The Human League është një synthpop bend nga Anglia. Të formuar në Sheffield në vitin 1977, ata e arritën popullaritetin pas ndërrimit radikal të anëtarëve në fillimin e viteve 1980. Bendi ka vazhduar të inçizojë dhe të performojë me sukses mesatar prej viteve 1980 e deri më sot.

The Human League
Background information
OrigjinaSheffield, Angli
ZhanretSynthpop, dance-pop, muzikë elektronike, New Wave
Vitet aktik1977 - prezent
LabeliFast Product, EMI, Virgin, A&M, EastWest, Papillon
Antar/ëtPhilip Oakey
Susan Ann Sulley
Joanne Catherall
Anëtarët e kaluarIan Craig Marsh
Martyn Ware
Philip Adrian Wright
Ian Burden
Jo Callis

Fillimisht një avant-garde bend i bazuar në sintisajzerë, anëtari i vetëm që ka mbetur nga themelimi i bendit në vitin 1977 është vokalisti dhe këngëshkruesi Philip Oakey. Që nga viti 1987, bendi përbëhet nga Oakey dhe dy vokalistet Joanne Catherall dhe Susan Ann Sulley (të cilat ju bashkangjitën bendit në vitin 1980), duke mos përfshirë studio muzikantët tjerë. The Human League kanë influencuar shumë bende të tjera electro-pop dhe synthpop, si dhe aktet e rrymës qëndrore si Madonna dhe Moby. Këngët e tyre janë mbuluar nga artistë të ndryshëm, si YMO, Ministry of Sound, Craig David, George Michael, dhe Robbie Williams.

Që nga viti 1979, The Human League kanë lansuar 9 studio albume dhe kanë performuar në më shumë se 350 koncerte. Ata kanë shitur më shumë se 20 milion albume në tërë botën.

Anëtarët

Redakto

Anëtarët aktualë

Redakto

Anëtarët e mëpashëm

Redakto

Diskografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

The Human League nuk kanë webfaqe zyrtare për shkak të pricipeve të bendit (Philip Oakey nuk beson se bendi është aq i "rëndësishëm" sa ta posedojë një).