Stacioni hekurudhor i Kamalapurit
Stacioni hekurudhor i Kamalapurit, zyrtarisht Stacioni hekurudhor i Dhakës, është stacioni hekurudhor qëndror në Kamalapur të Dhakës, kryeqytetit të Bangladeshit. Është stacioni më i madh dhe më i ngarkuar i vendit që vepron si portë e kryeqytetit të vendit. Ai u hap më 1 maj 1968.[1][2][3][4]
Stacioni hekurudhor i Kamalapurit | |
---|---|
ঢাকা রেলওয়ে স্টেশন | |
Emra alternativ | Stacioni hekurudhor i Dhakës |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksional |
Tipi | Stacion hekurudhor |
Stili arkitektural | Neo-Islamik |
Vendndodhja | Rruga e jashtme qarkore, Kamalapur, Motixhhil Thana, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°43′55″N 90°25′35″E / 23.732017°N 90.426268°E |
Lartësia | 12 m (39 ft) |
Hapja | 1 maj 1968 |
Inauguruar | 27 prill 1968 |
Kosto | 135 milionë rupi pakistaneze |
Pronar | Hekurudhat e Bangladeshit |
Lartësia | 12 m (39 ft) |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | Daniel Dunham, Robert Boughey |
Architecture firm | Louis Berger Group |
U ndërtua gjatë periudhës pakistaneze, por linja e tij hekurudhore u ndërtua gjatë Periudhës Britanike. Pas krijimit të Pakistanit, në Kamalapur u ndërtua një tjetër stacion hekurudhor pasi stacioni i vjetër hekurudhor në Dhaka ishte i papërshtatshëm dhe një pjesë e linjës ekzistuese ishte zhvendosur nga pozicioni i mëparshëm. I ndërtuar në vitin 1968, ky stacion hekurudhor qe dëshmitar i masakrës që u zhvillua gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit në vitin 1971.
Pas pavarësisë, aty u vendos depoja e parë e kontejnerëve në vend. Pas saj u bënë mjaft propozime dhe vendime për të zhvendosur dhe shkatërruar ndërtesën e stacionit por për shkak të kundërshtimeve nga autoritetet dhe intelektualët kjo nuk u bë. Tashmë përreth stacionit është në ndërtim një qendër multimodale transporti, që pritet të përfundohet në vitin 2030.
Ky stacion ka shumë probleme. Mes tyre janë të njerëzit e pastrehë, lartësia e platformave, pasiguria, veprimtaritë kriminale, refuzimi i pasagjerëve për të përdorur mbikalimet, problemi i bartësve hekurudhorë dhe padisponueshmëria e informacionit. Ky stacion qëndror hekurudhor i vendit ka 8 platforma. Përveç kësaj, në stacion ndodhen shërbime të ndryshme si spitali, xhamia dhe stacioni policor.
Historia
RedaktoPeriudha para-pavarësisë
RedaktoParaardhësi
RedaktoNë vitin 1885, kur Bangladeshi ishte nën sundimin e Raxhit Britanik, "Dacca State railëay" ndërtoi linjën Narajanganxh–Bahadurabad Ghat dhe e hapi për shërbimin e trenave nga Qyteti i vjetër i Dhakës deri në Narajanganxh. Në vitin 1895,[5] Stacioni hekurudhor i Dakës (i njohur edhe si stacioni hekurudhor i Fulbarias) u ndërtua bashkë me shërbime të tjera.[6] Ai u vendos në anën jugore të qytetit kryesor të atëhershëm të Dhakës. Në të njëjtin vit, u vendosën lidhjet hekurudhore nga Dhaka në Narajanganxh dhe nga Dhaka në Majmensingh. Pas ndarjes së Indisë dhe krijimit të Pakistanit në vitin 1947, Dhaka u bë qyteti kryesor dhe kryeqyteti i Bengalit Lindor (më vonë Pakistani Lindor). Në atë kohë, linja hekurudhore shkonte drejtpërdrejtë nga stacioni hekurudhor i Texhgaonit në Fulbaria.[7]
Ndërtimi
RedaktoStatusi urban i Dhakës u rrit në fillim të shekullit të XX së bashku me ekonominë, veçanërisht pas vitit 1947. Linjat ekzistuese hekurudhore u shtrinë në drejtim verior duke u degëzuar në Dhakën e vjetër dhe atë të re. Këto linja hekurudhore kryqëzoheshin me rrugë në pika të ndryshme, duke e bllokuar qarkullimin e trafikut rrugor veri-jug. Gjithashtu stcioni i vjetër i Dakës së vjetër në anën veriore të qytetit ishte i paplotë, duke konsistuar në një platformë, një oborr të vogël dhe një strehë lokomotive. Duke e zhvendosur stacionin në një zonë më pak të ngarkuar, pritet të lehtësoi qarkullimin e mjeteve veri-jug dhe gjithashtu të afroi qytetin e vjetër dhe të ri të Dhakës. Në vitin 1948, ekspertët sugjeronin zhvendosjen e stacionit në Kamalapur. Në vitin 1952, u bë një plan për zhvendosjen e stacionit hekurudhor jashtë zonës së qytetit. Gjithashtu u planifikua të ndërtohej një linjë e re hekurudhore nga Texhgaoni për në Gandaria. Megjithatë, për shkak të mungesës së fondeve plani nuk u ekzekutua në atë kohë. Pas 10 viteve sugjerim më 20 dhjetor 1958, qeveria provinciale Pakistanit Lindor vendosi ta ndërtoi stacionin e ri hekurudhor në Kamalapur me afat deri në vitin 1964. Buxheti fillestar për ndërtimin ishte 45.6 milionë rupi ($800,000 dollarë amerikanë) nga i cili qeveria provinciale supozohej të mundësonte rreth 60%.[8] Përpara ndërtimit të stacionit, në vendin e ndërtimit ndodhej një fushë moçalore.[3] Qeveria e nisi ndërtimin në vitin 1960. Nga Texhgaoni, linja hekurudhore u zhvendos për në Khilgaon dhe pastaj për në Kamalapur. Elementet operacionale dhe logjistike të stacionit të vjetër hekurudhor të Dakës u zhvendosën në stacionin e ri hekurudhor në vitin 1965.[9] Stacioni u përurua nga guvernatori i Pakistanit Lindor Abdul Monem Khani më 27 prill 1968. Në ceremonin përuruese ishte i pranishëm edhe presidenti i Pakistanit, Ajub Khani.[4] Kostoja e ndërtimit ishte 135 milionë rupi ($2.4 milionë dollarë amerikanë).[10] Një vit pas saj, selia e shërbimit postar hekurudhor të provincës u vendos aty.[11]
Periudha pas pavarësisë
RedaktoZhvillime të fundit
RedaktoMë 11 prill 1987, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh pavarësi të Bangladeshit, në stacionin hekurudhor u hap depoja e parë e kontejnerëve në Bangladesh.[2] Në vitin 2005, firma konsultuese amerikane, Louis Berger Group, përgatiti një plan strategjik transporti (strategic transport plan, STP) për Dhakën.[12] STP sugjeronte zhvendosjen e stacionit qëndror hekurudhor në Tongi, por komiteti drejtues, i përbërë nga Bordi i Koordinimit të Transportit të Dhakës, e refuzoi sugjerimin.[13] Në vitet 2010, qeveria propozoi ta zhvendoste stacionin hekurudhor në distriktin e Gazipurit, por ministria e hekurudhave e kundërshtoi propozimin duke konsideruar papërshtatshmërinë për banorët e qytetit.[14] Ndërtesa e stacionit pësoi rinovime katër herë midis viteve 2013 dhe 2023.[15]
Nën projektin ndërtimor të linjës Dhaka–Xhesore, që filloi në vitin 2016, u vendos për të rinovuar gjashtë stacione hekurudhore, duke përfshirë edhe stacionin hekurudhor të Kamalapurit.[16] Në vitin 2020, një takim qeveritar i zhivlluar në Hekurudhën Bhaban në Dhaka informoi se si pjesë e punimeve të rinovimit, në stacion do të ndërtoheshin tre linja hekurudhore dyshe dhe një platformë e re për linjën e gjerë hekurudhore.[17]
Seksioni ekzistues Dhaka–Narajanganxh i linjës Narajanganxh–Bahadurabad Ghat është shpallur i mbyllur nga 4 dhjetori 2022 për rindërtimin e kalimit nga distanca një metër e binarëve në distancën e dyfishtë[18] dhe projektin e lidhjes hekurudhore të Urës së Padmës. Shpallja çoi në pezullimin e shërbimit të trenave nga Kamalapuri për në stacionin hekurudhor të Narajanganxhit, duke shkaktuar vështirësi për udhëtarët e shpeshtë që udhëtonin me tren për të kursyer para.[19] Nurul Islam Suxhon, ministri i hekurudhave të vendit, kishte shpallur më 14 janar 2023 se seksioni do të hapej për qarkullimin e trenave në mars. Por kjo nuk u realizua pasi dy projektet nuk ishin përfuduar.[20] Më 25 korrik 2023, ministri i hekurudhave shpalli se seksioni Dhaka–Narajanganxh do të rihapej në 1 gusht gusht.[21] Në ditën e fundit të premtuar, shërbimi i trenit nga Kamalapuri për në Narajanganxh rifilloi.[22]
Pandemia COVID-19
RedaktoGjatë Pandemisë së COVID-19 në 2020, shërbimi i trenave në stacionin hekurudhor të Kamalapurit u pushua dhe hyrja në stacion u mbyll.[23] Megjithëse stacioni i Kamalapurit u rihap në qershor, autoriteti nuk planifikoi trena shtesë për pasagjerët me rastin e Kurban Bajramin.[24] Pas përfundimit të izolimit në vitin 2021, qeveria mundësoi shitjen online të biletave, duke i lënë klasat e ulëta të privuara nga përdorimi i stacioni. Nga ana tjetër, ata nuk mund të lëviznin të ulur në çatinë e trenit pasi nuk lejoheshin të hynin në stacion pa një biletë.[25] Pas fazës së dytë të izolimit, stacioni i Kamalapurit u hap dhe komunikimi hekurudhor rifilloi.[26] Në fillim të vitit 2022, kufizime të reja u vendosën mbi stacionin hekurudhor si pasojë e variantit omikron të SARS-CoV-2, dhe shitja e biletave u përgjysmua.[27] Ai u përball me një katastrofë për shkak të tejmbushjes me pasagjerë për shkak të ndalimit të përdorimit të motoçikletave në autostrada dhe jashtë distriktit nga qeveria përreth bajramit të të njëjtit vit.[28] Si pasojë, orari i trenave të tij u prish.[29]
Qendra Multimodale e transportit
RedaktoNë vitin 2018, një projekt investimi i përbashkët publik–privat (PPP) me firmën "Kaxhima" u miratua të krijonte një qendër multimodale përreth stacionit hekurudhor të aeroportit të Dhakës dhe stacionit hekurudhor të Texhgaonit bashkë me stacionin hekurudhor të Kamalapurit. Kjo infrastrukturë do të ndërtohej përreth stacionit hekurudhor të Kamalapurit; nuk do të kishte ndërtesa shumë-katëshe rezidenciale, hotele, qendra tregtare, metro dhe pasarela.[30] Në vitin 2019, autoriteti hekurudhor i Bangladeshit kundërshtoi ndërtimin e një qendre multimodale përballë ndërtesës së stacionit.[31] Në vitin 2020, Hekurudha e Bangladeshit dhe "Dhaka Mass Transit Company Limited" vendosën ta lidhin stacionin hekurudhor të Kamalapurit me linjën 6 të MRT të Linjës së Metrosë së Dhakës. Por stacioni i tanishëm nuk mund të përputhet me itinerarin e propozuar të Linjës 6 të MRT, kështu që u vendos të shkatërrohej stacioni i Kamalapurit dhe të ndërtohej një i ri 130 metra në veri.[32] Arkitektë dhe individë të ndryshëm të vendit e kundërshtuan këtë vendim.[33] Në 30 janar 2021, zyra e kryeministrisë dha lejen për shkatërrimin e stacionit hekurudhor, por në shkurt, ministri i hekurudhave e tërhoqi vendimin e tij për shkatërrimin e stacionit të Kamalapurit. Megjithatë, autoriteti i lidhur tha se stacioni hekurudhor mund të zhvendoset në të ardhmen e afërt nëse kërkohet.[34][35] Në vend të prishjes së stacionit, planet e qeverisë për ndërtimin e një kompleksi stacionor për metronë, ekspresin e ngritur dhe tranzitin e shpejtë të autobuzave nën zonën e stacionit hekurudhor si pjesë e qendrës multimodale që është programuar për tu përfunduar në vitin 2030.[1]
Arkitektura
RedaktoArkitektët e stacionit hekurudhor të Kamalapurit ishin dy amerikanë: Daniel Dunham dhe Bob Buie. Të dy erdhën në fillim në Pakistanin Lindor si arkitektë me Louis Berger Group.[32] Procesi i projektimit filloi nën drejtimin e Daniel Dunham, i ndjekur nga Robert Boughey.[36]
Projekti i Dunham & Buie-s përfshinte krijimin e një strukture të gjerë që do të ishte e përshtatshme për klimën e rajonit, një sfidë për ta. Për këtë ata dizenjuan një strukturë betoni të çatisë së ndërtesës së stacionit që ishte e pazakontë, struktura kishte një çati çadër-dielli. Çatia mbulonte një rresht të strukturave të ndërlidhura me drejtim poshtë. Profili i terminalit, një organizim ritmik i lartë dhe harqeve guacka evokon përfytyrimin tipik të një klime tropikale, me një ombrellë që mundëson mbrojtjen nga shirat e musoneve. Dizajni i stacionit përfshin hapsira të ndryshme funksionale si biletarinë e stacionit, zyrat administrative, zonat e qëndrimit të pasagjerëve dhe zonat e pritjes nën një çati të integruar mbuluese.[4]
E gjithë struktura përbëhet nga 36 sheshe. Ajo ka një tërësi prej kolonash. Sipër saj qëndron një çati me 36 kupola të gjata betoni. Secila kolonë, 59 ft (18 m) e lartë, zgjat katër degëzime së lartmi dhe mban çatinë. Stacioni shtrihet mbi një sipërfaqe prej 156 acres (63 ha). Ai ka 11 kontrolle biletash dhe mjaft zona qëndrimi për pasagjerët.[32]
Në hyrje të stacionit hekurudhor, në vitin 1999 u ndërtua një monument i quajtur "surjaketan" në kujtim të të gjithë zyrtarëve dhe punonjësve të hekurudhës që ranë dëshmorë në Luftën e Çlirimtare të vitit 1971.[37]
Shërbimet e stacionit
RedaktoNë këtë stacion ndodhen tetë platforma 918.4 metra të gjata,[38] të numëruara 1-8 nga veri-perëndimi në jug-lindje (nga e majta në të djathtë kur shihet nga hyrja e pasagjerëve):
- Platformat 1-7 përgjithësisht përdoren për udhëtarë, hekurudhën ndërqytetëse dhe shërbimet e largësisë së madhe.[39]
- Platforma suburbane përgjithësisht përdoret për shërbime periferike në linjën Narajanganxh–Bahadurabad Ghat drejt Narajanganxhit.[39]
Stacioni hekurudhor i Kamalapurit ka një oborr të depos së kontejnerëve të Dhakës të zotëruar nga autoriteti i Portit të Çitagongut. Saif Power Tech Limited u caktua si operatori i tij në vitin 2015.[40] Ai u ndërtua në një sipërfaqe prej 32 acres (13 ha) afër terminalit.[41] Ai mund të mbaj 10 % të 70 % të kontejnerëve të Portit të Çitagongut, d.m.th. 90,000 TEUS.[42]
Spitali i përgjithshëm i hekurudhës në Kamalapur u ndërtua në vitin 1986 në 4.3 acres (17,000 m2). Spitali u ndërtua për të ofruar shërbim mjekësor për zyrtarët dhe punonjësit e Hekurudhës së Bangladeshit. Në vitin 2013, spitali u planifikua për tu menaxhuar në partneritet publik privat[43] dhe dy vjet më vonë, shërbimet e tij u hapën për të gjithë, me 100 shtretër.[44] Numri i tanishëm i shtretërve të tij është 40.[45]
Në stacion ndodhet një xhami për tu përdorur nga pasagjerët e njohur si "Xhamia Qëndrore Xhame e stacionit hekurudhor të Dhakës". Gjatë muajit të ramazanit shpërndahet ushqim falas gjatë iftarit për ata që vijnë për tu lutur në xhami.[46]
Policia hekurudhore mban një stacion policor në Kamalapur, me një ekip ruajtjeje. Në stacion, janë arrestuar të pandehur të ndryshëm. Stacioni policor u modernizua dhe rinovua në vitin 2021. Pas rinovimit, aty janë vendosur një bibliotekë dhe shërbimi i ujit të pijshëm për të ndaluarit dhe policët.[47]
Pasagjerët
RedaktoSipas vitit 2022, të paktën 115,000 pasagjerë në ditë udhëtuan me tren duke përdorur stacionin hekurudhor të Kamalapurit.[1] Stacioni hekurudhor zakonisht është i tejmbushur me njerëz që kthehen në shtëpi me tren me rastin e festave të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit çdo vit. Megjithatë, pati një përjashtim gjatë vitit të pandemisë COVID-19.[48]
Problemet
RedaktoSipas statistikave të vitit 2014, numri i njerëzve të pastrehë në Dhaka është të paktën 7000. Shumë prej tyre jetojnë në stacionin hekurudhor të Kamalapurit, për shkak të mungesës së mjeteve. Sot është një nga strehët e personave të pastrehë në qytet.[49] Kjo ndërtesë e paruajtur e stacionit hekurudhor targetohet nga veprimtaritë kriminale të keqbërësve. Sipas informacionit të degës së hetuesisë, kriminelë të ndryshëm presin të kryejnë keqbërje në këtë terminal hekurudhor dhe kështu stacioni është i rrezikshëm për pasagjerët. Sipas të dhënave të policisë hekurudhore, në vitin 2021 në terminal janë arrestuar 86 keqbërës.[50] Ky është gjithashtu një vend i sigurt për shpërndarësit e drogës.[51] Në vitin 2022, Newsbangla24.com raportoi se në terminal kishte mungesë sigurie në terminal dhe mungesa e personelit të policisë mund të shihet pas mbrëmjes. Reporteri pa disa njerëz që merrnin drogë në publik dhe i intervistoi një bartës që tregoi se policët largohen pas orës 12:00 të natës. Nga ana tjetër, autoriteti i policisë hekurudhore fajësoi mungesën e personelit për pasigurinë në stacion.[52]
Lartësia e platformave në stacionin hekurudhor të Kamalapurit është disporporcion me lartësinë e trenave.[53] Pasi të gjithë trenat në Pakistanin Lindor kishin shina një metroshe kur u ndërtua stacioni hekurudhor, platformat u projektuan për trenat me shina një metroshe. Si pasojë, pasagjerët përballen me probleme në hipjen në shinat e gjera dhe trenat demo nga platformat.[54] Në vitin 2021, stacioni u rinovuan për të ngritur disa nga platformat për të adresuar çështjen. Por pas rinovimit të tij me koston e 27 milionë taka bangladeshase, çështja u ngrit rreth punimeve të ndërtimin nën standard mbi ato platforma.[39] Megjithëse pasarelat e këmbësore ofrohen në çdo platformë për lëvizjen mes platformave të stacionit, shumë pasagjerë ecin mbi shina pa i përdorur ato për të kursyer kohë dhe autoriteti i stacionit nuk mer ndonjë masë për ti parandaluar dhe shkurajuar ata.[55]
Shumica e ekraneve dhe tabelave të orareve në stacion janë jo funksionale dhe pasagjerët nuk marrin informacion të saktë për trenat nga qendra informuese e policisë në stacion.[56] Pasagjerët përballen me problemin e mungesës së menaxherit të stacionit për të marrë informacione të ndryshme në stacion.[57] Mikrofoni për të shpallur orarin e trenave në terminal nuk mund të dëgjohet qartë, duke shkaktuar konfuzion.[58] Sipas vitit 2021, numri i bartësve hekurudhorë që punonin në këtë stacion ishte 210. Për të punuar si bartës hekurudhor, kërkohet leje nga autoriteti i stacionit hekurudhor. Një reporter nga Jago News 24 raportoi se paguhen rryshfete për të punuar aty si bartës. Përveç kësaj, thuhet se autoriteti nuk mer asnjë masë ose ndihmë për të zgjidhur problemet e bartësve.[59] Pasagjerët dëshmojnë se bartësit marrin më shumë se sa është caktuar çmimi nga qeveria për bartjen.[60]
Aksidente dhe incidente
RedaktoNë vitin 1971, Ushtria e Pakistanit e sulmoi stacionin hekurudhor të Kamalapurit menjëherë pas fillimit të Operacionit "searchlight". Ata vranë njerëzit në trena që mbërrinin në stacion dhe i dogjën trenat. Gjithashtu çdo person në ndërtesën e stacionit u vra. Rreth 30 të punësuar që punonin në stacionin hekurudhor vdiqën në këtë masakër.[37]
Në 22 qershor 2009, sinjali i pasaktë shkaktoi përplasjen mes Mahanagar Probhatit dhe Isa Khan express. Ai shkaktoi 1 të vdekur dhe 40 të tjerë të plagosur.[61]
Në 29 dhjetor 2014, stacioni i Kamalapurit u përfshi në një aksident kur një tren u përplas me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e 6 vetave.[62]
Në 12 gusht 2017, rreth bajramit, 18 veta të akuzuar për krime të ndryshme u arrestuan në stacionin hekurudhor gjatë operacionit të policisë së stacionit të hekurdhor.[63]
Në janar 2019, në dhomën e kontrollit të stacionit shpërtheu një zjarr, duke prishur orarin e trenave. Në 23 maj të të njëjtit vit, në dhomën e drejtuesit të stacionit shpërtheu një zjarr, por u shua me përdorimin e fikëseve të zjarrit.[64]
Në 19 gusht 2019, një vajzë u përdhunua dhe u vra në një kompartament të braktisur të stacionit.[65]
Në 23 dhjetor 2021, një person u shtyp nën një tren dhe vdiq për shkak të një aksidenti në platformën e dytë të terminalit.[66]
Në 9 janar 2022, një sinjalizues e stacionit hekurudhor u pre dhe vdiqë nga një tren që po vinte, ndërsa po lidhte ngarkesat e trenit.[67] Në 23 prill të të njëjtit vit, gjatë një konference për shtyp të organizuar nga stacioni hekurudhor i Kamalapurit, u vodhën sendet e menaxherit të stacionit. Më vonë gjatë hetimit në 18 maj, policia hetuese i gjeti sendet e vjedhura bashkë me hajdutët.[68]
Në 7 maj, një kontejner kargo mori zjarr në stacion, që u vu nën kontroll nga tre njësi të shërbimit zjarrfikës.[69]
Në 7 tetor, një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçe, u përdhunua në një tren në platformën e parë të stacionit. Incidenti përfshiu 6 veta që punonin si pastrues në terminalin hekurudhor.[70]
Më 20 tetor 2022, Batalioni i Veprimit të Shpejt arrestuan një grup të tregtarëve në të zezë të biletave të stacionit hekurudhor të Kamalapurit, të cilët që nga viti 2015 blenin bileta të stacionit nga të tjerët dhe i shisnin me çmime më të larta, duke krijuar mungesa të biletave.[71]
Më 29 dhjetor 2022, gjatë protestave anti-qeveritare në vend, një rojë sigurie i hekurudhës u vra nga shpërthimi i një bombe në platformën e tij.[72]
Gjatë Fitër Bajramit në 2023, u ndalua të hyje në stacion dhe të udhëtoje në çatinë e trenit pa blerë paraprakisht një biletë onlajn.[73] Si pasojë e këtij vendimi, biletat u shitën me shpejtësi, kështu që u bë e vështirë për njerëzit që të vinin në sheshin e stacionit e të blinin bileta para bajramit.[74] Kështu kontrolluesit e biletave ishin të tejmbushur me njerëz që prisnin për biletat.[75]
Trashëgimia
RedaktoStacioni hekurudhor i Kamalapurit është shfaqur shpesh në filma dhe mjete të tjera të kulturës popullore në vend. Stacioni është përdorur në filma dhe prodhime televizive të shumtë të Bangladeshit përgjatë viteve. Filmat dhe programet televizive që janë filmuar në stacion përfshijnë:
Svata,[76]
Fereshte,[77] dhe Istition.[78]
Dizajni origjinal i Stacionit hekurudhor Bangabandhu Hi-Tech City, i vendosur në Bangabandhu Hi-Tech City afër Dhakës është dizenjuar si ky stacion.[79] Stacioni hekurudhor i Sylhetit, një tjetër stacion hekurudhor në rajonin veri-lindor të vendit, e ka strukturën si stacioni qëndror.[80]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c Zafar Ahmed (30 nëntor 2022). "'All roads lead to Kamalapur': how the Dhaka area is set to be transformed into a multimodal transport hub". Bdnews24.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2022. Marrë më 8 dhjetor 2022.
- ^ a b Quazi Abul Fida (2012). "Railway". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2024.
- ^ a b "কমলাপুর রেলস্টেশন ভাঙার সিদ্ধান্ত" [Vendimi për të prishur stacionin hekurudhor të Kamalapurit]. Manab Zamin (në bengalisht). 31 janar 2021. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2022. Marrë më 19 dhjetor 2022.
- ^ a b c Adnan Zillur Morshed (24 korrik 2017). "A quiet masterpiece that serves as Dhaka's gateway". The Daily Star (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2020.
- ^ Abdul Jabbar Khan (23 prill 2022). "ফুলবাড়িয়া রেল কাউন্টার সরব ৫৪ বছর পর". Newsbangla24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2022. Marrë më 7 nëntor 2022.
- ^ Tareq Aziz (1 korrik 2022). "ফুলবাড়িয়া রেলস্টেশনের হুইলার, ঢাকার এক বিস্মৃত বইয়ের দোকান". Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2022. Marrë më 18 nëntor 2022.
- ^ Shariful Hasan (23 shtator 2016). "ফুলবাড়িয়া স্টেশন নেই, আছে শুধুই স্মৃতি". Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2022. Marrë më 2 nëntor 2020.
- ^ M. A. Ghafur (1 maj 1968). "A decade of progress: Expansion And Development of P.E. Railway". Pakistan Observer (në anglisht). fq. 13.
- ^ Delvar Hasan (2016). "কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশন" [Stacioni hekurudhor i Kamalapurit]. përmbledhur nga Sharif Uddin Ahmed (red.). Encyclopedia of Dhaka (në bengalisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 86–87. ISBN 978-984512019-7.
- ^ "কমলাপুরে নয়া রেল স্টেশন উদ্বোধন" [Përurohet stacioni i ri hekurudhor në Kamalapur]. The Azad (në bengalisht). 28 prill 1968. fq. 1.
- ^ Ishtiaque Ahmed Khan (2012). "Postal Communication". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 12 shtator 2024.
- ^ Shamim Rahman (23 dhjetor 2022). "পুরোটাই উড়ালপথে নির্মাণ ভারতের 'মেট্রো ম্যান' শ্রীধরনের পরামর্শে". Bonik Barta (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2022. Marrë më 26 dhjetor 2022.
- ^ Mustafizur Rahman (2009). "Growing Pains". Daily Star Forum (në anglisht). Vëll. 3 no. 9. The Daily Star.
- ^ Anvar Hosain (7 shkurt 2021). "কোন পথে রেলওয়ে-২: ব্যবসার স্বার্থে ভাঙা পড়বে কমলাপুর স্টেশন" [Cila është e ardhmja e hekurudhës-2: stacioni i Kamalapurit do të shkatërrohet për hir të biznesit]. Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
- ^ Shipon Habib (29 mars 2023). "ট্রেনযাত্রীরা দুর্নীতির কাছে বড় অসহায়" [Trenat e pasagjerëve janë shumë të prekshëm nga korrupsioni]. Jugantor (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2023. Marrë më 1 prill 2023.
- ^ Mafizul Sadik (24 qershor 2022). "পদ্মা সেতু হয়ে ট্রেন যাবে ২০২৩ সালের জুনে" [Në qershor 2023 trenat do të kalojnë nëpërmjet Urës së Padmas]. Jago News 24 (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2023. Marrë më 1 prill 2023.
- ^ "কমলাপুর মাল্টিমোডাল হাব নিয়ে জটিলতায় রেলওয়ে" [Hekurudhat në telashe me qendrën multimodale të Kamalapurit]. Sharebiz.net (në bengalisht). 4 maj 2020. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2023. Marrë më 1 prill 2023.
- ^ "৪ ডিসেম্বর থেকে বন্ধ থাকবে ঢাকা-নারায়ণগঞ্জ ট্রেন" [Treni Dhaka–Narajanganxh do të mbyllet nga 4 dhjetori]. Bdnews24.com (në bengalisht). 30 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2022. Marrë më 1 prill 2023.
- ^ Sourav Hosain Siam (4 dhjetor 2022). "ঢাকা-নারায়ণগঞ্জ রুটে ট্রেন চলাচল বন্ধ, যাত্রী ভোগান্তি" [Itinerari i lëvizjes me tren Dhaka-Narajanganxh ndalet, pasagjerët vuajnë]. The Daily Star (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2022. Marrë më 1 prill 2023.
- ^ Sharif Sumon (7 mars 2023). "ঢাকা-নারায়ণগঞ্জ রুটে তিন মাস ধরে বন্ধ ট্রেন চলাচল" [Lëvizja me tren në itinerarin Dhaka–Narajanganxh ndalet për tre muaj]. Alokito Bangladesh (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2023. Marrë më 1 prill 2023.
- ^ "১ আগস্ট চালু হচ্ছে ঢাকা-নারায়ণগঞ্জ ট্রেন: রেলমন্ত্রী" [Treni Dhaka-Narajanganxh do të nis në 1 gusht: ministri i hekurudhave]. Daily Naya Diganta (në bengalisht). 25 korrik 2023. Marrë më 25 korrik 2023.
- ^ "পুরাতন লাইনেই ফের চালু ঢাকা-নারায়ণগঞ্জ ট্রেন" [Treni Dhaka-Narajanganxh po kalon prapë në linjën e vjetër hekurudhore]. Banglanews24.com (në bengalisht). 1 gusht 2023. Marrë më 1 gusht 2023.
- ^ "জনশূন্য কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশন: ছিন্নমূল শিশুদের খাওয়াচ্ছে স্থানীয়রা" [Zbarzet stacioni hekurudhor i Kamalapurit: Banorët duke ushqyer fëmijët jetimë]. Kaler Kantho (në bengalisht). 29 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ "করোনায় ঈদে রেল স্টেশনে ভিন্ন চিত্র" [Një panoramë e ndryshme në stacionin hekurudhor me rastin e bajramit në korona]. Bangla Tribune (në bengalisht). 30 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ Rajib Ahammad (15 korrik 2021). "ঈদযাত্রা কমলাপুর: ইন্টারনেট নেই যার ট্রেনে চড়া হচ্ছে না তার" [Udhëtimi i bajramit në Kamalapur: Nuk ka internet për ata që nuk janë të hipur në tren]. Samakal (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ Aminur Rahman Hridoy (11 gusht 2021). "সরব স্টেশন থেকে যাত্রা শুরু ট্রেনের" [Trenat fillojnë nga stacioni i hapur]. Newsbangla24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ "কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশনে সতর্কতা" [Alarm në stacionin hekurudhor të Kamalapurit]. Daily Inqilab (në bengalisht). 25 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ "ঘরমুখো মানুষের চাপে বেসামাল কমলাপুর রেলস্টেশন" [Stacioni hekurudhor i Kamalapurit në rrëmujë nën trysninë e banorëve vendas]. Jugantor (në bengalisht). 8 korrik 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ "ট্রেনের শিডিউল বিপর্যয়, ভোগান্তি চরমে" [Orari i trenave katastrofë, vuajtje ekstreme]. Rising BD (në bengalisht). 9 korrik 2022. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ Anvar Hosain (25 nëntor 2020). "ভাঙা পড়বে ঐতিহ্যবাহী কমলাপুর রেলস্টেশন" [Stacioni hekurudhor tradicional i Kamalapurit do të shkatërrohet]. Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2020.
- ^ Munima Sultana (8 dhjetor 2019). "No project on front side of Kamalapur railway station: BR". The Financial Express (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ a b c Adnan Zillur Morshed (29 nëntor 2020). "কমলাপুর স্টেশনকে বাঁচতে দিন" [Le të jetojë stacioni i Kamalapurit]. Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2020.
- ^ N. Roy Raja (11 janar 2021). "কমলাপুর রেলস্টেশন না ভেঙে উন্নয়নের পরামর্শ বিশেষজ্ঞদের" [Ekspertët sugjerojnë zhvillimin pa shkatërruar stacionin hekurudhor të Kamalapurit]. Bhorer Kagoj (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2022. Marrë më 1 dhjetor 2022.
- ^ Tuhin Subhra Adhikari (30 janar 2021). "কমলাপুর স্টেশন ভাঙার অনুমোদন দিলো প্রধানমন্ত্রীর কার্যালয়" [Zyra e kryeminstrisë miraton shkatërrimin e stacionit të Kamalapurit]. The Daily Star (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
- ^ "কমলাপুর স্টেশন ভাঙা হচ্ছে না" [Stacioni i Kamalapurit nuk do të shkatërrohet]. Amader Shomoy (në bengalisht). 8 shkurt 2021. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
- ^ Zahangir Alom (12 janar 2021). "The architectural significance of the Kamalapur Railway Station". The Business Standard (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
- ^ a b "রেলওয়ে কর্মচারিদের স্মরণে নির্মিত 'সূর্যকেতন'" ['Surjaketani' ndërtohet në kujtim të punonjësve të hekurudhës]. Desh TV (në bengalisht). 10 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
- ^ Mehnaz Khan (11 dhjetor 2021). "ছবিতে কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশন" [Stacioni hekurudhor i Kamalapurit në fotografi]. Shampratikdeshkal.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ a b c Taufiqul Islam (31 janar 2022). "সংস্কারকাজ শেষের আগেই টাইলসে ফাটল, ইট নড়বড়ে" [Para se punimet e rinovimit të përfundonin, pllakat u plasaritën, tullat lëviznin]. Ajker Patrika (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2022. Marrë më 6 dhjetor 2022.
- ^ Sarvar Suman (5 nëntor 2022). "কমলাপুর আইসিডি সংস্কার: ডজন চিঠিতেও ঘুমে রেল" [Reforma e Kamalapur ICD: Hekurudha fle në duzina letrash]. Samakal (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "কমলাপুর আইসিডি আরো ১০ বছর চবকের পরিচালনায়" [Kamalapur ICD nën menaxhimin e CPA për 10 vite të tjerë]. Bdnews24.com (në bengalisht). 27 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ Hamid Sarker (13 maj 2021). "৬ কিমি রেললাইন তৈরিতে পরামর্শক ব্যয় ৮ কোটি টাকা" [80 milionë kushton ndërtimi i 6 km linjë hekurudhore]. Naya Diganta (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ Anëar Hossain (8 shkurt 2021). "মেডিকেল কলেজ, হাসপাতাল, বিশ্ববিদ্যালয় ব্যবসায় রেল" [Hekurudhat në bizneset e kolegjeve mjekësore, spitaleve, universiteteve]. Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2021. Marrë më 2 dhjetor 2022.
- ^ Yasir Arafat Ripon (15 nëntor 2021). "ধুঁকছে কমলাপুরের রেলওয়ে হাসপাতাল" [Spitali hekurudhor i Kamalapurit është në rrënoja]. Jago News 24 (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2021. Marrë më 2 dhjetor 2022.
- ^ Muhammad Faisal Ahmed (4 janar 2020). "রেলওয়ের হাসপাতালটি যেনো নিজেই রোগী" [Spitali hekurudhor është vetë si një pacient]. The Daily Star (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2022. Marrë më 2 dhjetor 2022.
- ^ Badal Noor (25 qershor 2016). "কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশন জামে মসজিদে ইফতার বিতরণ" [Shpërndarja e iftarit në Xhaminë Xhame të stacionit hekurudhor të Kamalapurit]. Bangladesh Pratidin (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "রেলওয়ে হাজতখানায় লাইব্রেরি আর পরিষ্কার টয়লেটের সুবিধা" [Bibliotekë dhe shërbimi i banjove të pastra në burgun hekurudhor]. Dbcnews.tv (në bengalisht). 11 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "অন্য এক কমলাপুর স্টেশনের গল্প" [Një tjetër histori e stacionit të Kamalapurit]. Kholakagojbd.com (në bengaisht). 31 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2022. Marrë më 13 nëntor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "রাজধানী ঢাকায় ভাসমান মানুষের অন্যতম আশ্রয়স্থল কমলাপুর রেলস্টেশন" [Stacioni hekurudhor i Kamalapurit është një nga strehët e njerëzve në kryeqytetin e Dhakës]. Voice of America (në bengalisht). 7 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
- ^ Rezwan Biswas (18 maj 2022). "কমলাপুর রেলস্টেশনে ভবঘুরে অপরাধীচক্র" [Banda e keqbërësve në stacionin hekurudhor të Kamalapurit]. Kaler Kantho (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
- ^ Abdullah Al Mamun (11 shkurt 2020). "কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশন ভাসমান অপরাধীদের স্বর্গরাজ্য" [Stacioni hekurudhor i Kamalapurit është një parajsë për kriminelët]. Shomoyer Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2022. Marrë më 13 nëntor 2022.
- ^ Anirban Biswas (11 tetor 2022). "কমলাপুর: ধর্ষণের পরও নিরাপত্তা নিয়ে বিকারহীন সবাই" [Kamalapur: Edhe pas përdhunimit, askush nuk është i shqetësuar rreth sigurisë]. Newsbangla24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2022. Marrë më 2 dhjetor 2022.
- ^ Shipon Habib (21 janar 2019). "৪৬৪ রেলস্টেশনেই যাত্রী দুর্ভোগ: প্লাটফর্ম থেকে ট্রেনের দরজা আড়াই থেকে তিন ফুট উঁচু" [Pasagjerët vaujnë në 464 stacione hekurudhore: Dyertë e trenave janë dy e gjysmë deri në tre këmbë të larta nga platforma]. Jugantor (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2022. Marrë më 3 dhjetor 2022.
- ^ "কমলাপুর স্টেশন: ট্রেনে ওঠাও যেখানে ভোগান্তির নাম" [Stacioni i Kamalapurit: Ankorimi i trenave është gjithashtu e vështirë]. Bdnews24.com (në bengalisht). 5 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2022. Marrë më 3 dhjetor 2022.
- ^ Ashik Uzzaman (5 janar 2022). "সময় বাঁচাতে ঝুঁকি নিয়ে রেললাইন পার" [Njerëzit kalojnë linjat hekurudhore rrezikshëm për të kursyer kohë]. Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2022. Marrë më 7 dhjetor 2022.
- ^ Hossain Mohammad Sagar (15 tetor 2021). "কমলাপুরে ট্রেনের সিডিউল বোর্ড বিকল" [Tabela e orarit të trenave në Kamalapur e prishur]. Banglanews24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2021. Marrë më 6 dhjetor 2022.
- ^ "কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশন: চেয়ারে তোয়ালে আছে, ম্যানেজার নেই" [Stacioni hekurudhor i Kamalapurit: Ka peshqirë në karrige, jo menaxherë]. The Daily Star (në bengalisht). 27 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2022. Marrë më 6 dhjetor 2022.
- ^ Taufiqul Islam (29 dhjetor 2019). "কমলাপুর রেলস্টেশনে অপ্রতুল ডিজিটাল স্ক্রিন" [Ekran i papërshtatshëm digjital në stacionin hekurudhor të Kamalapurit]. Barta24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2022. Marrë më 6 dhjetor 2022.
- ^ "আয়-ব্যয়ের টানাপোড়েনে ভালো নেই কুলিরা" [Bartësit nuk janë të lumtur me tensionin të ardhura shpenzime]. Jago News 24 (në bengalisht). 15 nëntor 2021. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2021. Marrë më 6 dhjetor 2022.
- ^ "কুলির কবলে সিঁড়ি ট্রলি হুইলচেয়ার". Prothom Alo (në bengalisht). 31 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2022. Marrë më 6 dhjetor 2022.
- ^ "1 dead, 2 suspended after Kamalapur collision". bdnews24.com (në anglisht). Marrë më 14 shkurt 2024.
- ^ "কমলাপুরে ট্রেন-লরি সংঘর্ষে নিহত ৬" [6 të vdekur në përplasjen e trenit me kamionin në Kamalapur]. Bdnews24.com (në bengalisht). 29 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2014. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশন এলাকা থেকে ১৮জনকে গ্রেফতার" [18 veta u arrestuan në zonën e stacionit hekurudhor të Kamalapurit]. Janakantha (në bengalisht). 12 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2023. Marrë më 7 janar 2023.
- ^ "কমলাপুর রেল স্টেশনে হঠাৎ আগুন" [Merr flakë papritur stacioni hekurudhor i Kamalapurit]. Kaler Kantho (në bengalisht). 23 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2019. Marrë më 7 janar 2023.
- ^ Shipon Habib (11 janar 2020). "রেলপথ ঘিরে স্থাপনা তৎপর অপরাধীরা" [Kriminelë të vendosur përreth linjës hekurudhore]. Jugantor (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ Bulbul Chowdhury (23 dhjetor 2021). "কমলাপুরে ট্রেনে কেটে হাইকোর্ট কর্মকর্তার মৃত্যু" [Vdes zyrtari i gjykatës së lartë pasi u godit nga një tren në Kamalapur]. Newsbangla24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2021. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "কমলাপুরে ট্রেনে কাটা পড়ে রেল কর্মীর মৃত্যু" [Një punëtor i hekurudhës vdiq pasi u godit nga një tren në Kamalapur]. The Daily Star (në bengalisht). 9 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশন ম্যানেজারের চুরি যাওয়া মোবাইল ফোন উদ্ধারঃ গ্রেফতার ৩" [Celulari i vjedhur i menaxherit të stacionit hekurudhor të Kamalapurit gjendet: 3 të arrestuar]. Dmpnews.org (në bengalisht). 19 maj 2022. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশনে মালবাহী কনটেইনারে আগুন" [Zjarr në kontejnerin e kargos në stacionin hekurudhor të Kamalapurit]. The Daily Star (në bengalisht). 7 maj 2022. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "কমলাপুরে ট্রেনে কিশোরী দলবদ্ধ ধর্ষণের শিকার, গ্রেপ্তার ৫" [Adoleshentja përdhunohet në grup në tren në Kamalapur, 5 të arrestuar]. Prothom Alo (në bengalisht). 8 tetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2022. Marrë më 29 nëntor 2022.
- ^ "কমলাপুরে ট্রেনের টিকিট কালোবাজারি চক্রের হোতাসহ গ্রেপ্তার ৫" [Arrestohet drejtuesi i tregut të zi të biletave në Kamalapur]. Prothom Alo (në bengalisht). 20 tetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2022. Marrë më 2 dhjetor 2022.
- ^ G. N. Quadri; Aslam Quadri (2023). "Two killed and many others injured during BNP-led 18-party nationwide protest". Defence Journal: Karachi (në anglisht): 83.
- ^ "টিকেট ছাড়া ঢুকতে দেওয়া হবে না রেলস্টেশনে" [Nuk do të lejohet të hyhet në stacionin hekurudhor pa blerë një biletë]. Dhaka Tribune (në bengalisht). 1 prill 2023. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2023. Marrë më 27 prill 2023.
- ^ "দেখা মিলল অন্য রকম কমলাপুর রেলস্টেশনের" [Një tjetër lloj stacioni hekurudhor i Kamalapurit u pa]. Ajker Patrika (në bengalisht). 7 prill 2023. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2023. Marrë më 27 prill 2023.
- ^ "ঈদে কমলাপুর স্টেশন এমন সুনসান ছিল না কখনো" [Stacioni hekurudhor i Kamalapurit nuk ishte kurr më i braktisur se gjatë bajramit]. Shampratikdeshkal.com (në bengalisht). 20 prill 2023. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2023. Marrë më 27 prill 2023.
- ^ "বাংলা চলচ্চিত্রে ভিন্ন ধারার গল্পের সিনেমা "সত্তা" উপভোগে বুমেরাং দর্শক!". Somoyer Komthosor (në bengalisht). 1 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2017. Marrë më 2 dhjetor 2022.
- ^ "এ ছবিতে কাজ করার চ্যালেঞ্জ ছিল: ইরানি ছবি নিয়ে জয়া" [Ishte një sfidë të punoje në këtë film: Xhoja me filmin iranian]. Prothom Alo (në bengalisht). 24 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2022. Marrë më 2 dhjetor 2022.
- ^ "অপেক্ষার বার্তা নিয়ে চলচ্চিত্র 'ইস্টিশন'" [Filmi 'Istition' është rreth mesazhit të pritjes]. RTV (në bengalisht). 20 janar 2021. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2022. Marrë më 2 dhjetor 2022.
- ^ "গাজীপুরের হাইটেক পার্ক রেলস্টেশন উদ্বোধন" [Përurimi i Stacionit hekurudhor Gazipur Hi-Tech Park]. Bangla Tribune (në bengalisht). 1 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 18 shkurt 2020.
- ^ Aaron Smithson (4 janar 2021). "Dhaka Demolition: Bangladesh authorities consider demolishing iconic Kamalapur Railway Station for an elevated metro line". The Architect's Newspaper (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2021. Marrë më 12 dhjetor 2022.
Bibliografia
Redakto- Kathleen James-Chakraborty (2014). "Reinforced concrete in Louis Kahn's National Assembly, Dhaka: Modernity and modernism in Bangladeshi architecture". Frontiers of Architectural Research (në anglisht). 3 (2): 81–88. doi:10.1016/j.foar.2014.01.003.
- Quazi Abul Fida (2012). "Railway". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: the National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Dhaka, Bangladesh: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2024.
- Delvar Hasan (2016) [2012]. "কমলাপুর রেলওয়ে স্টেশন". përmbledhur nga Sharif Uddin Ahmed (red.). Encyclopedia of Dhaka (në bengalisht). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 978-984512019-7.
- Rafique Islam (2013). "Mary Frances Dunham". Daniel Dunham, Pioneer of Modern Architecture in Bangladesh (në anglisht). fq. 83–90. ISBN 978-0-9834694-3-8.
- Ishtiaque Ahmed Khan (2012). "Postal Communication". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Dhaka, Bangladesh: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 12 shtator 2024.
- G. N. Quadri; Aslam Quadri (2023). "Two killed and many others injured during BNP-led 18-party nationwide protest". Defence Journal: Karachi (në anglisht): 83.
- Mahbubur Rahman (2012). "Architecture". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: the National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Dhaka, Bangladesh: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 20 shtator 2024.
- Mustafizur Rahman (2009). "Growing Pains". Daily Star Forum (në anglisht). Vëll. 3 no. 9. The Daily Star.
Lidhje të jashtme
Redakto- "Bangladesh Railway". railway.portal.gov.bd (në bengalisht).