Synekdemus ose Synekdemos (greqishtja e lashtë: Συνέκδημος) është një tekst gjeografik, që i atribuohet Hieroklit, i cili përmban një tabelë të ndarjeve administrative të Perandorisë Bizantine dhe listat e qyteteve të tyre. [1]

Përmbledhje

Redakto

Vepra synekdemus datohet në mbretërimin e Justinianit, por para vitit 535, pasi ndan 912 qytetet e listuara në Perandori midis 64 Eparkive. Synekdemus, së bashku me veprën e Stefanit të Bizantit ishin burimet kryesore të veprës së Konstandinit VII mbi Temat (De Thematibus).

Synekdemus u botua në botime të ndryshme duke filluar në 1735, veçanërisht nga Gustav Parthey (Hieroclis Synecdemus; Berlin, 1866) dhe pak më vonë në një tekst të korrigjuar nga A. Burckhardt në serinë Teubner . [2] Publikimi më i madh i fundit ishte nga E. Honigmann (Le Synekdèmos d'Hiéroklès et l'opuscule géographique de Georges de Chypre; Bruksel, 1939).

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Parthey, Gustav (1866). Hieroclis Synecdemus et notitiae Graecae episcopatuum: Accedunt Nili Doxapatrii notitia patriarchatuum et locorum nomina immutata (në latinisht). Berolini: In aedibus Friderici Nicolai.
  • Cohen, Getzel M. (2 nëntor 1996). The Hellenistic Settlements in Europe, the Islands, and Asia Minor (në anglisht). University of California Press. ISBN 978-0-520-91408-7.
  • Buchwald, Wolfgang; Hohlweg, Armin; Prinz, Otto; Jean-Denis Berger; Jacques Billen (1991). Dictionnaire des auteurs grecs et latins de l'Antiquité et du Moyen Âge (në frëngjisht). Brepols. fq. 408.
  • Kazhdan, Aleksandr Petrovich (1991). 930 (në anglisht). Vëll. 2. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-504652-6.. (Oxford Dictionary of Byzantium)

Referime

Redakto
  1. ^ 6.Hierocles a: William Smith (editor), A Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology. Vol. II Boston: Little, Brown & Comp., 1867, p. 453
  2. ^ Hierocles (Grammarian.); Constantine VII Porphyrogenitus (Emperor of the East); Burckhardt, August (1893). Hieroclis Synecdemus: accedunt fragmenta apud Constantinum Porphyrogennetum servata et nomina urbium mutata (në anglisht). in aedibus B.G. Teubneri.