Tahir Zemaj (28 Dhjetor 19514 Janar 2003) ishte oficer i Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe më vonë Kryekomandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) si dhe Gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) gjatë Luftës në Kosovë. Lindi më 28 dhjetor 1951 në fshatin Strellci i Epërm, të Komunës së Deçanit dhe u vra më 4 janar 2003 në qytetin e Pejës sëbashku me djalin e tij dhe kushëririn e tij në rrethana misterioze. Pas vdekjes, ai u shpall Hero i Kosovës.

Gjeneral
Tahir Zemaj
Lindur më28 Dhjetor 1951
Strellci i Epërm, Komuna e Deçanit, Kosovë
Vdekur më4 Janar 2003
Pejë, Kosovë
Në aleancë me
Vite shërbimi1990 – 2003
GradaKomandant
Gjeneral
Në komandëZona Operative e Dukagjinit, Kosovë
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

4 janar 2003, Tahiri u vra me të shtëna në drejtim të makinës së tij, së bashku me djalin e tij 22 vjeçar, Enes Zemaj, dhe kushëririn e tij 34 vjeçar, Hasan Zemaj, në qytetin e Pejës. Edhe kushëriri i tij, Hasan Zemaj, ka drejtuar një lëvizje rinore në Deçan. Sipas raportimeve të lajmeve, sulmuesit ishin në dy makina, njëra prej të cilave ishte me targa shqiptare dhe përdorte një armë të modelit AK-47.

Ish–kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në 13 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt deklaroi se: "Tahir Zemaj ishte një luftëtar trim dhe profesionist, një strateg i vërtetë, që luftoi me zell për çlirimin e Kosovës”. Tahir Zemaj doli fitimtar në gjysmën e parë të Betejës së Logjës gjatë Luftës së Kosovës. Atij iu dha Urdhëri Hero i Kosovës nga Presidenti i Kosovës dhe Medaljen “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto