The State (libër)
The State (Gjermanisht: Der Staat; Shqip: Shteti) është një libër nga sociologu gjerman Franz Oppenheimer, botuar së pari në Gjermani në vitin 1908. Oppenheimer e shkruajti librin në Frankfurt am Main gjatë vitit 1907, si një fragment të katër vëllimeve të veprës System of Sociology, një vepër e rëndësishme interpretative për kuptimin e evolucionit shoqëror; vepër për të cilën ai punoi nga vitet 1890 deri në fund të jetës së vet.[1]
Autor | Franz Oppenheimer |
---|---|
Titulli origjinal | 'Der Staat' |
Shteti | Perandoria gjermane |
Tema | Shteti |
Zhanri | Sociologji politike |
Oppenheimer - një liberal klasik dhe simpatizant sociialist - e shikonte kapitalizmin si "një sistem shfrytëzimi dhe të ardhurat kapitale si një fitim nga një i tillë shfrytëzim", por fajin nuk ia jepte tregut të lirë (kapitalizmit), por ndërhyrjes së shtetit në ekonomi.[1] Pamja që ka Oppenheimeri për shtetin është thellësisht e kundërt me karakterizimin asokohe dominant të propozuar nga G. W. F. Hegel, që e shikonte shtetin si një arritje të admirueshme të civilizimit modern.[1] Proponentët e kësaj rryme e shikonin shtetin si një entitet që u zhvillua ndërsa grupe gjithnjë e më të mëdha njerëzish "binin dakord" të nënshtronin interesin e vet privat ndaj të mirës së përbashkët.
Në të kundërt, pikëpamja e Opphenheimerit ishte një avancim i "teorisë së pushtimit" të shtetit që u zhvillua gjatë fund shekullit të 19-të nga Ludwig Gumplowicz.[2] Sipas kësaj teorie, shteti erdhi në ekzistencë nëpërmjet luftës dhe pushtimit, një pasojë e të cilës ishte edhe vendosja e klasave shoqërore; pushtuesit dominues dhe të pushtuarit e nënshtruar. Kjo, mëpastaj, solli lindjen e një sistemi politik për të konsoliduar fuqinë e pushtuesve, për të përjetësuar dhe rregulluar ndarjet shoqërore.[2] Pikëpamja e Oppenheimerit ndikoi eseistin dhe teoristin amerikan Albert Jay Nock (që shkruante në gjysmën e parë të shek. të 20-të), të theksonte se, "Të marrësh Shtetin kudo ndodhet, duke goditur në historinë e tij në çdo pikë, njëri nuk shikonë asnjë rrugë për të dalluar aktivitetet e themeluesve, administratorëve dhe përfituesve të tij nga ato të klasës kriminale profesionale."[3]
Historia e botimeve
RedaktoThe State u botua fillimisht në Germani në 1908. Në vitin 1922 pati në edicion anglisht të librit. Ndërsa në vitin 1929 një tjetër edicion gjerman me disa ndryshime.
- Oppenheimer, Franz (1972). The State; Its History and Development Viewed Sociologically. New York: Arno Press. ISBN 0-405-00433-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Oppenheimer, Franz (1975). The State. New York: Free Life Editions. ISBN 0-914156-04-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Oppenheimer, Franz (1997). The State. Fox & Wilkes. ISBN 0-930073-23-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Oppenheimer, Franz (1997). The State. Fox & Wilkes. ISBN 0-930073-22-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Oppenheimer, Franz (1999). The State: Its History and Development Viewed Sociologically. New Brunswick: Transaction Publishers. ISBN 1-56000-965-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Oppenheimer, Franz (2007). The State. Montréal: Black Rose Books. ISBN 1-55164-300-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shënime dhe referenca
Redakto- ^ a b c d e Paul Gottfried, Introduction to the 1999 Transaction Publishers edition, p. i–xvi
- ^ a b Gross, Feliks (1998). The Civic and the Tribal State. Westport: Greenwood Press. fq. 14. ISBN 0-313-29145-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nock, Albert Jay (1935). Our Enemy The State Arkivuar 17 janar 2012 tek Wayback Machine
Lidhje të jashtme
Redakto- The State, versioni anglisht i vitit 1922.