Tempulli Eri-Katha Ramar
12°29′11″N 79°53′28″E / 12.48639°N 79.89111°E Tempulli Eri-Katha Ramar apo Tempulli Yeri Katha Raamar (në gjuhën tamile: ஏரி காத்த ராமர் ) është një tempull hindu kushtuar Ramas i vendosur në qytetin e Maduranthakamit në Tamil Nadu të Indisë.[1] Ky është sthalami (vendi) ku Udayavari (hyjnia kryesore e tempullit) u emërtua Ramanuja. Tempulli është gjithashtu i njohur me emra të tjerë si Mathuranthaka Chaturvedi Mangalam, Vaikunda Varthanam, Thirumathurai, Thirumanthira Tirupathi dhe Karunagara Vilagam. Thirumalisai Alvari në këtë sthalam (vend) arriti siddhin (ndriçimin). Gjithashtu, Sri Ramanuja në këtë vend arriti Pancha Samskara Mantramin.
Tempulli
RedaktoMulavari (hyjnia kryesore) i tempullit është Rama, statuja e të cilit paraqitet në një pozicion në këmbë i drejtuar nga lindja dhe është rreth 2.44 metra e lartë. Ky tempull është i vendosur pranë bregut të liqenit Madhuranthakam. Hyjnia kryesore e tempullit është Rama me bashkëshorten e tij Sita dhe vëllain e tij Lakshmana. Statujat e hyjnive janë bërë me stuko si në rastin e disa tempujve të tjerë si Tempulli Ulagalantha Perumal në Kanchipuram. Përreth shenjtërores ndodhen faltore të ndryshe dhe njëra prej tyre është ajo e Sitas që adhurohet si Janakavalli.[2]
Historia
RedaktoTempulli u ndërtua gjatë sundimit Pallava dhe vlerësohet se është rreth 1600 vjeçar. Vendi ishte dikur i famshëm gjatë sundimit të Dinastisë Chola që sundonin këtë vend si Maduranthaga Chaturvedi Mangalam pas sunduesit Chola, Madurantaga Uttama Chola (973-85). Besohet se Gandaraditya ia dhuroi fshatin vedikëve të vendit dhe kështu u bë i njohur si Chaturvedi Mangalam (Chaturvedi do të thotë ai që njeh të katërta vedat). Ai ka mbishkrime që tregojnë dhurime bujare nga mbreti Chola, Parantaka I.[3]
Ramanuja
RedaktoKy është vendi nën pemën Magizha, ku Sri Ramanujas iu dha "Pancha Samskarami" (inicimi) nga mësuesi i tij Peria Nambigali.[1] Kjo ndodhi kur Maduranthakamit iu vu emri "Dvayam Vilindha Tirupathi". Deri në marrjen e urdhërit hyjnor të Kanchi Varadarajarit nëpërmjet Tirukachi Nambit, Ramanuja shkoi në Srirangam për tu bërë dishepull i Peria Nambigalit. Ai e takoi atë në Maduranthakam, në rrethimet e liqenit. Peria Nambigali ishte në rrugë për në Kanchipuram për të vendosur Ramanujan si pasues i Sri Aalanvandarit. Në muajin e Avanit, gjatë Sukla Panchamit, Peria Nambigali i dha Samasrayanamin ose Pancha Samskaramin e quajtur Dvaya Mantropadesam(rrokja e shenjtë). Festa zhvillohet çdo vit. Ky është vendi i vetëm ku Ramanuja mund të shihet si një Grihastha(njeri familjar). Ramanuja, shenjti vaishnavit donte të takonte Periya Nambin dhe ai filloi nga Kanchipurami, ndërsa Periya Nambi filloi nga Srirangami. Ata besohet se janë takuar në këtë tempull. Ramanuja besohet se ka marrë Pancha Samskaramin nga Periya Nambi në sallën me katër kolona përreth shenjtërores. Festa kryesore e tempullit është festa Ramanavami, që përkujton lindjen e Ramas. Ani Brahmostavami zhvillohet gjatë muajit tamil të Aanit (korrik - gusht) dhe festa e Panchasamskaramit për të përkujtuar shenjtërimin e Ramanujas janë festa të tjera madhore të zhvilluara në tempull.[2]
Administratori britanik
RedaktoGjatë periudhës midis viteve 1795 dhe 1799 administratori i distriktit të Chengalpattusë ishte një kolonel britanik i quajtur Lionel Blaze. Gjatë drejtimit të tij, Blaze kishte parë dy të çara në ujëmbledhësin e stërmadh. Madhësia e problemit mund të vlerësohet vetëm kur të njihet madhësia kolosale e ujëmbledhësit. Duke pasur një sipërfaqe prej 34 km2 (13 milje2) dhe një thellësi prej 6 metrash, çarja e ujëmbledhësit në vazhdim të reshjeve të mëdha ishte makthi i zyrtarit. Duke dashur të ndërmerte një aksion parandalues në vitin 1798 administratori fushoi në Madurantakam. Gjatë qëndrimit të tij ai ishte duke eksploruar mënyrat dhe mjetet për të kryer riparime urgjente të të çarave dhe kur do të ndodhte. Gjatë inspektimeve të tij, ai ndodhi të shihte një grumbull të madh graniti dhe gurësh të tjerë në rrethimet e Tempullit të Ramas. Administratori u përmendi vartësve të tij se këta mund të vendoseshin në riparimin e të argjinaturës. Duke dëgjuar këtë priftërinjtë e tempullit pohuan që gurët do të përdoreshin për ndërtimin e një faltoreje të veçantë për Janakavalli Thayarit dhe meqë kishte mungesë fondesh ndërtimi mund të mos fillonte.[2] Duke dëgjuar këtë administratori thuhet se deklaroi se nuk kishte nevojë më urgjente se riparimi i argjinaturës që po vuante për burime. Ai u kërkoi gjithashtu priftërinjve me gjeste se përse hyjnia nuk ishte e aftë të shpëtonte ujëmbledhësin çdo vit? Priftërinjtë iu përgjigjën duke i thënë se hyjnia ishte i njohur se i përgjigjej gjithmonë një lutjeje të sinqertë nga zemra.[4] Shirat ranë dhe brenda pak ditësh ujëmbledhësi ishte plotë dhe çarja dukej e afërt. Atë natë një administrator i shqetësuar fushoi pranë ujëmbledhësit duke shpresuar se argjinatura do të mbante. Ndërsa ishte duke inspektuar, kolonel Blaze pa një mrekulli. Ai pa dy luftëtarë që mbanin harqe dhe dridheshin duke ruajtur argjinaturën. Zyrtari britanik u ul në gjunjë dhe u lut, pasi nuk ishin tjetër veçse hyjnia Rama dhe vëllai i tij Lakshmana. Në fakt ishte e çuditshme që askush tjetër që ishte pjesë e shpurës së administratorit nuk e pa hyjninë. Pas një çasti vizioni u tret dhe shiu pushoi. Administratori mirënjohës ndërmori ndërtimin e faltores për Janakavalli Thayarin dhe Rama në tempull u bë i njohur si Erikatha Ramari (Rama që shpëtoi ujëmbledhësin (Eri në gjuhën tamile)). Edikti me emrin e administratorit që e citon atë si një mirëbërës mund të shihet edhe sot në Tempullin e Madurantakamit.[3]
Transporti
RedaktoMaduranthakami është në autostradën Trichy-Chennai (Autostrada Kombëtare 45) në një largësi prej 89 km nga Chennai dhe 25 km nga Chengalpattu. Ka mjaft autobusa që udhëtojnë për në Maduranthakam nga Chennai. Maduranthakami ka gjithashtu stacionin e tij hekurudhor, me trenat ndërqytetas që shkojnë drejt Melmaruvathurit duke ndaluar aty.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Dubey, S. P. (1996). Rays and ways of Indian culture. fq. 52. ISBN 81-85880-98-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Madhavan, Chitra (2008). Vishnu temples of South India, Volume two. fq. 85–9. ISBN 978-81-908445-1-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Gilbert Pollet (1 janar 1995). Indian Epic Values: Rāmāyaṇa and Its Impact: Proceedings of the 8th International Rāmāyaạ Conference, Leuven, 6-8 July 1991. fq. 85. ISBN 9789068317015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pollet, Gilbert (1995). Indian epic values: Rāmāyaṇa and its impact: proceedings of the 8th. fq. 85. ISBN 90-6831-701-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Dubey, S. P. (1996). Rays and ways of Indian culture. M. D. Publications Pvt. Ltd. ISBN 81-85880-98-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pollet, Gilbert (1995). Indian epic values: Rāmāyaṇa and its impact: proceedings of the 8th International Rāmāyaạ Conference, Leuven, 6-8 July 1991. Peeters Press & Department of Oriental Studies. ISBN 90-6831-701-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madhavan, Chitra (2008). Vishnu temples of South India, Volume two. Chitra Madhavan. ISBN 978-81-908445-1-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- http://www.madhuranthakam.ramanujartemples.net/ Arkivuar 10 shkurt 2017 tek Wayback Machine