Bac, u kry
Bac, u kry
  • 1770 - Në masakrën e Bostonit, gjatë një beteje në rrugë, vriten nga armata angleze 5 civilë.
  • 1918 - Moska u bë kryeqyteti i Bashkimit Sovjetik.
  • 1824 - Britania e Madhe zyrtarisht i shpalli luftë Birmanisë, duke e nisur kështu luftën e parë birmane.
  • 1896 - Antoine Henri Becquerel zbulon radioaktivitetin e uranit.
  • 1933 - Presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt, shpalli “festë bankare”, duke i mbyllur të gjitha bankat në SHBA dhe duke ngrirë të gjitha transaksionet financiare, me rastin e kohës së Depresionit të madh.
  • 1946 - Winston Churchill përdori shprehjen “Perde e hekurt” në fjalimin e tij në Kolegjin Westminster, në Missouri.
  • 1970 - Traktati i moszgjerimit bërthamor hyri në fuqi pas ratifikimit nga 43 shtete.
  • 1993 - Shkup, Maqedoni, një aeroplan "Fokker 100" i kompanisë maqedonase "Palair" rrëzohet menjëherë pas fluturimit. 83 nga 97 personat që gjendeshin në bord, 90% shqiptar, vdiqën.
  • 1994 - Kufomat e 48 anëtarëve të një kulti religjioz janë zbuluar nga policia zvicerane, pas një vetëvrasjeje të pretenduar masive.
  • 1998 - Lufta e Kosovës filloi "zyrtarisht" me luftën legjendare të familjes Jasharaj kundër forcave paramilitare serbe. (Figura)
  • 2000 - Mbështetës të opozitës serbe bastisin ndërtesën e Parlamentit jugosllav në një kryengritje masive kundër Slobodan Milosheviqit dhe e shpallin Vojislav Koshtunicën si president të ri të vendit.
  • 2003 - Në Haifa, 17 civilë izraelitë janë vrarë në një sulm vetëvrasës të kryer nga “Hamasi”, në incidentin e njohur si masakra e autobusit.