Tempulli i Thiruvadigait
Tempulli i Thiruvathigait i quajtur edhe Tempulli Sri Veerattaaneswarar (në gjuhën tamile: அருள்மிகு வீரட்டான்டேஸ்வரர் திருக்கோவில்) është një tempull hindu kushtuar Shivës. Është i vendosur në fshatin Thiruvathigai që është rreth 2 kilometra në lindje të qytetit të Panrutit. Shiva në këtë tempull adhurohet në formën e Veerattaaneswararit. Tempulli[1] është i vendosur në distriktin e Arcotit Jugor 2 km nga Panruti.
Historia
RedaktoTempulli i Thiruvathigait u ndërtua fillimisht si një tempull xhainist nga mbreti Pallava, Mahendravarmani I në shekullin e VI në Stilin Dravidian. Megjithatë me konvertimin nga Xhainizmi në Hinduizëm, Mahendravarmani e shkatërroi tempullin e mëparshëm dhe në këtë vend ndërtoi një tempull për Shivën. Gjithësesi në tempull kanë mbetur disa shenja të artifakteve xhainiste. Në këtë kompleks gjendet edhe një tempull tjetër i Shivës si dhe një Tempull i Vishnut në afërsi që besohet se është ndërtuar me mbetjet e shkatërruara të tempullit xhainist.
Legjenda
RedaktoSipas një legjende Thirugnana Sambanthari u lavdërua nga kërcimtari kozmik Nataraja, një formë e Shivës. Motra e Apparit, Thilakavathiyar u vendos këtu gjatë viteve të saj të fundit dhe ia kushtoi jetën e saj shërbimit ndaj Shivës. I prekur nga një sëmundje e dhimbshme, Thirunavukkarasari në këtë tempull ku shërbente motra e tij, Thilagavathiyari u lut për lehtësim dhe u shërua. Sipas legjendës ky tempull është vendi ku Shiva shkatërroi tre rakshasha dhe tre qytet e krijuara nga ta. Saranarayana Perumali, një tjetër emër i Vishnut, është i që i dha shigjetën Shivës për vrasjen e demonëve. Tempulli Saranarayana Perumal është gjithashtu i vendosur në Panruti.
Shiko edhe
RedaktoReferime
RedaktoBibliografia
Redakto- Tourist Guide to Tamil Nadu. Sura Books. fq. 53. ISBN 81-7478-177-3, ISBN 978-81-7478-177-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)