Peshkopi Stefan ose Episkopi Stefan (emri laik: Vanghel Lasko; 1900 – 1975) ishte Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.[1]

Stefan Lasko ka lindur më 2 shtator 1900 në Malëshovë. Në vitet 1930-ta emigroi në SHBA, ku më 20 qershor 1949 u hirotonis prift nga Fan Nolikishën e Shën GjergjitBoston. Me kërkesën e Imzot Fan Nolit, i cili në atë kohë ishte i sëmurë rëndë dhe dëshironte që të linte një pasardhës, në vitin 1965 Stefan Lasko u dërgua në Shqipëri për tu bërë episkop. Stefan Lasko u dorëzua në gradën episkopale më 20 mars të vitit 1965 në kishën e Shën Spiridhonit në Durrësit, nga Sinodi i Shenjtë Shqiptar, i përbërë prej Kryepeshkopit të Gjithë Shqipërisë Paisit, Peshkopit të Beratit Kirillit dhe Peshkopit të Gjirokastrës Damianit.[2] Stefan Lasko ishte hierarku i fundit që u dorëzua në gradën episkopale në Shqipëri, sepse më pas vijoi persekutimi ndaj fesë. Pas vdekjes së Nolit, Stefani udhëhoqi shqiptarët ortodoksë të Amerikës duke dorëzuar priftërinj shqiptarë, siç ishin atë Artur Liolinin dhe peshkopi Nikon.[3] Më 14 tetor 1971, Peshkopi Stefan udhëhoqi shumicën e famullive shqiptare në Kishën Ortodokse në Amerikë.[4]

Stefan Lasko ndërroi jetë më 30 prill 1975 në Boston. Ceremonia funerale u zhvillua në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston. Ai u varros pranë varrit të Fan Nolit në varrezat e Forest Hillsit të Bostonit.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Past Hierarchs". albanianarchdiocese.org (në anglisht). Marrë më 2023-08-03.
  2. ^ "Stephen (Lasko) of Boston - OrthodoxWiki". orthodoxwiki.org (në anglisht). Marrë më 2023-08-03.
  3. ^ "Andrea Llukani: Enciklopedia e krishterë | Albanian Orthodox". albanianorthodox.com. Marrë më 2023-08-02.
  4. ^ "History - Shqip". albanianarchdiocese.org. Marrë më 2023-08-03.

Lidhje të jashtme

Redakto