Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar
Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, shkurt SHN (ang. International Space Station, shkurt ISS) është një stacion orbital në ndërtim e sipër, që shërben si laborator i shumanshëm hapësinor. Ky strehim banohet vazhdimisht që nga 2 nëntori i vitit 2000 nga të paktën dy astronautë. Që nga kjo datë ekipazhi është zëvendësuar shumë herë, me një ndërkohë gjashtëmujore. Stacioni është një projekt i përbashkët i disa vendeve me agjencitë e tyre hapësinore, SHBA-të me AKAH-in, Rusisë me AHFR-në, Evropës me AHE-në, Japonisë me AHJ-në dhe Kanadasë me AHK-në. Vende të tjera si Brazili, Italia dhe Kina punojnë poashtu me SHN-në nëpërmjet bashkëveprimit me vendet e tjera.
Stacioni hapësinor gjendet në një orbitë përreth Tokës në një lartësi prej rreth 350 km, në atë që përkufizohet zakonisht Orbita e Ulët Tokësore (Low Earth Orbit) dhe mund të shihet edhe me sy të zhveshur nga Toka. Lartësia e orbitës mund të luhasë në disa kilometra sipas rezistencës atmosferike. Stacioni «udhëton» me një shpejtësi mesatare prej 27,744 km/orë, duke përshkuar 15.7 orbita në ditë. Orbita përshkohet nga stacioni në rreth 92 minuta. Më 2 nëntor 2007 stacioni hapësinor ka kryer mëse 40113 orbita.
Stacioni furnizohet kryesisht nga anija hapësinore amerikane Spejs Shatëll, anija hapësinore ruse Sojuz dhe kapsula hapësinore ruse Progres, e së shpejti nga Mjeti transportues i automatizuar, që është në fazën eksperimentale. Në këtë çast stacioni ka një aftësi strehuese për një ekipazh prej tre vetash.
Ndërtimi i SHN-së filloi në vitin 1998, kur një modul rus dhe amerikan u lidhën sëbashku.
Stacioni është vizituar nga astronautë prej 14 vendeve të botës, si edhe ishte vendmbërritja e pesë turistëve të parë hapësinorë.
Historia
RedaktoKy stacion ka ndodhur nga bashkpunimi disa agjensive hapsinore.