Thomas Kunze
Dr. Thomas Kunze u lind më 23 shkurt, 1963 në Leipzig dhe është një historian dhe publicist bashkëkohor gjerman.
Jeta
RedaktoThomas Kunze studioi Histori, Gjermanisht dhe pedagogji në Jena dhe Lajpcig. Ai mori titullin Doktor i Shkencave (Ph.D) në 1991 dhe që prej vitit 2004 ka mbajtur poste nderi në Akademinë Presidenciale në Tashkent dhe Universitetin Shtetëror Al-Khorezmi në Urgench, Uzbekistan. Kunze konsiderohet si Ambasador për Evropën Lindore, Rusinë dhe Azinë Qendrore i Kompanisë së Produksionit për Teatër, Film dhe Skulpturë sociale në Cyrih, Berlin - IIPM.
Pas revolucionit paqësor në ish-RDGJ, Thomas Kunze shërbeu si Kreu i Zyrës së Imigracionit dhe Zyrës për Mbikëqyrjen Lokale në rrethin e Leipzig, nga viti 1990 deri në 1995. Nga viti 1995 deri në vitin 2001 ai ka shërbyer si lektor i ftuar në Rumani. Kunze ka punuar për Fondacionin Konrad Adenauer si ekspert i Evropës Lindore, Rusisë dhe Azisë Qendrore që prej vitit 2002. Nga viti 2002 në 2005 dhe nga viti 2010 në 2019 ai ishte përfaqësues i KAS në Azinë Qendrore (me bazë në Tashkent, Uzbekistan), teksa në vitet 2005-2007 dhe 2019-2022 ai drejtoi zyrën e KAS në Rusi. Gjithashtu, në vitet 2007-2010 drejtoi Zyrën Qëndrore të Fondacionit në Berlin për Evropën dhe Amerikën e Veriut. Që prej vitit 2024, Kunze është Drejtor i Zyrës së KAS në Shqipëri.
Ai advokon për ruajtjen e urave të bashkëpunimit me Rusinë. Kunze i përket partisë gjermane - CDU. Ai ftohet shpesh në programet historike të televizionit gjerman ZDF, si dhe shërben si konsulent në prodhimin e filmave, programeve radiofonike dhe atyre televizive.
Kunze ka shkruar libra dhe artikuj të shumtë që fokusohen në evolucionin e shteteve të Evropës Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore. Po ashtu, ai shkroi biografinë e parë të kreut të shtetit dhe liderit të partisë komuniste rumune, Nicolae Ceaușescu, e cila, ndër të tjera është përkthyer në rumanisht dhe polonisht, dhe konsiderohet si një vepër e rëndësishme mbi historinë e komunizmit në Rumani. Përtej kësaj, në vitin 2001 ai botoi biografinë e ish-kreut të RDGJ-së, "Ish Kreu i Shtetit: Vitet e fundit të Erich Honecker". Ai është po ashtu autor i Monografisë "Russia's Underworlds", publikuar në vitin 2008, si dhe autor i "Ostalgie international" në 2010, bashkëredaktuar me Thomas Vogel. Në antologjinë "Njëzet e një", Kunze përmblodhi autorë të njohur botërorë për të eksploruar zhvillimet e mundshme të shekullit të 21-të nga këndvështrime të ndryshme si siguria, energjia, demografia dhe gjeopolitika.
Në vitin 2013, ai botoi një libër me temën "Kulti i individit në shekujt e 20-të dhe 21-të". Një tjetër veprër e tij, "Fundi i Perandorisë", e cituar nga disa autorë, shqyrton fatin e ish-republikave sovjetike që nga pavarësia e tyre në vitet 1990. Monografia e tij "Azia Qendrore: Portreti i një rajoni" u botua në vitin 2023. Përveç kësaj, Kunze botoi vëllimin e dokumentave "Deri tek lufta: Politika e jashtme e BRSS 1938-1939" në 2023, që përmban dokumente të pabotuara më parë nga arkivat ruse.
Çmime
Redakto- 2011: Sächsische Verfassungsmedaille
- 2019: The Distinguished Citizen Certificate of the Republic of Uzbekistan
- 2021: Order of Merit of the Free State of Saxony
Punime
Redakto- Romania. Travel Guide./ Rumänien. Reiseführer. Co-author: Ute Walbe-Kunze, Goldstadtverlag, Pforzheim, 1. edition 1999, 2. edition 2002, .
- Istanbul and travels into the region./ Istanbul und Ausflüge in die Umgebung. Co-author: Ute Walbe-Kunze, Goldstadtverlag, Pforzheim, 1. edition 1999, 2. edition 2002, .
- Nicolae Ceausescu. A Biography./ Nicolae Ceausescu. Eine Biographie. Christoph Links Verlag, Berlin, 1. und 2. edition 2000, 3. Edited edition 2009, .
- Head of State retired. The Last years of Erich Honecker./ Staatschef a. D. Die letzten Jahre des Erich Honecker. Christoph Links Verlag, Berlin 2001, .
- Honecker's flight/ Honeckers Flucht. Film (ARD/MDR) by Thomas Grimm, Thomas Kunze (co-author script), 2002.
- Hungary: city guide Budapest, Balaton, traveling through Hungary – geology and geography, climate and traveling time, historical overview (with Ute Walbe-Kunze)/ Ungarn: Stadtführer Budapest, der Balaton, Reisen durch Ungarn – Geologie und Geographie, Klima und Reisezeit, geschichtlicher Überblick. Goldstadtverlag, Pforzheim 2007, .
- Russia's Underworld. Time travel through secret bunkers and forgotten tunnels./ Rußlands Unterwelten. Eine Zeitreise durch geheime Bunker und vergessene Tunnel. Christoph Links Verlag, Berlin 2009, .
- Ostalgia international. Memories of the GDR from Nicaragua to Vietnam./ Ostalgie international. Erinnerungen an die DDR von Nicaragua bis Vietnam. (Ed. Thomas Kunze, Thomas Vogel), Christoph Links Verlag, Berlin, 2010, .
- Twenty-one. Einundzwanzig. Dangers of our century – possibilities of our century./ Jahrhundertgefahren - Jahrhundertchancen. Ed. Thomas Kunze, Wolfgang Maier. Salmuth & Finckenstein, Berlin, 2010, .
- From the Soviet Union to Independence. Traveling through the 15 former Soviet Republics./ Von der Sowjetunion in die Unabhängigkeit. Eine Reise durch die 15 früheren Sowjetrepubliken. Co-author: Thomas Vogel. Christoph Links Verlag, Berlin, 2011, .
- Ceaușescu Nicolae, in: Groenewold/ Ignor / Koch (Hrsg.), Lexikon der Politischen Strafprozesse (last accessed on 07.03.2018.)
- Central Asia. Portrait of a Region./Zentralasien. Portrait einer Region. Christoph Links Verlag, Berlin, 2018, .
- Underground worlds. Time travel through secret bunkers and abandoned tunnels of Russia / Unter Welten. Eine Zeitreise durch geheime Bunker und verlassene Tunnel Russlands. Published by Kuchkovo Pole, Moscow, 2022,