Kuptimi
Kuptimi apo të kuptuarit, është kushti njohës dhe aftësia e mendimit, arsyetimit, gjykimit, kapjes dhe zbatimit të diturisë që pajtohet me veprime, gjendje dhe rrethana të ndryshme. Kuptimi është një ecuri mendore që ka të bëjë me një send lëndor apo të menduar, si një njeri, gjendje, apo lajm me anë të cilit dikush është i aftë të mendojë për të dhe përdorë koncepte për të vepruar përshtatshmërisht me atë send (objekt).
Kuptimi është caku i një konceptualizimi. Për të kuptuar diçka do të thotë të konceptualizohet ajo me një masë të dhënë. Kuptimi është shoqërimi i marrdhënieve mes përkatësive (të konceptualizuara). Kuptimi është aftësia e lidhjes së nje riparaqitjeje (parafytyrimi) me shumë riparaqitje të tjera.
Shembuj
Redakto- Dikush mund ta kuptojë se çfarë moti do të bëjë nëse ai është i aftë të shpjegojë disa nga veçoritë e tij, etj.
- Një psikiatër mund ti kuptojë ankthet e një njeriu nëse ai i njeh ankthet e atij njeriu, shkaqet e tyre, dhe mund të japë këshilla të dobishme se si të përballohen ato.
- Një njeri e kupton një urdhër nëse ai e di se kush e ka dhënë atë, çfarë pritet nga urdhëruesi, dhe nëse urdhëri është i ligjshëm.
- Dikush kupton një arsyetim, një argument, apo një gjuhë nëse ai është në gjendje ta rikrijojë ndërgjegjshmërisht përmbajtjen e informacionit të shoqëruar nga mesazhi (lajmi).
- Dikush e kupton një koncept matematikor nëse ai mund të zgjidhë probleme duke e përdorur atë, veçanërisht problemet që nuk janë të ngjashëm me ata që nuk njiheshin më parë.
Moskuptimi
RedaktoKa disa lloje të përgjithshme të dështimit të kuptimit:
1. Shumë pak lidhje
2. Lidhje të këqia (keqkuptimi)
- Rrafshe të gabuara hollësish
- Shtesa të strukturave të gabuara
3. Mungesa e një treguesi për rikthim (p.sh. mosnjohja e një fjale)
4. Shenja të përdorura gabim në tregues (një dështim komunikimi)
5. Paaftësia, pamundësia dhe kufizimi i shpirtit dhe mendjes njerëzore.
A mund të përkufizohet kuptimi?
RedaktoËshtë e vështirë të përkufizohet se çfarë është kuptimi. Nëse përdorim termin e mësipërm koncept, çështja e ngritur atëherë do të ishte se ç´është koncepti? A është një gjë abstrakte? Është një model trunor apo një rregull? Cilido qoftë përkufizimi i parashtruar, ne mund të pyesim ende se si është e mundur që ne kuptojmë diçka që sqarohet në përkufizim: ne nuk mund të shpjegojmë kurrë në mënyrë të kënaqëshme një koncept, aq më tepër ta përdorim për shpjegimin e kuptimit.
Prejardhja e fjalës kuptim ka mundësi të rrjedhë nga fjala e moçme shqipe kup = kap, këtu marr vesh, di, njoh, mësoj se çfarë është apo do të thotë diçka.
Fjala kuptim vjen nga latinishtja, e ngjashme me fjalën e sotme italiane capito.
Botëkuptimet fetare
RedaktoNë katolicizëm dhe protestantizëm, kuptimi është një nga Shtatë hiret e Shpirtit të Shenjtë.
Thënie
Redakto- "Kuptimi është një emër tjetër për dashurinë; dashuria është një emër tjetër për kuptimin." - Thich Nhat Hahn.
- "Njeriu di më shumë sesa ai kupton." Alfred Adler
- "Dëshiro të kuptosh më parë dhe të kuptohesh së dyti". - Beka Ljuis
- "Kërko të mos kuptosh se mund të besosh, por beso që të mundesh të kuptosh". - Shën Agostini
- "Bota rrotullohet vetëm nga keqkuptimi". Çarls Bodeler
- "Ne nuk e kuptojmë kurrë sesa pak kemi nevojë në këtë botë gjersa të njohim humbjen e saj". - Xhejms Berri
- "Të kuptosh do të thotë të kapësh modele". - Isaiah Berlin
- "Unë jam shumë i vështirë të kuptohem por tepër i lehtë të kënaqem". - Natan Gilkarov
- "Cilat do lojra fjalësh dhe dredhime të arsyes të vendosen - të kuptosh do të thotë para së gjithash njësim (bashkim). Dëshira e madhe e shpirtit me hapat e tij më kokëkrisur ndeshet vetë me ndjenjën e pavetëdijëshme të njeriut paravënë botës së tij: nevoja për besueshmëri, dëshira për qartësi. Të kuptosh botën për një njeri, do të thotë ta rikthejë atë tek njerëzorja, që të mund ta vulosë atë.". - Albert Camus (Miti i Sizifit, ISBN 3-499-22765-7, fq. 27f)
- "Unë dëgjoj dhe harroj. Unë shoh dhe mbaj. Unë veproj dhe kuptoj..." - Konfuci
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Çfarë është të kuptuarit?
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Çfarë është të kuptuarit? Një vështrim i thellë