Suleiman Rushiti (22 janar 1972, Çaile, Komuna e Gostivarit) është regjisor dhe politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Biografia

Redakto

Rushiti është diplomuar për regji në Fakultetin e Arteve Dramatike në Tiranëvitin 1997 [1]. Nga viti 1998 - 2001 punoi si regjisor në Radiotelevizionin e Maqedonisë, ndërsa në vitin 2001 dhe 2002 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar në Shkup.

Rushiti ishte themelues dhe drejtor i Teatrit Alternativ të Shkupit në periudhën 1998 - 2002. Në vitin 2002 ishte një nga themeluesit e revistës kulturore Alternativa, ndërsa gjatë viteve 2002 - 2003 ishte anëtar i bordit të “Pro Helvetia”. Ka ndjekur disa trajnime në fushën e menaxhimit të institucioneve kulturore në institucionet arsimore të huaja. Rushiti flet anglisht, gjermanisht, serbisht dhe italisht.

Karriera politike

Redakto

Në periudhën nga 28 gusht 2006 deri më 27 korrik 2008, Suleiman Rushiti ka mbajtur postin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës si anëtar i PDSH-së. Pas themelimit të Partisë Demokracia e Re, Rushiti u bë anëtar i saj dhe në vitin 2011 shpalli tërheqjen nga politika [2] .

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Биографија на www.sobranie.mk
  2. ^ www.zurnal.mk[lidhje e vdekur përfundimisht]