Stampa diskutim:Alternative colored box

Latest comment: 2 vjet më parë by Shkodranci in topic Krijimi i kësaj stampe
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi stampën Alternative colored box. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Krijimi i kësaj stampe

Redakto

Klein Muçi, përshëndetje përsëri! Më fal, që po të shkruaj përsëri dhe e kuptoj shumë mirë se sa punë ke, por doja t'ju thoja që sapo krijova këtë stampë dhe ndihmon shumë në krijimin e portaleve ose projekteve. E di, e kam bërë emrin në anglisht, por, nëse doni mundemi ta ndryshojmë përpara se të krijohet ndonjë Portal me këtë stampë. Do të krijoj edhe ato stampat që kam shënuar në dokumentacionin e kësaj stampe, sepse ndihmojnë më shumë në krijimin e Portaleve. Me këtë stampë ne jo vetëm që mundemi të krijojmë Portale, por edhe mund të përditësojmë edhe Faqen kryesore të Wikipedias Shqip, që paraqitja të jetë më e bukur dhe tërheqëse. Faleminderit nëse të pëlqen ideja. -- Shkodranci (diskutimet) 31 tetor 2022 17:26 (CET)Reply

Shkodranci, pa problem. Faleminderit për punën! Me portalet fatkeqësisht s'i kemi punët mirë aktualisht se zakonisht portalet funksionojnë në çifte me wikiprojektet. Wikiprojektet krijojnë përmbajtje, portalet e afishojnë atë. Për shkak të mungesës së aktivitetit, nuk kemi asnjë wikiprojekt aktiv në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe kështu dhe portalet kanë mbetur në harresë. Por gjithsesi stampa të tilla shtrojnë infrastrukturën teknike për ditët kur mundësi të tilla do të jenë të mundshme.  — Klein Muçi (diskutimet) 1 nëntor 2022 14:53 (CET)Reply
Vetëm se do të të këshilloja të ruaje parametrat e stampës në fjalë (dhe stampave në përgjithësi) në anglisht. Infrastrukturën teknike e kemi në anglisht në 99% të rasteve. Njësimi i gjuhës lehtëson mirëmbajtjen/përditësimin e kodit për dy arsye:
  1. Lejon ndërlidhjen me stampa të tjera që janë programuar t'i gjejnë emrat e stampave dhe parametra në anglisht;
  2. Lejon përditësimin e shpejtë vetëm me një copy-paste nga EnWiki të stampës
— Klein Muçi (diskutimet) 1 nëntor 2022 15:03 (CET)Reply
Po, unë i bëra emrat e stampave në Anglisht, por harrova dhe nuk e pashë njoftimin që më solle dhe parametrat i lashë të gjitha në shqip dhe tani duhet pak punë për ti bërë në anglisht. -- Shkodranci (diskutimet) 1 nëntor 2022 17:17 (CET)Reply
Po e kam vënë re, nuk ka shumë portale dhe ato që janë, nuk janë të rregullta ose kanë ngelur që në 2013. Të kuptoj. -- Shkodranci (diskutimet) 1 nëntor 2022 17:16 (CET)Reply
Return to "Alternative colored box" page.