Syri i kaltër, Delvinë

Monument Natyre
(Përcjellë nga Syri i Kaltër)

Syri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i natyrës, që ndodhet në fshatin MuzinëRrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale DelvinëGjirokastër, në jug të Shqipërisë.[1]

Syri i Kaltër

Përshkrimi Redakto

Syri i Kaltër është një burim me origjinë karakteristike nga Mali i Gjerë. Është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Ka një thellësi më shumë se pesëdhjetë metra. Disa zhytës kanë zbritur deri më pesëdhjetë metra, por është ende e paqartë se cila është thellësia e saktë e vrimës karstike.[2] Nga thellësia e burimit dhe veçantia e vrimës karstike uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit.

Syri i Kaltër njihet edhe si 'Burim i Bistricës' pasi është burimi fillestar i ujit të lumit të Bistricës, i gjatë 25 km, i cili përfundon në Detin Jon në jug të Sarandës.[3] Burimi qëndron në një lartësi prej 152 m dhe ka një shkallë shkarkimi prej 18 400 l/s.[4]

Zona rrethanore me 1.8 km, është një monument i natyrës dhe karakterizohet nga pemë lisi dhe panje.[5] Në verën e vitit 2004, burimi u tha përkohësisht.

Referim Redakto

  1. ^ "Springs of Bitrica (Blue Eye)" (në anglisht). Marrë më 12 tetor 2019.
  2. ^ Gillian Gloyer (2008). Albania: The Bradt Travel Guide (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 196–. ISBN 978-1-84162-246-0.
  3. ^ Tom Masters (2007). Eastern Europe (në anglisht). Lonely Planet. fq. 67–. ISBN 978-1-74104-476-8.
  4. ^ Andrzej J. Witkowski; Andrzej Kowalczyk; Jaroslav Vrba (24 gusht 2007). Groundwater Vulnerability Assessment and Mapping: IAH-Selected Papers. IAH - Selected Papers on Hydrogeology (në anglisht). Vëll. 11. Taylor & Francis. fq. 203. ISBN 978-0415445610. Marrë më 2014-01-14.
  5. ^ "PËRSHKRIMI I RRJETIT AKTUAL TË ZONAVE TË MBROJTURA" (PDF). mjedisi.gov.al. fq. 15. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2015-05-29. Marrë më 2019-06-11.

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Syri i kalter – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale