Fondacioni Dritan Hoxha
Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha është një organizatë shqiptare për stimulimin e tregut mediatik në Shqipëri, e themeluar në dhjetor 2010 nga familja Hoxha në kuadër të kompanisë Top Media. Emërtohet pas themeluesit të grupit në fjalë, Dritan Hoxhës, që zotëron Top Channel. Për këtë qëllim, organizata ndihmon në nxitjen e gazetarëve vendas, si dhe mirënjohjen e njerëzve me kontribute të vlefshme në kulturën dhe shoqërinë shqiptare.[1][2] Ajo edhe mban aksione bamirëse për të ndihmuar njerëzit në nevojë.[3]
Themeluar më | dhjetor 2010 |
---|---|
Themeluesit | Familja Hoxha |
Lloji | Mediatik |
Përqendrimi | Edukimi dhe zhvillimi i medias |
Fushat | Media, arti, kultura |
Përkatësitë | Top Media |
Faqja në internet | https://fm-dritanhoxha.al |
Historiku
RedaktoFondacioni Mediatik Dritan Hoxha[3] u krijua në dhjetor të vitit 2010 dhe mban emrin e themeluesit të Top Media Group për të nderuar kontributin e tij në fushën e mediave audio-vizive në Shqipëri. Ky fondacion synon të mbështesë zhvillimin e sektorit medial në vend dhe të promovojë vlera kulturore dhe mediatike. Ai u themelua me mbështetje nga familja dhe bashkëpunëtorët e Dritan Hoxhës, me qëllimin për të kontribuar në avancimin e standardeve dhe praktikave në këtë fushë.
Në vitin 2011 filloi së dhëni mirënjohje
Misioni
RedaktoMisioni i Fondacionit Dritan Hoxha[4] është të kontribuojë në forcimin e medias dhe përmirësimin e standardeve të gazetarisë, duke promovuar transparencën dhe llogaridhënien në informim,për një shoqëri shqiptare të orientuar edhe më shumë nga kultura, arti, komunikimi, zhvillimi mediatik, nëpërmjet talentit dhe inovacionit.[5]
Aktivitete
RedaktoFondacioni angazhohet në aktivitete të ndryshme ku përfshihen:
- Trajnime për gazetarët dhe profesionistët e tjerë të mediave.
- Projekte për promovimin e kulturës dhe artit.
- Krijimin e platformave për diskutimin e temave të rëndësishme shoqërore.
- Forumet e medias për diskutimin e çështjeve aktuale.
- Iniciativa për zhvillimin e talentëve të rinj në media.
- Mbështetje për projekte artistike dhe kulturore.
Projekte televizive
Redakto- StarTop (2022) - Ide të reja në teknologji, shpikje, aplikacione, sipërmarrje inovatore dhe ato që i ndihmojnë në rrugën drejt suksesit. Autore: Ledja Liku, udhëhequr nga Eno Popi[6]
- Në Sofrën Shqiptare (2024) - Një udhëtim në çdo skaj të vendit për shijuar kulinarinë vendase, një nga segmentet më dinamike të turizmit që mbart vlera tradicionale. Udhëhequr nga Doris Sallaku[7]
- Jashtë Vijës së Verdhë (2024) - Cikël reportazhesh që kanë në fokus zonat jashtë vijës së verdhë të kryeqytetit. Udhëhequr nga Ardi Pulaj[8]
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Çmimi "Dritan Hoxha" për Tanja Fajon". Telegrafi.com. 3 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2024. Marrë më 30 nëntor 2024.
- ^ "Majlinda nderohet me çmimin "Dritan Hoxha 2014"". Telegrafi.com. 18 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2024. Marrë më 30 nëntor 2024.
- ^ a b "Jeton në kontejner me mbesat pas tërmetit, Fondacioni Dritan Hoxha ndihmon gjyshen". Koha Jonë. Marrë më 3 nëntor 2024.
- ^ "Kundërvajtje nga varfëria, Fondacioni Dritan Hoxha ndihmon invalidin". Gazeta Shqip. Marrë më 3 nëntor 2024.
- ^ "Bamirësi për festa, Fondacioni Dritan Hoxha shpërndan dhurata në vend". Top Albania Radio. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2023. Marrë më 3 nëntor 2024.
- ^ "Startop në Top Channel/ Emisioni i ri për biznesmenët e rinj nis të shtunën". Top Channel. 2022-10-21. Marrë më 17 tetor 2024.
"Startop" është program më i ri i Top Channel, nje projekt i Fondacionit mediatik "Dritan Hoxha"
- ^ ""Në sofrën shqiptare"/ Emisioni më i ri në Top Channel, çdo të shtunë në orën 16:40". Top Channel. 2024-04-13. Marrë më 17 tetor 2024.
Në Sofrën Shqiptare" vjen në Top Channel si një projekt i Fondacionit mediatik Dritan Hoxha me mbështetjen e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
- ^ ""Jashtë vijës së verdhë"/ Cikël emisionesh në bashkëpunim me fondacionin "Dritan Hoxha"". Top Channel. 2024-04-13. Marrë më 17 tetor 2024.
Një program në bashkëpunim me fondacionin mediatik Dritan Hoxha.