Stjepan Mesiq
Stjepan Mesiq (lindi më 24 dhjetor 1934) është një avokat dhe politikan kroat i cili shërbeu si President i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Para se të shërbejë dy mandate pesë-vjeçare si president, ai ishte kryeministër i Kroacisë (maj-gusht 1990) pas zgjedhjeve të para shumë-partiake, president i fundit i presidencës së Jugosllavisë (1991) si dhe kryetar i parlamentit kroat (1992–1994).
Stjepan Mesiq | |
---|---|
Presidenti i 2-të i Kroacisë | |
Në detyrë 19 shkurt 2000 – 19 shkurt 2010 | |
Kryeministri | Ivica Račan Ivo Sanader Jadranka Kosor |
Kundërshtar/ët | Dražen Budiša |
Paraprirë nga | Franjo Tugjman Vlatko Pavletić (ushtrues detyre) Zlatko Tomčić (ushtrues detyre) |
Pasuar nga | Ivo Josipović |
Kryetar i Parlamentit të Kroacisë | |
Në detyrë 7 shtator 1992 – 24 maj 1994 | |
Presidenti | Franjo Tuđman |
Paraprirë nga | Žarko Domljan |
Pasuar nga | Nedjeljko Mihanović |
Kryeministri i 1-rë i Kroacisë | |
Në detyrë 30 maj 1990 – 24 gusht 1990 | |
Presidenti | Franjo Tugjman |
Paraprirë nga | Antun Milović |
Pasuar nga | Josip Manolić |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 24 dhjetor 1934 (86 vjet) Orahovica, Jugosllavia |
Partia politike | I pavarur (që nga viti 2000)[1] |
Lidhjet e tjera politike | Lidhja e Komunistëve të Kroacisë (1955–1990) Bashkimi Demokrat Kroate (1990–1994) Demokratët e Pavarur Kroate (1994–1997) party Popullore Kroate (1997–2000) |
Bashkëshortja/et | Milka Duduniq (m. 1961) |
Fëmijët | 2[2] |
Shkollimi | Universiteti i Zagrebit |
Punësimi | Avokat |
Nënshkrimi | |
aBranko Kostiq mori kompetencat dhe detyrat e zyrës si ushtrues i detyrës së presidentit të presidencës së parë pas dorëheqjes së Mesiq | |
Jeta e hershme
RedaktoStjepan Mesiq, i quajtur zakonisht "Stipe", lindi në Orahovica (atëherë pjesë e Jugosllavisë) nga Josip dhe Magdalena (mbiemri i vajzërisë Pernar) Mesiq. Pasi nëna e tij vdiq më 1936, motra e tij e madhe Marija u dërgua te xhaxhai i tyre Tomo Pernar në Francë, ndërsa Stjepan u vu nën kujdesin e gjyshes së tij Marija derisa babai i tij u martua përsëri më 1938 me Mileva Joviq, një serbe etnike që lindi Slavko dhe Jelica. Stipe u diplomua në shkollën fillore 4-vjeçare dhe përfundoi dy vjet gjimnaz 8-vjeçar. Ai u diplomua në vitin 1955 dhe si një student shembullor, u pranua në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë. Të njëjtin vit, babai i tij vdiq nga kanceri.
Stjepan Mesiq vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Zagrebit, ku u diplomua më 1961. Po atë vit, Mesiq u martua me Milka Duduniq, me të cilën ai ka dy vajza. Pas diplomimit, ai punoi si praktikant në gjykatën komunale në Orahovica dhe zyrën e avokatit publik në Nashice. Ai shërbeu shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Bileqa dhe Nish, duke u bërë një oficer rezervë.
Titujt
RedaktoStjepan Mesiq në fund të karrierëes së tij politke ai morri titullin Qytetar Nderi i Prishtinës për shkak se kishte përkrahur Kosovën dhe popullin shqiptar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.
Referime
Redakto- ^ "41 7.5.2001 Ustav Republike Hrvatske (pročišćeni tekst)" (në kroatisht). Narodne-novine.nn.hr. Marrë më 17 janar 2013.
- ^ "Unuka Sara je trudna: Stjepan Mesić (79) će postati pradjed" (në kroatisht). 24 sata. Marrë më 7 nëntor 2013.