Teatri i Operas dhe Baletit Odessa
Teatri Kombëtar Adademik i Operas dhe Baletit Odessa (ukrainas: Одеський національний академічний театр опери та балету) është teatri më i vjetër në Odessa, Ukrainë. Teatri dhe Shkallët Potemkin janë ndërtimet më të famshme në Odessa.[1]
Opera e parë është hapur në vitin 1810 dhe u shkatërruar nga zjarri në vitin 1873. Ndërtesa moderne është ndërtuar nga Fellner & Helmer në stilin neo-barok (Baroku i Vjenës) dhe u hap në vitin 1887. Arkitektura e sallës luksoze të audiencës ndjek stilin e vonshëm francez rococo. Akustika unike e sallës të projaktuar në formë të patkoit, mundëson që të përçoi edhe një ton të ulët pëshpëritës të zërit nga nga skena në çdo pjesë të sallës. Renovimi i fundit i teatrit ka përfunduar në vitin 2007.
Historia
RedaktoArkitekti i Shën Petersburguut, Thomas de Thomon projektoi teatrin e parë të operas, ajo u hap më 10 shkurt 1810. Teatri aktual është pothuajse në të njëjtin vend në të cilin ishte teatri i parë, 200 vjet më parë. Hyrja kryesore me kolonadë e saj përball detit. Nuk kishte holl.[2][3]
Në natën e 2 janarit 1873, ndërtesa u shkatërrua nga zjarri.[4]
Një fushatë për mbledhjen e fondeve filloi menjëherë.. Qyteti njoftoi një konkurs ndërkombëtar për projektimin më të mirë të teatrit. Dyzet projekte u dorëzuan, por asnjë nuk u zgjodh.[2][5] Përfundimisht, projekti ishte hartuar përgjatë vijave të Semperoper të Dresden-it e ndërtuar në vitin 1878, me hollin jo-tradicional duke vazhduar edhe me lakimin e auditoriumit.[6]
Në vitin 1925 ndërtesa u dogj përsëri nga zjarri.[7]
Ka një histori se, kur njerëzit nga Odessa mësuan se kostoja e ndërtimit ishte 1.3 milion rubla ari, ata u shtangën, por kur ata e panë teatrin e ri, ata u shtangës sërish, këtë herë në admirim.[2]
Gjatë Luftës së dytë Botërore, Nikita Hrushovi, ishte i shqetësuar për gjendjen e qytetit, dhe e vizitoi Odessën menjëherë pasi ai u çlirua. Hrushovi raportoi se vetëm një cep i ndërtesës kishte qenë i dëmtuar nga një predhë e armikut.[8]
Teatri u rimodelua në vitet 1960.[7]
Teatri ndodhet mbi një terren të lëvizshëm dhe është në rrezik të shembet. E çara e parë në themel u shfaq pothuajse menjëherë pasi teatri u hap. Gjysma lindore e teatrit është varur pothuajse shtatë inç në tre vitet e para, dhe gjashtë muret e saj filluan të anohen. Gleb Dranov, një ish këngëtar i operës që këndoi në teatër për 25 vjet dhe që ka punuar pesë vjet si gjeologjist, po ndihmon në riparimin e ndërtesës.[7][9]
Ndërtimi
RedaktoFasada e ndërtesës është e dekoruar në stilin barok italian. Në qoshe janë bustet e Mikhail Glinka, Nikolai Gogol, Alexandr Griboyedov dhe Alexander Pushkin. Arkitektët pajisën hollin me njëzetekatër dalje, për të shmangur tragjedinë në rast të ndonjë zjarri. Në anën e teatrit është një lëndinë me lule të freskëta dhe shkurre..[10]
Galeria
RedaktoReferime
Redakto- ^ Bel Kaufman; Oleg Gubar; Alexander Rozenboim; Nicholas V. Iljine; Patricia Herlihy (2004). Odessa Memories. Seattle: University of Washington Press. ISBN 0-295-98345-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Kononova, G. (1984). Odessa: A Guide. Moscow: Raduga Publishers. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 14 prill 2016.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karakina, p. 68 Lists the architect's name as Toma de Tomana.
- ^ Karakina, Yelena; Tatyana Samoilova; Anna Ishchenko (2004). Touring Odessa. BDRUK. ISBN 966-8137-01-9. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2009. Marrë më 14 prill 2016.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karakina, p. 67 States: There were forty three entrants, and.
- ^ Buildings for Music, Michael Forsythe, Cambridge University Press, p. 344
- ^ a b c Kaufman, p. 14.
- ^ Khrushchev, Nikita (2004). Sergei Khrushchev (red.). Memoirs of Nikita Khrushchev: The Commissar, 1918-1945. Penn State Press: Pennsylvania State University. ISBN 0-271-02332-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wines, Michael (1 nëntor 1999). "An Aged Beauty Gets a Facelift From a Geologist". The New York Times: 4. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 14 prill 2016.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Herlihy, Patricia (1991) [1987]. Odessa: A History, 1794-1914. Cambridge, MA: Harvard University Press. ISBN 0-916458-15-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) p. 266-7
Lidhje të jashtme
Redakto- "Official Home page Odessa Academical Opera and Ballet Theatre". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2016. Marrë më 2012-11-30.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Odessa Opera Theatre". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 2006-08-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Odessa urges political parties to finance theatre restoration" Arkivuar 28 shtator 2007 tek Wayback Machine. TASS. January 18, 2006.
- Wines, Michael (November 1, 1999). "An Aged Beauty Gets a Facelift From a Geologist" Arkivuar 28 shtator 2007 tek Wayback Machine. The New York Times: 4.