Tempulli Arakeshvara në Hole Alur
Tempulli Arakeshvara është një tempull hindu kushtuar zotit Shiva në fshatin Hole Alur të distriktit Chamarajanagar në shtetin indian Karnataka. Sipas historianit Sarma, tempulli që daton nga mesi i shekullit të X nën sundimin e dinastisë perëndimore Ganga duket se ka qenë rinovuar në periudha të mëvonshme. U ndërtua nga mbreti Butuga II rreth vitit 949 për të celebruar fitoren e tij mbi dinastinë Chola të Tanjore-s në betejën e rëndësishme historike të Takkolam-it. Ishte një përballje ushtarake midis princit të kurorës Rajaditya, djali i mbretit Chola, Parantaka I dhe mbretit Butaga II (një vasal i fuqishëm i perandorisë Rashtrakuta nën perandorin Krishna III).[1][2][3][4][5] Tempulli është i mbrojtur si një monument me rëndësi kombëtare nga Archaeological Survey of India (ASI).[3][6]
Plani i tempullit
RedaktoTempulli ka një planimetri të thjeshtë karakteristike për Arkitekturën Ganga. Ka një shenjtërore (garbhagriha), një vestibul (të quajtur sukhanasi) që lidh me shenjtërore një holl të madh të mbyllur (navaranga ose maha-mantapa) me skulptura dhe një mandapa të hapur, të ngritur dhe të shkëputur jashtë e drejtuar nga faltorja që përmban skulpturën e Nandit (shoqëruesi dhe doriu i zotit hindu Shiva) e drejtuar nga lindja (e quajtur nandimantapa). Baza mbi të cilën është vendosur tempulli (e quajtur adhishthana) është një set i thjeshtë modelimesh.[3]
Dekorimi i përgjithshëm është i thjeshtë me shërbyese qiellore (apsara) duke kërcyer brenda rrotullave të spërdredhjeve (lata-patra, që do të thotë "gjethe kacavjerrëse") që shtrihen mbi kornizën e derës dhe trarin. Në të dy krahët e hyrjes janë dy pllakata të larta drejtëkëndore vertikale që arrijnë deri te trari, të ndara në katër panele me friza relievesh që paraqesin daullexhinjë (të quajtur dola-nritya). Paneli i sipërm ka kërcimtarë rustikë që duket se kërcejnë në një ansambël muzikor me tambur, violin, rudra veena, fyell dhe kanjira. Sipas historianit Sarma, forma të tilla vendase kërcimi (desi) nuk gjenden në asnjë tempull bashkëkohës.[7] Relievet më interesante në tempull, sipas Sarma-s, janë ato në kolonat e rrumbullakta të nandimantapas dhe të mahamantapas së mbyllur. Këto relieve paraqesin gjallërisht fitoren e Butagas II mbi princin Chola Rajaditya, përveç temave nga epika hindu, figurat mitike dhe gjysëm-zota.[3][5][8] Pika kulmore e relieveve, në mahamantapan e mbyllur është paneli ashtadikpalaka ("gardianët e tetë drejtimeve") në tavan me në qendër Shivën duke kërcyer (të quajtur Natya Shiva). Në hollin e mbyllur ka mjaft skulptura të veçuara, duke përfshirë edhe Mahishasuramardini-n (version i hyjneshës Durga duke vrarë një asura [demon]), Yago Dakshinamurthy (zoti Shiva si "mësues"), Saptamatrika (shtatë nënat qiellore) dhe skulptura të tjera që i përkasin shekujve të VIII-IX të stilit skulpturor Ganga-Chalukya.[9]
Shiko edhe
Redakto- Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga
- Arkitektura Dravidiane
- Arkitektura e Karnatakas
- Arkitektura e tempujve hindu
- Tempulli Rameshvara në Narasamangala
- Tempulli Nageshvara në Begur
- Tempulli Kalleshvara në Aralaguppe
- Mbishkrimi Doddahundi nishidhi
Galeri imazhesh
|
---|
|
Referime
Redakto- ^ Kamath (1980), fq. 83
- ^ Sastri (1955), fq. 162
- ^ a b c d "Sri Arakesvara temple". ASI, Bengaluru Circle. Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014. Marrë më 15 nëntor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chopra, Ravindran and Subrahmanian (2003), fq. 97
- ^ a b Sarma (1992), fq. 21, 111
- ^ "Alphabetical List of Monuments - Karnataka -Bangalore, Bangalore Circle, Karnataka". Archaeological Survey of India, Government of India. Indira Gandhi National Center for the Arts. Marrë më 15 korrik 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sarma (1992) fq. 107
- ^ Sarma (1992), fq. 109-110
- ^ Sarma (1992), fq. 107
Bibliografia
Redakto- "Sri Arakesvara temple". ASI, Bengaluru Circle. Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014. Marrë më 7 korrik 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: from pre-historic times to the present; 2001, viti i botimit të parë 1980, Jupiter books, Bangalore, oclc=7796041, lccn=80905179.
- I.K. Sarma: Temples of the Gangas of Karnataka; 1992, Archaeological Survey of India, New Delhi, isbn 0-19-560686-8.
- Nilakanta K.A. Sastri: A History of South India from prehistoric times to the fall of Vijayanagar; 2002, viti i bot. të parë 1955, Indian Branch, Oxford University Press, New Delhi, isbn 0-19-560686-8.
- P.N. Chopra, T.K. Ravindran & N. Subrahmanian: History of South India (Ancient, Medieval and Modern), Part 1, The Cholas-Vijayalaya line; 2003, Chand Publications, New Delhi, isbn 81-219-0153-7.
Wikimedia Commons has media related to Tempulli Arakeshvara në Hole Alur. |