Taip Taipi
Taip Taipi (maqedonisht: Таип Таипи); Asamati, Resnje, 26 tetor 1924 - Beograd, 19 tetor 2001 ishte një politikan nga Republika e Maqedonisë, pjesëmarrës në LNÇ. [1]
Taip Taipi është lindur më 29 tetor 1924 në fshatin Asamati të Prespës. Kishte mbaruar Fakultetin e Drejtësisë dhe ishte pjesëmarrës në LNÇ nga viti 1941, si bashkëpunëtor, dhe pastaj, prej korrikut 1943, si luftëtar në Detashmentin Partizan Manastir - Prespa, nga ku kalon në Brigadën e Katërt Shqiptaro-Maqedonase. [2]
Pas Çlirimit ishte në detyra të ndryshme deri në vitin 1956, kur u emërua Sekretar i Prokurorisë Publike Federale e ku punoi deri në vitin 1966, pastaj Sekretar Shtetëror për Drejtësi në RSM (1966 - mars, 1969) dhe deputet në Parlamentin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në vitin 1970. Vdiq në Beograd, Serbi më 19 tetor 2001.