Final Fantasy: The Spirits Within

film

Final Fantasy: The Spirits Within është një film i bërë me punim kompjuterik, drejtuar nga regjizori Hironobo Sakaguchi, që është njëkohësisht edhe krijuesi i lojrave seri të famëshme RPG, Final Fantasy. I lëshuar në Sh.B.A13 korrik 2001, ky film është transmetuar edhe në shqipëri më 31 dhjetor 2001 nga kanale të ndryshme televizive shiptare, edhe pse kjo datë nuk është zyrtare, pasi filmi është shfaqur në mënyrë jo ligjore.

Kapaku i filmit Final Fantasy: The Spirits Within.

Historia fillon me rrëfimin Dr. Aki Rose, se si toka një ditë do të gjëndej e mbushur me përbindësha që do të shkatarronin një pjesë të madhe të civilizimit dhe do të shkaktonin gjithashtu humbje të mëdha në njerëz. Përbindshat misteriozë të quajtur “fantom” në film, erdhën në planetin tokë së bashku me një meteroid. Që nga ajo ditë njerzit nuk mund të dilnin të qetë rrugëve dhe zonave të ndryshme. Njerëzia, gjithmonë në rrezik, jeton në qytetete të mbrojtura me barrierë energjije që nuk mund të kalohet nga fantom-at. Dr. Aki Rose, Doktor Sid dhe Gray Edwards marrin përsipër detyrën për të shpëtuar njerzimin nga përbindshat dhe botën e Gaia-s nga shkatarrimi. Historia shtjellohet në përpjekjen e Akit për gjetjen e shtatë shpirtrave të mbetur në tokë, pasi mendohet se ata mund të shpëtojnë botën. Gjithashtu ata do të përballohen me gjeneralin Hein, i cili rrezikon pa dashur, të shkatarrojë planetin tokë me anë të Zeusit (një armë vdekjeprurëse kjo në hapsirë).

Filmi nuk ka pasur ndonjë ngjashmëri të madhe me nëntë seritë Final Fantasy të prodhuara deri atëherë. Megjithatë ai ka përdorur shumë elementë si nga Final Fantasy VI, Final Fantasy VII dhe Final Fantasy VIII. Një shëmbull i thjeshtë është spjegimi i ardhjes së përbindëshave në tokë nga hapsira (një ide kjo e shfaqur në FF VIII). Koncepti i shpirtit të tokës Gaia, gjithashtu ka ngjashmëri me elementët e përdorur në FF VII (përshëmbull Livestream mund të krahasohet me Gaia-n). Ndërsa nga FF VI, është marrur elementi i përzirjes së teknologjisë moderne me mitologjinë dhe besimet të ndryshme rreth spiritualizmit e të tjerë (për shëmbull Magi Tek përdorur si ide në FF VI). Mbase për këtë arsye, filmi mori vëmendjen e shumë adhuruesve të këtyre serive.

Pavarsisht se filmi u prit mirë nga kritikët si një film i krijuar me kompjuter (duke marrur parasysh që ishte filmi i parë i këtij lloji) dhe fushatën madhore publicitare të Sonit, filmi rezultoi një dështim total në anën financiare. Me një shpenzim total prej 167 000 000 dollarësh, filmi arriti të fitojë vetëm 32 000 000 dollarë në Sh.B.A dhe 55 000 000 dollarë në vëndet e tjera. Kjo rezultoi me falimentimin plotë të Square Pictures (që kishte lidhje të drejtëpërdrejtë me Squaresoft, që më pas do të bëhej Square Enix).

Rreth Filmit

Redakto

Filmi është drejtuar nga Hironobu Sakaguchi, me skenar të Al Reinert dhe Jeff Vintar, prodhuar nga Chris Lee. Si dublues të aktorëve fiktiv, kanë marrë pjesë aktorë deri diku të njohur si Ming-Na (dubluesja e Akit), Alec Baldwith, Ving Rhames e të tjerë. Muzika e filmit është kompozuar kryesisht nga Elliot Goldenthal.

Filmi u shpërnda nga Columbia Pictures dhe u shfaq premier në Sh.B.A më 13 korrik 2001 (shfaqur më vonë në Shqipëri në mënyrë jo zyrtare më 31 dhjetor 2001). Me një kohë zgjatje prej 106 minutash, versioni DVD përfshin edhe shtesa të tjera që nuk mund të gjehen në publikimet e tjera të filmit. Gjuha origjinale është anglishtja dhe për filmin është shpenzuar në total 137 000 000 dollarë.

Dubluesit

Redakto
  • Aki Ross - Ming-Na
  • Dr. Cid - Donald Sutherland
  • Gray Edwards - Alec Baldwin
  • Ryan Whittaker - Ving Rhames
  • Jane Proudfoot - Peri Gilpin
  • Neil Fleming - Steve Buscemi
  • Gjenerali Hein - James Woods

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto