10°34′56″N 78°53′50″E / 10.58222°N 78.89722°E / 10.58222; 78.89722 Tempulli shpellor Kunnandarkoil në Kunnandarkoil, një fshat në distriktin e Pudukottait në shtetin jugor indian Tamil Nadu, është një tempull hindu kushtuar Shivës. I ndërtuar në Arkitekturën e skalitur në shkëmb, tempulli mendohet se është ndërtuar gjatë shekullit të VIII nga mbretërit Muttaraiyarë, vasalë të Dinastisë Pallava, me zgjerime të mëvonshme nga Perandoria Vijayanagara. Arkitektura e skalitur në shkëmb në tempull është një shembull i Artit të vonë Pallava dhe një shembull i hershëm i Artit Chola. Tempulli ka mbishkrime të ndryshme nga dinastitë Chola, Chalukya, Pandya dhe Perandoria Vijayanagara. Tempulli është konsideruar një nga tempujt më të vjetër prej guri në Indinë e Jugut. Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Deparatamenti i Archaeological Survey of India si një monument i mbrojtur.

Hyrja e Tempullit shpellor Kunnandarkoil

Historia Redakto

Pamje nga jashtë e sallës me 100 kolona
Pamje e brendshme e sallës me 100 kolona

Kunnandarkoili e ka marrë emrin nga Kundru-Andan-Koil që do të thotë Zoti i kodrës në tempull. Kunnandarkoili dhe rajoni përreth tij sundohej nga Dinastia Muttaraiyara gjatë shekujve të VII deri në të IX, që ishin vasalë të Dinastisë Pallava. Rajoni më vonë u mor nën kontroll nga Dinastia mesjetare Chola. Tempulli shpellor u ndërtua fillimisht nga mbreti Muttaraiyar që ishte vasal i mbretit Pallava, Nandivarmani II (710-775), që quhet edhe Nandivarman Pallava Malla. Mbishkrimi më i hershëm i përket periudhës së Nandivarmanit dhe djalit të tij Dantivarman që tregon kontribute bujare për banorët vedik gjatë festës Thiruvadirai.[1] Soundara Rajani e identifikon tempullin me një shtesë gjatë gjysmës së parë të shekullit të VIII.[2] Në tempull gjenden mbishkrime edhe nga Dinastia Chola, Chalukya, Pandya dhe Perandoria Vijayanagara. Gjatë shekullit të XIV, fshati kishte dy lagje për bashkësinë e kastës Kallar.[3] Disa nga studimet mbishkrimore tregojnë se kishte ndëshkime të rrepta për njerëzit që vidhnin në fshatra të largëta si Kunnandarkoili.[4] Në kohët moderne, tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Departmenti i Archaeological Survey of India si një monument i mbrojtur.[5]

Arkitektura Redakto

 
Salla me 100 kolona

Tempulli është i vendosur në Kunnandarkoil, një kodër shkëmbore në distriktin e Pudukottait në Tamil Nadu të Indisë Jugore. Shpella bart tre skulptura në madhësi natyrore të formave të ndryshme të Shivës.[6] Faltorja kryesore është e drejtuar nga lindja dhe shenjtërorja bujt imazhin e lingamit, një paraqitje jo ikonike e Shivës. Shiva në këtë tempull adhurohet si Parvathagiriswarari. Muret e shenjtërores janë të thjeshtë, ndryshe nga tempujt e mëvonshëm Chola që kanë nike për të bujtur imazhe të ndryshme. Shenjtërorja arrihet nëpërmjet një ardhamandapa, një sallë e mbajtur nga kolona. Shenjtërorja ruhet nga dvarapala (hyjni gardiane) në të dy krahët. Mbishkrimet janë bërë në bazën e dvarapalave. Në tempull gjenden dy portrete, njëri prej të cilëve është identifikuar si prijësi Muttraraiyar që ndërtoi tempullin dhe tjetri si ndihmësi i tij.[3]

Domethënia Redakto

Tempulli në Arkitekturë të skalitur në shkëmb është një shembull i hershëm i Artit Chola, që vazhdoi traditën e atij Pallava. Imazhet individuale të marra nga vendi mirëmbahen në Pudukottia Government Museum. Nrita Mandapa ka kolona të skalitura, një shembull tipik i Artit Vijayanaagara. Imazhet prej bronxi në tempull janë shembujt më të hershëm të imazheve të skalitura mjeshtërisht në Artin e Indisë Jugore. Imazhi prej bronxi i Somaskandas me Shivën dhe Parvatin, me fëmijën e tyre Skanda është skulptura më e shquar e bronxeve të tempullit.[3]

Galeri imazhesh Redakto

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Tirumalai, R. (1994). Collected Papers: Studies in South Indian Epigraphy and History of Land Organisation, Development and Accounts and Select Chola, and Pandyan Townships. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Soundara Rajan, K.V. (1998). Rock-cut temple styles: early Pandyan art and the Ellora shrines. fq. 41. ISBN 9788170392187. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Rao, A.V.Shankaranarayana (2012). Temples of Tamil Nadu. fq. 152–53. ISBN 978-81-8468-112-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Epigraphical Society of India (2003). Studies in Indian Epigraphy. Vëll. 29. fq. 58. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Alphabetical List of Monuments - Tamil Nadu". Archaeological Survey of India. 2011. Marrë më 14 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Bradnock, Robert; Bradnock, Roma (2000). India Handbook. fq. 821. ISBN 978-1-900949-81-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto

  • Bradnock, Robert; Bradnock, Roma (2000). India Handbook. Trade & Travel Publications. fq. 821. ISBN 978-1-900949-81-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Soundara Rajan, K.V. (1998). Rock-cut temple styles: early Pandyan art and the Ellora shrines. Somaiya Publications. ISBN 9788170392187. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Rao, A. V. Shankaranarayana (2012). Temples of Tamil Nadu. Vasan Publications. ISBN 978-81-8468-112-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Tirumalai, R. (1994). Collected Papers: Studies in South Indian Epigraphy and History of Land Organisation, Development and Accounts and Select Chola, and Pandyan Townships. Department of Archaeology, Government of Tamilnadu. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Epigraphical Society of India (2003). Studies in Indian Epigraphy. Vëll. 29. Geetha Book House. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto