Stampa diskutim:Infobox military conflict
Latest comment: 2 vjet më parë by Klein Muçi in topic Ndryshim
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi stampën Infobox military conflict. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Ndryshim
RedaktoPërshëndetje @Klein Muçi, kjo stampë nuk është dhe aq e mirë për Wikipedia Shqipëri dhe dua ta zëvëndësoj me Stampën:Konflikt ushtarak.
Unë nuk mundem ta fshij këtë Stampë dhe ta zëvëndësoj me tjetrën, kështu që mundeni ta bëni këtë për mua.
Faleminderit! Shkodranci (diskutimet) 2 tetor 2022 10:29 (CEST)
- Shkodranci, përshëndetje! :)
Më bëhet qejfi që po ndihmon me stampat në projekt. Më duhet të të lajmëroj për një "nismë" ama. Shumica e elementëve teknikë si stampat e modulet në SqWiki janë marrë nga EnWiki (Wikipedia anglisht) ose janë ndërtuar duke u bazuar te to. (Kjo në fakt është praktikë që bëhet nga shumë projekte wiki të vogla si SqWiki.) Stampat e kutive informuese (infoboxes) si kjo ku jemi tani kanë qenë gjithnjë problematike se nuk ndiqnin një standard të vetëm. Ca ishin në shqip, ca në anglisht, ca të krijuara vetë këtej, ca të importuara nga EnWiki... Kjo sillte probleme me përkthimin automatik të artikujve, me stampat e tjera që importoheshin nga EnWiki, etj. Në këto kushte, pasi e shtyme për disa vite si projekt, nisëm gradualisht standardizimin e të gjitha stampave të tilla me standardet e EnWiki-t. Emrat thamë t'i linim në anglisht fillimisht që të dinim të bënim dallimin mes atyre shqip (që përgjithësisht janë të vjetruara teknikisht) dhe atyre anglisht që dihej që sapo i kishim importuar dhe ishin të përditësuara (up to date) me standardet e EnWiki-t. Pasi t'ia dilnim t'i përditësonim të gjitha stampat, mund të vendosnim nëse do t'i përkthenim dhe titujt ose jo (përgjithësisht infrastrukturën teknike e kemi më së shumti në anglisht deri tani se lehtëson përditësimet).
Duke pasur parasysh të gjithën këtë, nëse mendon se stampa në fjalë mund të përditësohet, të lutem t'i bësh ndryshimet këtu, jo te ajo shqip pasi stampat e kutive informuese që janë shqip mund të fshihen së shpejti. Madje nëse mundesh, nëse gjen stampa kutish informuese shqip, merre e krijo një simotër në anglisht me kodin aktual, të përditësuar nga EnWiki. — Klein Muçi (diskutimet) 2 tetor 2022 17:49 (CEST)- Shumë faleminderit, tani po e kuptoj më shume.
- Do të punoj me ato stampa që më the ti, gjithmon. Faleminderit! Shkodranci (diskutimet) 2 tetor 2022 18:17 (CEST)
- Përshëndetje, Klein Muçi!
- Vura re tani, që Stampa:Konflikt ushtarak është i lidhur me faqet e tjera në gjuhë të huaja dhe kjo stampë nuk është e lidhur me to. Do të doja që ti t'i lidhje ato me këtë stampë dhe të shkëpusje lidhjen me stampën tjetër. Faleminderit!
- -- Shkodranci (diskutimet) 29 tetor 2022 20:10 (CEST)