StarTop
StarTop (rrjedhur nga fjala anglisht "startup") është një emision televiziv shqiptar në zhanrin e biznesit dhe inovacionit, i transmetuar në kanalin kombëtar Top Channel. Emisioni ishte konceptuar për të mbështetur dhe promovuar ide të reja të biznesit dhe iniciativa inovative nga sipërmarrës të rinj dhe të tjerë në Shqipëri dhe diasporën shqiptare. Programi filloi transmetimin më 22 tetor 2022 dhe përfundoi më 7 janar 2023, duke përfshirë gjithsej 12 episode.[1]
StarTop | |
---|---|
Kategoria | Reality TV |
Screenplay by | Ardi Pulaj |
Prezantuar nga | Eno Popi |
Juria |
|
Shteti i origjinës | Shqipëri |
Gjuha origjinale | Shqip |
No. of seasons | 1 |
No. of episodes | 12 (list of episodes) |
Production | |
Executive producer | Ledja Liku |
Production locations | Top Channel Studios, Tiranë, Shqipëri |
Original release | |
Rrjeti | Top Channel |
Release | Lua error te mw.lua te rreshti 143: field 'month' missing in date table. |
Formati
RedaktoStarTop synonte të shfaqte dhe mbështeste ide premtuese të biznesit nëpërmjet prezantimeve të pjesëmarrësve përpara një paneli prej katër ekspertësh të njohur nga fusha e biznesit. Çdo konkurrent prezantonte idenë e tij të biznesit dhe merrte këshilla e udhëzime nga ekspertët e ftuar.
Paneli i ekspertëve
RedaktoPaneli përbëhej nga disa profesionistë,mentorë dhe biznesmenë të fushave të ndryshme që ofronin mbështetje dhe sugjerime, si dhe diskutonin mundësitë për përmirësimin e ideve të pjesëmarrësve.
Stafi dhe moderatori
RedaktoIdeatorja dhe autorja e projektit ishte Ledja Liku,skenarist Ardi Pulaj[2], ndërsa emisioni moderohej nga prezantuesi i njohur shqiptar Eno Popi[3], i cili drejtonte bisedat dhe ndërmjetësonte diskutimet ndërmjet konkurentëve dhe panelit të ekspertëve.
Bashkëpunëtorët dhe mbështetja
RedaktoStartop ishte një bashkëpunim ndërmjet Top Channel dhe Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha, i cili mbështeti projektin përmes promovimit të iniciativave të reja të biznesit në program. Gjithashtu, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimén e Biznesit, ishte një partner i rëndësishëm që siguroi mbështetjen financiare për të ndihmuar zhvillimin e bizneseve të prezantuara.
Objektivat dhe ndikimi
RedaktoStartop kishte si synim kryesor promovimin e inovacionit dhe sipërmarrjes ndër të rinjtë shqiptarë. Emisioni theksonte sfidat që lidhen me krijimin dhe zhvillimin e një biznesi të ri, duke përfshirë gjetjen e investitorëve dhe përballjen me tregun. Përmes platformës së Top Channel, Startop përpiqej të forconte frymën e sipërmarrjes në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare, duke nxitur idetë që kanë potencial për të ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit.
Episodet
RedaktoSezoni i parë përfshinte gjithsej 12 episode, ku çdo episod përqendrohej në prezantimin e një grupi të ri konkurentësh.
Referime
Redakto- ^ "Startop në Top Channel! Emisioni i ri për biznesmenët e rinj nis të shtunën". Top Channel. 2022-10-21. Marrë më 2024-11-02.
- ^ "Nis programi "Startop". Sipërmarrësit prezantojnë përpara një paneli idetë e biznesit. Intervistë me skenaristin Ardi Pulaj". Business Mag Albania. 2022-10-24. Marrë më 2024-11-02.
- ^ "Moderatori Eno Popi tregon detajet". Business Mag Albania. 2022-11-24. Marrë më 2024-11-02.