Zamira Kita
Zamira Kita u lind në Korçë më 1 prill 1963. Ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1985. Që nga ky vit ka debutuar si aktore pranë teatrit "A,Z. Çajupi". Në fillim pranë trupës së estradës dhe më pas ka realizuar role në komedi dhe dramë. Janë të shumta bashkëpunimet me TVSH-në në koncerte e spektakle, kryesisht ato të Vitit të Ri. Në vitin 1997 ajo merr çmimin "Aktorja më e mirë" në festivalin mbarëkombëtar të teatrit të zhvilluar në Tiranë. Por në politikë humoristja do të futet pasi të realizoj një ëndërr të sajën, ngritjen e një shtëpie të re. Një nga aktoret që mundohet të mbajë gjallë humorin në qytetin e Korçës është Zamira Kita. Për Zamirën humori i ditëve të sotme ka një prirje drejt banalitetit e vulgaritetit. Tani është drejtore e teatrit të Korçës.
Në kinematografi ka interpretuar disa role :
- Kohë për t‘u çmendur (2009) teatër
- Vello e bardhë (2008) teatër
- Pamje nga ura (2007) teatër
- Boeing Boeing (2014)
- Doktor Shuster (2016)
- Shtëpia e Bernarda Albës (2016)
- 8 femrat (2017)
- Uji që vret (2018)
- Vetevrasesi (2018)
Filmografia
Redakto- Yllka (2005) film
- Tifozet (2004) telekomedi
- Njerëz në rrymë (1989) film ... si Ana
- Femrat (2013) film
- Komuna e Parisit (2009) serial