Transhumanizmi (shkurtuar si H+ ose h+) është një lëvizje intelektuale dhe kulturore ndërkombëtare me një qëllim për të transformuar rrënjësisht situatën njerëzore duke zhvilluar dhe zgjeruar teknologjitë në dispozicion për të rritur në masë më të madhe inteligjencën, fizikun, dhe kapacitetin psikologjik të njeriut [1].

Simboli i Transhumanizmit

Historia

Redakto

Fillimet e të menduarit transhumanist

Redakto
 
Julian Huxley, biologu i cili shpikur termin Transhumanizëm në vitin 1957.

Idetë themelore të transhumanizmit u nxorën për herë të parë në vitin 1923 nga gjenetisti britanik J. B. S. Haldane në esenë e tij en:"Daedalus: Science and the Future", i cili parashikoi se përfitime të mëdha do të vijnë nga aplikimet e shkencave të avancuara për biologjinë njerëzore—dhe se çdo përparim i tillë së pari do të duket për dikë si blasfemi apo shtrembërim, "i pahijshëm dhe jonatyral". Në veçanti, ai ishte i interesuar në zhvillimin e shkencës së eugjenikës, ektogjenezës (duke krijuar dhe mbështetur jetën në një mjedis artificial) dhe aplikimin e gjenetikës për të përmirësuar karakteristikat njerëzore, të tilla si shëndeti dhe inteligjenca.

Artikulli i tij inspiroj interes akademik dhe popullor. J. D. Bernal, një kristalograf në Cambridge, shkruajti The World, the Flesh and the Devil në vitin 1929, në të cilën ai spekuloj në prespektivën e kolonizimit të hapësirës dhe ndryshimeve rrënjësore të organeve dhe inteligjencës njerzore me anë të implanteve bionike dhe zhgjeruesëve të njohjes [2]. Këto ide kanë qenë tema të përgjithshme transhumaniste qysh atëhere [1].

Biologu Julian Huxley në përgjithësi konsiderohet si themeluesi i transhumanizmit, pasi ai shpikur termin në një artikull të shkruar në vitin 1957:

Deri tani jeta e njeriut ka qenë në përgjithësi, si Hobbes e përshkroi atë, ‘e keqe, e vrazhdë dhe e shkurtër’; pjesa më e madhe e qenieve njerëzore (nëse nuk kanë vdekur të rinjë) kanë qenë të goditur nga mjerimi... ne mund të mbajmë besimin e justifikueshëm se këto toka të mundësive ekzistojnë, dhe se kufizimimet e tanishme dhe fustrimet e mjerueshme të ekzistencës tonë mund të kapërcenet në masë të madhe... Speciet njerëzore mund, në qoftë se dëshiron, të kapërcej vetveten — jo vetëm në mënyrë sporadike, një individ këtu në një mënyrë, një individ atje në një mënyrë tjetër, por në tërësinë e vet, si njerëzim.[3]

Teoria

Redakto

Kjo është një çështje e debatit nëse transhumanizmi është një degë e posthumanizmit dhe se si kjo lëvizje filozofike duhet të konceptohet në lidhje me transhumanizmin. Kjo e fundit është përmendur shpesh si një variant ose formë aktiviste e posthumanizmit nga kritikët e saj konservatorë[4], të krishterë[5] dhe progresiv[6][7].

Një tipar i përbashkët i transhumanizmit dhe posthumanizmit filozofik është vizioni i ardhshëm i një specie të re inteligjente, në të cilën njerëzimi do të zhvillohet dhe eventualisht do të plotësojë ose të zëvendësojë atë. Transhumanizmi thekson perspektivë evolucionare, duke përfshirë ndonjëherë krijimin e një kafshe specie tejet inteligjente me anë të përmirësimit të njohjes (d.m.th. ekzaltim biologjik)[8], por ngjitet në një "të ardhme posthumane" si qëllim përfundimtar të evolucionit pjesëmarrës [9].

Qëllimet

Redakto

Përderisa shumë teoricienë dhe përkrahës transhumanist kërkojnë të aplikojnë arsye, shkenca dhe teknologjia me qëllim të reduktimit të varfërisë, sëmundjet, paaftësinë dhe kequshqyerjen rreth globit [10], transhumanizmi dallohet në fokusin e tij të veçantë në aplikimet e teknologjive për përmirësimin e organeve njerëzore në nivel individual. Shumë transhumanistë aktivisht vlerësojnë potencialin për teknologjitë e ardhshme dhe sistemeve të reja sociale për të përmirësuar cilësinë e të gjithë jetës, duke kërkuar të bëhet një realitet material i gjendjes njerëzore, për të përmbushur premtimin e barazisë ligjore dhe politike me eliminimin e barrierave të lindura mendore dhe fizike.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Bostrom, Nick (2005). "A history of transhumanist thought" (PDF). Journal of Evolution and Technology. Marrë më 21 shkurt 2006. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Clarke, Arthur C. (2000). Greetings, Carbon-Based Bipeds. St Martin's Griffin, New York. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Huxley, Julian (1957). "Transhumanism". Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2016. Marrë më 24 shkurt 2006. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Fukuyama, Francis (shtator–tetor 2004). "The world's most dangerous ideas: transhumanism" (reprint). Foreign Policy (144): 42–43. Marrë më 14 nëntor 2008. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Hook, Christopher (2004). "Transhumanism and Posthumanism" (PDF). përmbledhur nga Stephen G. Post (red.). Encyclopedia of Bioethics (bot. 3rd). New York: Macmillan. fq. 2517–2520. ISBN 0-02-865774-8. OCLC 52622160. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Winner, Langdon (vjeshtë 2002). "Are Humans Obsolete?" (PDF). virginia.edu. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 10 shtator 2008. Marrë më 10 dhjetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Coenen, Christopher (2007). "Utopian Aspects of the Debate on Converging Technologies" (PDF). përmbledhur nga Gerhard Banse; etj. (red.). Assessing Societal Implications of Converging Technological Development (bot. 1st). Berlin: edition sigma. fq. 141–172. ISBN 978-3-89404-941-6. OCLC 198816396. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 janar 2011. Marrë më 11 shtator 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Hughes, James (2004). Citizen Cyborg: Why Democratic Societies Must Respond to the Redesigned Human of the Future. Westview Press. ISBN 0-8133-4198-1. OCLC 56632213. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Bostrom, Nick. "Why I Want to be a Posthuman When I Grow Up" (PDF). Marrë më 10 dhjetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ World Transhumanist Association (2002–2005). "The transhumanist FAQ" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 dhjetor 2006. Marrë më 27 gusht 2006. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Libra të tjerë

Redakto
  • Cole-Turner, R. (ed.). 2011. Transhumanism and transcendence: Christian hope in an age of technological advancement. Georgetown University Press. ISBN 978-1-58901-780-1. Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  • Hansell, Gregory R.; Grassie, William (eds.) 2011. H+/-: Transhumanism and Its Critics. Metanexus Institute. ISBN 978-1-4568-1567-7. Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  • More, Max; Vita-More, Natasha (eds.) 2013. The Transhumanist Reader: Classical and Contemporary Essays on the Science, Technology, and Philosophy of the Human Future. Wiley-Blackwell. ISBN 978-1-118-33429-4. Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  • Ranisch, Robert; Sorgner, Stefan Lorenz (eds.) 2014. Post- and Transhumanism. An Introduction. Peter Lang. ISBN 978-3-631-60662-9. Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  • Damour, Franck, La tentation transhumaniste, éditions Salvator, Paris, 2015. ISBN 978-2-7067-1211-1   Franca

Lidhje të jashtme

Redakto