Tesla, Inc.

kompani automobilistike dhe energjitike

Tesla, Inc. (njohur dikur si Tesla Motors, Inc.) është një kompani automobilistike dhe energjitike Amerikane me selitë qëndrore në Austin, Teksas. Kompania është e specializuar në prodhimin e makinave elektrike dhe, përmes filialit të saj SolarCity, në prodhimin e paneleve diellore. Kompania operon disa uzina prodhimi dhe montimi, ku mund të veçohet Gigafactory 1 në afërsi të Reno, Nevada, dhe fabrikën kryesore të prodhimit të makinave Tesla FactoryFremon, Kaliforni. Që nga qershori i vitit 2018, Tesla shet makinat Model S, Model X dhe Model 3, bateritë Powerwall dhe Powerpack, panele diellore, tjegullat diellore, dhe disa produkte të tjera të ngjashme.

Tesla, Inc.
LlojiPublike
IndustriaIndustria e automobilëve
Themeluar në1 korrik 2003; 21 vite më parë (2003-07-01)
Themeluesi
Zyrat qendrore,
Njerëzit kyç
  • Robyn Denholm
  • (Kryetar)
  • Elon Musk
  • (CEO)
  • Vaibhav Taneja
  • (CFO)
Prodhimi
Production output
Increase 1,845,985 makina (2023)
FitimetIncrease $21.461 miliard (2018)[1]
Decrease $8.9 miliard (2023)[1]
Increase $15.0 miliard (2023)[1]
Total assetsIncrease $106.6 miliard (2023)[1]
Total equityIncrease $62.6 miliard (2023)[1]
OwnerElon Musk (13%)[2]
Numri i punëtorëve
Increase 140,473 (2023)
SubsidiariesTesla Automation
Tesla Energy (ish SolarCity) [3]
Faqja e internetittesla.com

Tesla u themelua në korrik të vitit 2003, nga inxhinierët Martin Eberhard dhe Marc Tarpenning, nën emrin Tesla Motors. Emri i kompanisë rrjedh nga inxhinieri Nikola Tesla. Gjatë investimeve fillestare, kompanisë iu bashkua Elon Musk, J. B. Straubel dhe Ian Wright, ku secili prej tyre mund ta quajë veten si bashkë-themelues i saj. Musk, i cili dikur shërbente si kryetar dhe për momentin është shefi ekzekutiv i kompanisë, thotë se e përfytyronte Tesla Motors si një kompani teknologjike dhe një prodhuese e pavarur makinash, me synimin e shitjes së makinave elektrike me çmime të përballueshme për konsumatorin mesatar. Tesla Motors e shkurtoi emrin në Tesla në shkurt të vitit 2017.

Pas 10 viteve në treg, Tesla u rendit si prodhuesi më i mirë në botë i makinave elektrike në vitin 2018 me 245,240 njësi të dorëzuara dhe me 12% të tregut në shitjen e makinave elektrike. Shitjet e makinave të Tesla në SHBA u rritën me 280% nga 48,000 në vitin 2017 në 182,400 në vitin 2018, dhe globalisht u rritën me 138% nga viti 2017.

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e "Annual report Form 10-K 2023 Tesla Inc" (në anglisht). janar 29, 2024. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2024. Marrë më janar 29, 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Ewing, Jack (16 janar 2024). "Musk Demands Bigger Stake in Tesla as Price for A.I. Work". New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 shkurt 2024. Marrë më 6 mars 2024.
  3. ^ Desjardins, Jeff (28 prill 2018). "Here's what the future of Tesla could look like". Business Insider (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2018. Marrë më 22 janar 2020.