Trigun (origjinali トライガン) është një serial manga dhe anime prodhuar nga Madhouse Production, shfaqur për herë të parë në vitin 1998. [2] Seriali anime, me ndryshime të shumta nga versioni manga përbëhet nga 26 seri, ndërkohë që manga përbëhet nga 3 volume me nga 20 kapituj (origjinali me titullin Trigun) dhe 14 volume nga 102 kapituj (nga vazhdimi i origjinalit nën titullin Trigun Maximum / トライガンマキシマム / Toraigan Makishimamu).

Trigun
Trigun - Vash (djathtas) dhe "vajzat e sigurimeve shoqërore." (majtas).
Trigun
GjiniaAksion, Komedi, Dramë, Fanta-shkencë.
Krijuar ngaYasuhiro Nightow (manga) / Satoshi Nishimura (anime)
Luajnë
kompozitori i muzikës hapëse"H.T." nga Tsuneo Imahori
ShtetiJaponi
Gjuha në prodhimin origjinalJaponisht
Nr. i episodeve26
Prodhimi
Kohëzgjatja25 / 26
Kompania e prodhimitMadhouse
Transmetimi
Transmetimi origjinal4 prill, 1998 deri në 30 shtator, 1998
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

Seriali ndjek udhëtimin aventuresk të Vash the Stampid (njeriu që kërkohet për 60 000 000 000 $$) në planetin "Toka e Askujt" (sipas serialit manga). Gjatë udhëtimit shpjegohen ngjarje të ndryshme të origjinës së planetit dhe nofkës së personazhit kryesor i emëruar nga njerëzit si Tajfuni Humanoid.

Momentalisht seriali renditet i 40-ti në listën e Anime Nfo. me 8.4 / 10 pikë sipas 171 vlerësimeve. Seriali është publikuar në 8 volume DVD. Seriali manga i këtij titulli ka shitur rreth 30 000 kopje sipas ICV2. [1] Lloji i Trigun, është krahasuar me seriale të tjera të ngjashme si Cowboy Bebop dhe Outlaw Star. [3] Sipas ANN një film me të njëjtin titull është në zhvillim. [4]

Historia Redakto

Trigun tregon historitë e Vash the Stampede. Gjithçka që dihet rreth tij është se bëhet fjalë për një njeri shumë të rrezikshëm i gjatë, bjond, me një kapelë të kuqe, një armë të madhe dhe mbi të gjitha me një çmim mbi kokën e tij prej 60 miliard $$, i njohur në mbarë botën me pseodunimin Tajfuni Humanoid për shkak të gjithë fatkeqësive të shumta që le pas kur kalon nëpër qytete. Por natyra e vërtetë e këtij njeriu misterioz nuk është të jetë një i keq dhe pashpirt që të gjithë e imagjinojnë; Vash në realitet është një tip paqësor, gjithmonë gati për të ndërhyrë për të shpëtuar të tjerët dhe vetëm me dy pasione të mëdhaja: vajzat e bukura dhe petullat e ëmbla.

E gjithë historia zhvillohet në sipërfaqen e një planeti të largët dhe me shkretëtirë, Gunsmoke, i ndriçuar nga dy diej dhe i rrethur nga 5 hëna , i kolonizuar një shekull më parë nga miliona anije kozmike të ardhura nga Toka dhe që i përkisnin projektit Seeds. Wshtë një botë e ashpër dhe e egër, në të cilën kolonët njerëzorë e kanë të vështirë të mbajnë një ekzistencë dinjitoze dhe regresioni i vazhdueshëm i teknologjisë ( Bota e Tringun është shumë e nagjshme me West-in e vjetër amerikan) dhe grindjet e dy familjeve antike rivale. I fajësuar edhe për shktërrimin e July City , dy agjentë të kompanisë Bernardell vendosen në hapat e tij me shpresën që ta gjejnë.

Referimet Redakto

Lidhje të jashtme Redakto