Stema e Britanisë së Madhe

(Përcjellë nga Stema - Britania e Madhe)
This is the stable version, checked on 4 prill 2013. 4 pending changes await review.
Stema e Britanisë së Madhe


Stema e Britanisë së Madhe apo si thirren nën emrin e plotë Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore është vetë stema e mbretëreshës Elizabeta e II-të dhe njëkohësisht demonstron sundimin e mbretërisë.

Stema e mbretërisë që përdorët tani, për herë të parë është futur në përdorim më 1837, me rastin e kurorëzimit mbretëror të Mbretëreshës Viktoria. Po kjo stemë, në formë paksa të ndryshuar përdoret edhe si stemë e qeverisë së Britanisë së Madhe. Forma e stemës duket të jetë nxjerr nga një formë tjetër që kishte ekzistuar më parë që nga krijimi i unionit personal anglez-skocezë. Deri më 1801, kur u krijua Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, në stemë figuronin elemente që nga viti 1340. Këto elemente simbolizonin të drejtën (e kundërshtuar) mbi kurorën franceze.