Sintisajzeri
Sintisajzeri, sintetizatori apo sintezatori (anglisht: synthesizer) është instrument muzikor elektronik i cili prodhon një shumëllojshmëri të zërave duke përpunuar dhe kombinuar signalet e frekuencave të ndryshme. Sintisajzeri digjital modern përdor mikroprocesorin sintetizues të frekuencave për të llogaritur funksionet matematikore, të cilat përpunojnë signalet e frekuencave të ndryshme. Ekzistojnë tre lloje kryesore të sintisajzerëve, të cilët dallojnë për nga operimi: analog, digjital dhe sintisajzeri i bazuar në software. Sintisajzerët krijojnë signale elektrike në vend të signaleve akustike, të cilët në fazën e fundit përforcohen përmes amplifikatorëve apo dëgjueseve.
Sintisajzerët në mënyrë tipike janë të kontrolluar nga tastiera e stilit të pianos, ku sustat funksionojnë si kyqës të qarqeve elektrike. Megjithëse tastierat janë kontrolluesit e zakonshëm të sintisajzerëve, veglat tjera si kontrolleri frymorë i stilit të saksofonit, kitarat elektrike të pajisura me MIDI, apo kompjuterët gjithashtu përdoren për të kontrolluar sintisajzerët. Sintisajzerët mund të prodhojnë një shumëllojshmëri të zërave, duke i imituar zërat e instrumenteve të tjera apo duke prodhuar zëra të ri të padëgjuar më parë.
Sintisajzeri i parë është shpikur në vitin 1876 nga Elisha Gray, i cili njihet për shpikjen e prototipit të telefonit. Robert Moog krijoi sintisajzerin revolucionar i cili u përdor nga Wendy Carlos në albumin Switched-On Bach (1968), inçizim i famshëm i cili njoftoi shumë muzikantë me zërin e sintisajzerëve. Në vitet 1970, sintisazjerët u bënë instrumente portale dhe kështu përdorimi i tyre u bë shumë më i lehtë në performancat live. Në fillimin e viteve 1980, kompanitë si Yamaha filluan të shitnin sintisajzerë me çmime modeste, si Yamaha DX7. Në të njëjtën kohë u zhvillua sistemi MIDI, i cili e bëri më të lehtë integrimin dhe sinkronizimin e sintisajzerëve me instrumentet tjera elektronike. Në vitet 1990, sintisazjerëve kompleks më nuk iu nevojitej hardveri special, dhe filluan të paraqiten si programe për PC.
Shiko edhe
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Sintisajzerët. |