1931 - Legjioni i të Huajve i Francës themelohet nga Mbreti Louis-Philippe për të mbështetur luftën e tij në Algjeri.
1906 - Në shpërthimin katastrofal në minierën Courrieres, të cilësuar si më i rëndi në gjithë Evropën, 1.099 minatorë mbesin të vdekur në veri të Francës.
1922 - Mahatma Gandhi arrestohet në Indi, gjykohet për kryengritje dhe dënohet me gjashtë vjet burg, për t’u liruar vetëm afro dy vjet më vonë për një operacion të apendiksit.
1952 - Fulgencio Batista udhëheq një grusht shtet të suksesshëm në Kubë dhe emëron veten si “president të përkohshëm”.
1959 - Duke u frikësuar nga një tentativë rrëmbimi nga Kina, mbi 300.000 tibetianë u mblodhën përreth pallatit të Dalai Lamas për të parandaluar rrëzimin e tij.
1990 - Në Haiti, Prosper Avril rrëzohet nga pushteti vetëm 18 muaj pas marrjes së postit me një grusht shtet.
2010 - Një tërmet prej 5.2 shkallësh godet teritorin e Kosovës me epiqender në jugperëndim të Istogut. Dridhja që shkaktoi vetëm dëme materiale u ndie deri në kryeqytetin e Bullgarisë.