Teatri Andon Zako Çajupi
Teatri Andon Zako Çajupi thirret teatri i qytetit në Korçë, i themeluar më 1951 dhe nga viti 1971 ka edhe godinën e teatrit. Sot, godina e teatrit shërben si shtëpi kulturore e artistëve profesionist në jug të Shqipërisë.
Edhe pse regjistrimet institucionale të kohës së pas luftës së dytë botërore, japin data ditësh e vitesh si b.f. ajo e themelimit më 1950, veprimtaria teatrale ka qenë e zhvilluar edhe më parë në këtë hapsirë. Kjo veprimtari më parë zhvillohej nga klube të djelmërisë së fund shekullit XX. Nga ato kohra në kujtesë ka mbetur shfaqja e tragjedisë "Otello" e cila u luajt rreth vitit 1890. Përndryshe teatri i qytetit në Korçë ka qenë dhe mbetet si gurrë e pashtershme e teatrit në kryeqytet, në Tiranë.
Si gurthemel i teatrit merret drama e parë "Përmbysja" me regji të Sokrat Miosë, e shfaqur në Korçën e pas Luftë së dytë botërore. Në fillimet e teatrit shfaqeshin kryesisht drama, por me kalimin e kohës, aty nga fundi i viteve '60, me vendim të Ministrisë së Kulturës, u vendos zgjerimi i veprimtarisë së teatrit në shfaqje të estradës dhe për shfaqje kukullash. Bërthama e trupës së artistëve, në këtë periudhë përbëhej nga 10 profesionist dhe 15 aktorë korospondent.
Pas ndërrimit të sistemit shtetëror, Teatri i Korçës nuk e ndali veprimtarinë, por përkundrazi nga artistët e qytetit u pa si godinë e kulturës në të cilën zhvillonin aktivitete e tyre. Këto aktivitete në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës edhe u kurorëzuan me Festivalin e Teatrove të Komedive "Ballkan 2000".
Sot, teatri "Anton Zako Çajupi" është një ndër institucionet e vetme profesionale që zhvillojnë aktivitetin e tyre në pjesën jugore të Shqipërisë.
Godina e teatrit ndodhet në bulevardin kryesor të Korçës, bulevardin "Gjergj Kastrioti". Thuhet të jetë ndërtuar më 1971 dhe të ketë 220 ulëse të parapara për shikues. Ballina e godinës është e stilizuar sipas shembujve të kohës së ndërrimit të sistemit.
Shfaqjet më të njohura të ngritura nga teatri në skenë, ndër tjera janë: Hijet e Natës”, “Kopraci”, “Zonja nga qyteti”, “Ёngjejt e skëterrës”, “Pamje nga ura”,”Njollat e murme”,” Otello”, “Qyteti i aku¬zuar”, “Marro Mokra”, “Përbindëshi”, “Zgjohu Vasil”, “Ishin të gjithë bijtë e mi”, “Zonju¬sha 39-vjeç”, “Denoncimi”, “Inter girl” etj.
Teatri sot
Redakto
Në vitin 2017, Teatri i Korçes njohu nje restaurim qe e beri nje nder teatrot më moderne të vendit. Që nga viti 2014 zhvillohet festivali mbarekomberar KOKO Fest, i cili i ka dhene famë këtij teatri. Në vitin 2016, kur teatri ishte akoma në ndërtim, në Hanin e Elbasanit, u vu në skenë nga trupa e Korcës, Shtepia e Bernarda Albës, me regji të Qendrim Rijanit, ku në role ishin Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Linda Jarani, Blerta Belliu, Dasara Xhangolli, Ola Harizaj, Klodiana Keco dhe Ilda Pepi. Në vitin 2017, u inagurua teatri i ri, me shfaqjen "Liqeni i mjellmave" nga TKOB. Që nga ajo datë janë vënë në skenë shfaqjet si 8 femrat, Uji që vret, Vetëvrasësi dhe Lajzëlota. Në stafin e brëndshëm të teatrit janë aktorë e regjisorë si: Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Guri Koço, Blerta Belliu, Albano Prodani, Klodiana Keco, Paola Kodra, Lusiana Bezati dhe Ilda Pepi.
Ky artikull nga Teatri është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Lidhje të jashtme
Redakto- Amza e Bashkis së Korçës mbi Institucionet kulturore Arkivuar 6 tetor 2011 tek Wayback Machine