Stampa:8 prill
- 1513 - Juan Ponce de León e shpalli Floridën teritor të Spanjës.
- 1899 - Martha Place u bë gruaja e parë që u ekzekutua në karrige elektrike.
- 1916 - Në Korona ShBA, Kaliforni, piloti automobilistik Bob Burman bën ndeshje nga e cila mbesin të vdekur tre spektatorë dhe lëndohen pesë.
- 1946 - Lidhja e Kombeve hapi sesionin e saj të fundit në Gjenevë pasi u zëvendësua nga Kombet e Bashkuara.
- 1957 - U rihap Kanali i Suezit në Egjipt.
- 1973 - Vdiq Pablo Picasso, piktor spanjoll, skulptor dhe pionier i kubizmit. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Francos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë "Zonjushat e Avinjonit" dhe "Guernika".
- 1985 - Magnati australian i medias, Rupert Mardok, bleu 50 për qind të Korporatës amerikane të filmave, Twentieth Century Fox.
- 1992 - Ish teniseri Arthur Ashe deklaroi se kishte AIDS të cilën e kishte fituar gjat marrjes së gjakut gjatë dy operimeve të tija në zemër.
- 2000 - Për herë të parë në Francë femrat morën pjesë në një ditë apel për përgatitje për mbrojtjen (JAPD) në më shumë se 20 kazerma dhe baza ajrore ose detare të vendit. Lidhur me këtë presidenti francez, Jasques Chirac, u shpreh se pjesëmarrja e grave në (JAPD) përligj "barazinë e të drejtave dhe detyrave të të gjithë qytetarëve, gra dhe burra".
- 2005 - U bë funerali i Papës Gjon Pali II në Vatikan.