix shpreson të shesë rreth 5 600 000 kopje në të gjithë botën duke ndihmuar kështu të ndihmojë në rimëkëmbjen e konzolës PlayStation 3 [1]. Çmimi në ShBA është rreth 60 dollarë (në disa raste 59.99) [12] ndërsa në Evropë çmimi varjon nga njëri vend në tjetrin. Megjithatë Square Enix, vendosi të publikonte lojën edhe për Xbox 360.
Loja doli pas lojës tjetër të prodhuar po nga Square Enix, Star Ocean. Kjo u cilësua si loja e nëntëmbëdhjetë më e mirë nga PC World duke përmendur se para se Square Enix të fut të gjitha shpresat me titullin Final Fantasy XIII, kjo kompani ka ende gjasa edhe me Star Ocean: The Last Hope. [ref. 16] Në një nga bloget zyrtare të Eurogamer, artikulli kritikonte rëndë versionin për XBox 360 dhe lavdëronte versionin PS 3 duke u shprehur se të dy versionet janë të pakrahasueshme. [8]
Loja
RedaktoNdryshe nga titujt e tjerë, lojtarët që komandohen nuk kanë një sistem të mirëfilltë niveli. Nivelimi menaxhohet nëpërmjet një sistemi të ri të quajtur Crystarium, një zinxhir i mirë organizuar që lejon lojtarin të fitojë magji, HP, ose të përmirësojë armën momentale.
Lojtari komandon vetëm një personazh ndërsa personazhet e tjerë i caktohen komanda nëpërmjet slote-ve të shumta (krahasuar edhe me Gambit të Final Fantasy XII). Ky sistem është quajtur Paradigm Shift (The).
Personazhet mund të zgjedhin një nga gjashtë klasat dhe të zhvillohen sipas asaj klase. Personazhet i përgjigjen një klase të caktuar në mënyrë të ndryshme dhe të pavarur. Ato janë:
- Komando – luftëtar me qëllimin e vetëm sulmin e vazhdueshëm për të marrë sa më shumë Hit Point.
- Ravager – përdorues i shpejtë magjish ofensive (të njohura edhe si Black Mege ose Red Mage në titujt e mëparshëm).
- Sabotator – shkakton statuse të ndryshme si Poison, Regen etj.
- Synergist – ndihmon në ngritjen e statusit të anëtarëve të skuadrës si për shembull Atc. Up. ose Def. Dwn.
- Sentinel (Roja) – tërheq të gjitha sulmet mbi vete dhe ka një mbrojtje të mirë.
- Medic (Shërues) – magji me veti shëruese si për shembull Cure, Curaga. Në titujt e tjerë kjo klasë njihet edhe si White Mage. [14]
Beteja zhvillohet në një skenë tjetër nga harta e qyteteve ndryshe nga seria paraardhëse ku beteja zhvillohej në çast. Mbas betejave lojtarët rikthehen në gjendjen normale të tyre (HP rigjenerohet dhe statuset e këqija eliminohen automatikisht). Lojtari ka pak mundësi të mënjanojë armiqtë që zhvilluesit e lojës i hedhin përpara. [2] Sipas një deklarate në Twitter të arkitektit të sistemit të betejës së lojës, Yoshinori Kitase i ishte ankuar atij se betejat ishin shumë të vështira për tu përfunduar me sukses.
Lojtari mund të thërrasë në ndihmë të tij gjatë betejës, Elidon-ët (ekuivalenti i GF nga Final Fantasy VIII, Elidon-ëve në Final Fantasy IX, Aeon-ve në Final Fantasy X etj). Ndër më të njohurit prej tyre janë Shiva, Odin, Bahamut, Aleksandër etj. Një lojtar mund të thërrasë vetëm një të tillë. Zakonisht Elidon-ët kanë dy forma të ndryshme në këtë titull të trembëdhjetë. Ashtu si edhe në Final Fantasy XII, lojtari mbetet i veçuar nga skuadra vetëm me Elidonin që ka thirrur kundra armiqve.
Historia
RedaktoParapamje
RedaktoHistoria e Final Fantasy XIII, përfshin një histori shumë lineare dhe të drejtpërdrejtë. Qyteti utopik Cocoon (Kokun) edhe pse shumë i pasur, drejtohet nga despotë. Kokon qëndron pezull në ajër dhe distancohet nga pjesa tjetër e botës e quajtur Pulse, një botë e cila frikëson shumicën e banorëve të Cocoon. Personat të cilët bien në kontakt me botën e Pulse, internohen jashtë Cocoon. Ekziston gjithashtu edhe frika dhe gjurmimi ndaj personave të ashtu njohur si l’Cie. L’Cie konsiderohen si persona të rrezikshëm për sigurinë e të gjithëve. Ata përndiqen dhe trajtohen jo si qenie njerëzore, nga Sanctum, organizata teokratike që drejton Cocoon. Më shumë për historinë paraqitet edhe në Final Fantasy XIII: Episode Zero. Në të shpjegohen ngjarjet pararendëse që ndodhin në universin e titullit të trembëdhjetë. [6] Epizode Zero është publikuar në gjuhën japoneze por është përkthyer nga amatorë të shumtë. [7]
Fal’Cie dhe l’Cie
RedaktoFal’Cie janë krijesa hyjnore që mbizotërojnë në universin e Final Fantasy XIII, ku ndër më të njohurit Anima dhe Orphan (krijuesi i Cocoon). Fal’Cie përzgjedhin persona të thjeshtë duke i dhënë emërimin l’Cie për të zbatuar objektiva të ndryshëm. Çdo i zgjedhur ka një fokus të caktuar që duhet ta plotësojë. Si pasojë e mosplotësimit, l’Cie që ka kundërshtuar shëndrrohet në një bishë të rrezikshme pa ndërgjegje, por shpërblimi për përmbushjen e objektivit nuk është më i mirë. Me realizimin e fokusit (objektivit) l’Cie shndërrohet në kristal të përhershëm. Qëllimi i Sarës është të dërgojë sa më shumë persona në shpellën e Anima, e cila kërkon rekrutë për qëllimet e saj kundra Cocoon.
Ngjarjet
RedaktoNgjarjet zhvillohen kryesisht në Cocoon me disa kalime të ndryshme në botën e Pulse. Personazhi kryesor, Lightning kryeson skuadrën e vetë-formuar prej saj NORA kundra Sanctum. Dikur si pjesë e armatës së Sanctum, Lightning doli kundra metodave brutale që ata përdornin kundra atyre që kishin rënë në kontakt me botën e Pulse dhe l’Cie-ve. Motra e saj Sara zgjidhet nga Anima për të tërhequr njerëz të tjerë në kurthin e saj. Si një l’Cie ajo përndiqet nga PSICOM. Sara arrin ta përmbushë qëllimin e saj dhe të gjithë personazhet (me përjashtim të Vanilës) kthehen në l’Cie nga Anima për të përmbushur qëllimin e saj, shkatërrimin e Cocoon. Sara sa kaq transformohet në një kristal. Gjatë lojës ajo shfaqet në kujtimet e lojtarëve të tjerë.
Personazhet
RedaktoLoja paraqet një kast të gjerë personazhesh të luajtshëm, antagonistësh dhe personazhe mbështetës të ideuar dhe dizenjuar nga Tetsuja Nomura. Më poshtë paraqitet përshkrimi zyrtar i personazheve nga vetë Square Enix. Shënime të tjera janë bërë në bazë përshkrimit dhe vlerësimeve nga site të ndryshme.
Kryesorët
Redakto- Lightning (Claire Farron) (Vetëtima) – Lightning është personazhi kryesor i Final Fantasy XIII. Ajo preferon të qëndrojë vetëm zakonisht dhe tregon shumë pak për veten e saj; madje edhe emri i saj është një mister. Të gjithë e njohin atë si “Vetëtima.”
- • Më vonë, në filmimin zyrtar të lëshuar nga Square Enix, shpjegohet se ajo e ka ndryshuar vetë emrin e saj, me shpresën që të ndryshonte edhe vetë, por pa sukses.
- • Presupozohet se mbiemri i saj është Farron.
- • Presupozohet nga siti “Eyes on Final Fantasy” (një sit amator) se dizanji i saj është marrë nga modeli i Cloud Strife nga Final Fantasy VII. [9]
- Snou Villers – Si person i pamposhtur, Snou është i pari që i del rrezikut përpara duke përdorur asgjë tjetër përveç se fizikut të tij të fuqishëm si armë. Snou e lejon veten të kapet lehtë nga emocionet, duke pasur prirje të flasë gjithmonë në mënyrë të vrazhdë dhe veprimet e tij janë gjithashtu të rrëmbyeshme. Megjithatë, ai fiton simpatinë e të tjerëve në saj të natyrës së tij optimiste dhe karakterit të tij të hapur.
- • Në Final Fantasy XIII ai është i fejuari i Sarës.
- Oerba Dia Vanille – Vanila është vajzë e re me sjellje fëminore me një sjellje te gëzueshme shumicën e kohës. Personaliteti i saj i shkëlqyer nuk le të kuptohet fare sekreti i errët që jeton me të.
- • Sipas GameSpot, Vanila ishte karakteri më acaruese e të gjithë kastit të lojës: “Ju do të takoni shumë personazhë në botën e Final Fantasy XIII dhe fatkeqësisht edhe Vanilën.”
- • IGN goditi kryesisht këtë personazh: “Do të jetë bezdia e atyre që nuk janë mësuar me këtë lloj personazhi femëror.”
- Sazh Katzroy – Sazh është një tip miqësor dhe i gëzueshëm. Ai udhëton gjithmonë me miqtë e tij: një zogth Chocobo-je dhe dy pistoletat e tij. I pëlqejnë shumë shakatë, por gjithmonë i shikon gjërat në një këndvështrim të matur. Ngjarje të pa varura prej tij e kanë detyruar atë të kalojë në rrugën e Lightning, Snou, Vanillës dhe të tjerëve, por qëllimi i tij e detyron atë për të vazhduar atë shteg me qëllimin shpëtimin e djalit të tij që është një l’Cie.
- Hope Estheim – Hope (me kuptimin e “shpresës”) e kaloi rininë e tij në qetësi duke shijuar të mirat e Cocoon. Jeta e tij ndryshon krejt papritur duke u shkatërruar tërësisht nga Mësymja e Sanctum (organizata teokratike që drejton Cocoon).
- Oerba Yun Fang – Yun është një grua e mistershme që bashkëpunon me armatën e Sanctum pavarësisht se është edhe vetë një l’Cie. Ajo ka një personalitet solid dhe një mendje të kthjellët dhe nuk e shqetësojnë shumë hollësirat. Ajo ka arsyen e saj për të bashkëpunuar edhe me Sanctum edhe me grupin e Lightning, arsye të cilat tregohen gjatë lojës në vazhdim.
Të tjerë
Redakto- Serah Farron (Sara Farron) – Sara është motra e vogël e Lightining dhe e fejuara e Snou. Duke u shqetësuar gjithnjë për motrën e saj më të madhe, ajo është e fortë në vetvete, gjë që e lejon atë të marrë vendime të rëndësishme për veten pa qenë e varur nga motra e saj.
- • Sara nuk është një personazh i luajtshëm në Final Fantasy XIII.
- • Ajo kristalizohet në fillimet e lojës dhe del në skenë shpesh në kujtimet e personazheve të ndryshëm.
- Maqui – Një djalë që iu bashkua njësisë NORA në saj të admirimit që kishte për Snou. Maqui ka probleme në kontrollin e nervave. Fluturimi nuk është pika e tij më e fortë.
- Gadot – ka qenë shoku më i afërt i Snou që nga fëmijëria. Pa ndrojtje dhe frikë, ai është i pari që hidhet drejt e në vijën e parë të betejës.
- Lebreau – Ashtu si edhe Gadot, ajo është njohur me Snou që fëmi. Edhe pse ngjan e ftohtë në pamje të parë, ajo kujdeset për të tjerët dhe ka një zemër të butë.
- Kapiteni Rygdea – Rygdea është një oficer në “Kalorësinë” e Cid Raines. Pamje e tij prej të fortit është jo karakteristike për një ushtarak, megjithatë brenda tij ka një zemër që nuk i nënshtrohet asnjë autoriteti. Ai është dora e djathtë e Cidit dhe gjithashtu merr përsipër një sër misionesh.
Antagonistët
Redakto- Cid Raines – Gjenerali i Parë i Flotës Ajrore të Sanctum (njohur edhe si “kalorësia”). Edhe pse ai ka kompetencë në një hapësirë të gjerë, Cid ka fituar një reputacion si “i pari në vendin e ngjarjes.”
- • Cid është një emër që shfaqet në të gjithë lojërat e titullit Final Fantasy.
- Yaag Rosch (Jag Rosh) – Është drejtuesi i divizionit elitar PSICOM. Në mënyrë që të sigurojë paqe në Cocoon, ai gjurmon këmba këmbës Lightning dhe të gjithë ata / ato që janë bërë l’Cie. Sidoqoftë, është pikërisht ndjenja e tij e fortë e drejtësisë që e bën atë të fillojë të dyshojë ndaj politikave të padiskutueshme të Sanctum në lidhje me Spastrimin e l’Cie.
- Jihl Nabaat – Një oficere në rangjet elitare të divizionit ushtarak të Sanctus PSICOM. Mbrapa fytyrës së saj të bukur fshihet një karakter i pamëshirshëm dhe vrastar. L’Cie nuk janë njerëz në sytë e saj, dhe ajo beson se Spastrimi është i justifikuar në se Cocoon-it i kursehet shkatërrimi në fund.
- Galenth Dysley – Futyra e vërtetë e Sanctum dhe autoriteti më i lartë qeveritar në Cocoon. Ai qëndron përpara miliona qytetarë të Cocoon duke u kujdesur për punës e shtetit.
Zërat (dubluesit)
RedaktoPersonazhi | Origjinali (seiyū) | Dubluesit Anglisht |
---|---|---|
Lightning | Maaya Sakamoto | Ali Hillis |
Snou Villiers | Daisuke Ono | Troy Baker |
Oerba Dia Vanille | Yukari Fukui | Georgia van Cuylenburg |
Sazh Katzroy | Masashi Ebara | Reno Wilson |
Hope Estheim | Yūki Kaji | Vincent Martella |
Oerba Yun Fang | Mabuki Andou | Rachel Robinson |
Serah Farron | Minako Kotobuki | Laura Bailey |
Yuj | Wataru Hatano | Jeff Fischer |
Gadot | Biichi Satō | Zack Hanks |
Lebreau | Yū Asakawa | Anndi McAfee |
Maqui | Makoto Naruse | |
Nora Estheim | Komina Matsuhita | Mary Elizabeth McGlynn |
Bartholomew Estheim | Masaki Aizawa | Andre Sogliuzzo |
Dajh Katzroy | Shōtarō Uzawa | |
Yaag Rosch | Hiroki Tōchi | Jon Curry |
Jihl Nabaat | Mie Sonozaki | Paula Tiso |
Rygdea | Yasuyuki Kase | Josh Robert Thompson |
Cid Raines | Yūichi Nakamura | Erik Davies |
Galenth Dysley | Masaru Shinozuka | S. Scott Bullock |
Orphan | Hiro Shimono | Michael Sinterniklaas |
Ndryshimet / Ngjashmëritë e Versioneve
RedaktoXbox 360
Redakto- Tre DVD standarde 4.7 GB
- Nuk ka nevojë për instalim; mund të luhet direkt nga disqet por edhe mund të instalohet edhe pse sipas Matt Peckham nga PC World, instalimi nuk ka shumë avantazhe.
- Rezolucioni 576p [3]
- Është përdorur Warmity për t’i dhënë efekt skenave të ndryshme. GameSpot dhe IGN shprehën se ky nuk është ndonjë ndryshim i madh.
- Kolona sonore nuk ndryshon nga versioni tjetër.
- Nuk ka material ekstra për këtë konzolë. [13]
- Çmimi 60 $
- Ka opsione për ta marrë lojën së bashku me një Xbox me çmim të konsiderueshëm.
PS 3
Redakto- Një disk Blue-ray Disk 30 GB
- Nuk ka nevojë për instalim; luhet direkt nga disku.
- Rezolucioni 720p [14] ose më shumë.
- Sekuencat filmike janë më të qarta dhe kanë shumë detaje. Eurogamer (blog) dhe GameSpy këshilluan versionin për PS 3. Kuotë nga Eurogamer: " - Versioni PS 3 është padyshim më superior." [3]
- Kolona sonore nuk ndryshon nga versioni tjetër.
- Nuk ka material ekstra për këtë konzolë. [13]
- Çmimi 60 $
- Nuk ka promocione me aq sa dihet që nga dalja e lojës.
Muzika
RedaktoZakonisht kolona sonore e titujve Final Fantasy përbëhet nga pjesë muzikore të ndryshme simfonike. Zyrtarisht janë hedhur në shitje katër disqe muzikore. Kënga bazë është "My Hands" nga Leona Lewis (marrë nga albumi i saj Echo). Në versionin origjinal kënga kryesore është kënduar nga Sayuri Sugawara me titull "Kimi ga Iru kara."
Albumet kanë tituj të ndryshëm si "Prelude to Final Fantasy XIII" nga CD 1, "Blinded By Light" nga CD 2, "Can't Catch A Break" nga CD 3 dhe "Fang's Theme" nga CD 4. Kompozitorët që ndihmuan në realizimin e muzikës janë emra të asocuar prej kohësh me Square Enix si Masashi Hamauzu, Yoshihisa Hirano, etj. [ref. 17]
Vlerësimet / Kritika
RedaktoLoja mori përgjithësisht kritika pozitive. Loja u godit zakonisht në linearitetin e saj dhe mos dhënies shumë liri lojtarit për të menaxhuar historinë. Skenat e shumta që ndërpresin luftimet në të dendur u kritikuan gjithashtu.
- GameSpot – 8.5/10
“Loja më e bukur Final Fantasy deri tani, megjithatë ajo akoma është një sagë inperfekte por mbresëlënëse që do të godasë zemrën tuaj.”
Pjesa e mirë:
• Lojë me një diversitet dhe kast të shkëlqyer. • Në një botë e mrekullueshme origjinale, e shoqëruar bukur me një histori të rrjedhshme. • Sistemi argëtues i luftimit do t’iu mbajë në ankth gjatë të gjithë kohës.
Pjesa e keqe:
• Një eksplorim shumë, shumë linear dhe i tillë është edhe zhvillimi i personazheve. • Vanila do iu ngrejë nervat gjatë të gjithë rrugës. [2]
- Eurogamer – 8/10
Sipas Eurogamer, kthimi mbrapa në sistemin e angazhimit në luftime me armiqtë ishte një hap konservator i mbrapshtë i JRPG nga Final Fantasy XII.
- Edge ishte kritiku më i rreptë që e vlerësoi lojën me 5/10. [14]
- 1UP.com: A-
- Famitsu – 9.25/10
- GameSpy – 4.5/5
- IGN – 8.9/10
- • Prezantimi 9.5
- • Grafika 9.0
- • Zëri 9.0
- • Mënyra e lojës 8.5
- • Kohëzgjatja 8.5 – rreth 60 orë. Loja nuk përmban asnjë mini-game por paraqiten një sër misionesh shtesë si kompensim.
Të gjitha sekuencat filmike janë modifikuar për tu përshtatur me gjuhën angleze si për shembull lëvizja e buzëve, ndryshe nga titujt e tjerë Final Fantasy ku sekuencat thjeshtë dubloheshin me kujdes. Ambientet rrethuese janë mbresëlënëse. [11]
- GamesRadar: 10/10
- Game Trailers: 8.6/10
- Play Magazine: 7.9/10
- VideoGamer.com: 7/10
- X-Play: 4/5
- Giant Bomb: 3/5
"E tej zgjatur dhe shumë determinuese (lineare) për të mirën e vet lojës... sidoqoftë Final Fantasy XIII prap dhuron një aventurë të mahnitshme." [ref. 18]
- GameRankings – 82.92% për PS 3 / 79.14 për Xbox
- Metacritic 83/100 për PS 3 / 83/100 për Xbox
Referimet
Redakto- Ref. 1: Artikulli nga www.pcworld.al/ Referime: PC World Albania: Artikulli Final Fantasy XIII debuton në Japoni nga Çelik Nimani marrë më 18/12/2009.
- Ref. 2: GameSpot: http://www.gamespot.com/ps3/rpg/finalfantasy13/review.html?tag=topslot;thumb;1
- Ref. 3: Artikujt në sitin Eurogamer www.eurogamer.net
- Ref. 4: Giantbomb Final Fantasy XIII në Giant Bomb. Informacione të përgjithshme mbi lojën në formatin wiki.
- Ref. 5: https://web.archive.org/web/20100331130411/http://finalfantasy-xiii.net/2009/09/28/final-fantasy-xiii-episode-zero-promise-encounter-released.html
- Ref. 6: http://www.square-enix.co.jp/fabula/ff13/
- Ref. 7: Përkthimi – Final Fantasy XIII: Episode Zero
http://dilly-shilly.blogspot.com/
- Ref. 8: Eurogamer – Xbox 360 vs. PS 3. Face-Off: Final Fantasy XIII, 5 mars, 2010.
http://www.eurogamer.net/articles/digitalfoundry-final-fantasy-xiii-face-off
- Ref. 9: Eyes on Final Fantasy https://web.archive.org/web/20100314124234/http://www.eyesonff.com/ff13/characters.php
- Ref. 10: Final Fantasy XIII në 1UP.com - Rishikimi[lidhje e vdekur]
- Ref. 11: IGN http://ps3.ign.com/articles/107/1075772p2.html Arkivuar 12 mars 2010 tek Wayback Machine
- Ref. 12: PC World.com; rishikuesi (kritiku) i GameSpy Matt Peckham
http://www.pcworld.com/article/190985/the_final_fantasy_xiii_buyers_guide.html Arkivuar 11 mars 2010 tek Wayback Machine Krejtësisht lineare dhe mungesa e qyteteve.
- Ref. 13. http://www.pcworld.com/article/191060/about_final_fantasy_xiiis_linearity_issue.html Arkivuar 12 mars 2010 tek Wayback Machine
Jo materiale shtesë pasi është 100% e plotë. http://www.pcworld.com/article/189550/no_final_fantasy_xiii_dlc_because_its_already_100_massive.html Arkivuar 24 mars 2010 tek Wayback Machine
- Ref. 14: Edge; 5 mars, 2010 http://www.edge-online.com/magazine/review-final-fantasy-xiii?page=0,0
Characters can be one of six classes: a Commando, damage-dealing; a Ravager, quickfire user of offensive magic; a Saboteur, inflicting status…
- Ref. 15: Siti zyrtar i Play Station http://blog.eu.playstation.com/2010/02/12/final-fantasy-xiii-your-questions-answered/
- Ref. 16: Artikulli nga www.pcworld.al/ PC World Albania: Artikulli: Lojërat më të mira të vitit nga Çelik Nimani, më 2009-12-26
- Ref. 17: Muzika e FF XIII "Final Fantasy XIII Hits North America" në kotaku.com
- Ref. 18: Kritika FF XIII në GiantBomb.com
Shiko edhe
Redakto