Telex (ose AVI Telex) ka qenë grup muzikor shqiptar i zhanrit rok i formuar në Shkup në vitin 1981 nga të rinj entuziastë të Gjimnazit "Zef Lush Marku" në Shkup.

Paraqitjet e para skenike Telexi i realizoi në bashkëpunim dhe nën patronazhin e SHKA "Ibe Palikuqi" e Shkupit, e që ishin paraqitjet fillestare të kësaj shoqërie kulturore artistike.

Teleksi mori pjesë në shumë festivale e rok manifestime dhe kishin edhe turne të përbashkët me rok-grupin sarajevas "Bijelo Dugme".

Në vitin 1981 e 1982 incizuan këngët e para në studion e re të Radiotelevizionit të Shkupit, në atë kohë privilegj vetëm për artistët e dalluar.

Në vitin 1982 dhe 1983 në valët e Radio Prishtinës u zgjodhën grupi i vitit. Në vitin 1983 një këngë e shkruar nga Telexi për grupin Bijelo Dugme u bë hit i madh në Jugosllavi dhe me paraqitjen e tyre në koncertet e përbashkëta fituan respektin e merituar edhe në skenën jugosllave.

Në vitit 1984 fituan Mikrofonin e artë të RTP-së. Në vitin 1985 u editua kaseta e parë në produksion të RTP-së e cila u shit në një tirazh mjaft të madh që në atë kohë ishte i paarritshëm për shumë artistë. Pasuan koncerte të shumta në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë.

Për më shumë se tridhjetë vite, të arriturat dhe vlerat artistike të Telexit kanë qenë inspirim dhe motivim i shumë artistëve.

Anëtarët

Redakto
  • Ismet Shaini - solo kitarë elektrike dhe vokal përcjellës,
  • Shpend Ahmeti - autor i teksteve, daulle dhe vokal përcjellës,
  • Enver Bunjaku - bas kitarë, piano dhe vokal përcjellës,
  • Ylli Ismaili - instrumente me klavijaturë,
  • Sejat Jakupi - solist, kitarë elektrike dhe kompozitor,
  • Idaver Xhemaili - daulle dhe perkusion,

më vonë grupit i bashkangjitet edhe Bekim Ajdini në bas kitarë dhe instrumente me klaviaturë.[1]

Albumet

Redakto

Këngët

Redakto


  1. ^ "Dokumentar për rok grupin Telex"[lidhje e vdekur], RTM, Retrieved on 29 May 2019.