Trileçja (shkruhet gjithashtu trileqe) apo torta me tre lloje të qumështit (Spanjisht: torta de tres leches) është një tortë sfungjerore — në disa receta, një tortë me gjalpë — e ngjyer në tri lloje të qumështit: qumësht pluhur, qumësht i kondensuar, dhe ajkë.

Lloj i Trileçës

Kur nuk përdoret gjalpi, Trileçja është një tortë shumë e lehtë, me plot fluska të ajrit në brendësi. Kjo cilësi e veçantë, bën që ajo të mos ketë permbajtje të lagësht, pavarësisht se është ngjyer në një përzierje të tri llojeve të qumështit.

Popullariteti dhe origjina Redakto

Kjo tortë është e popullarizuar në Amerikën Jugore dhe Qendrore, Amerikën e Veriut dhe në shumë pjesë të Karaibeve. Origjina e Trileçës mbetët e diskutueshme, megjithatë ideja për krijimin e një tortë e cila ngjyhet në një lëng ka më tepër gjasa të ketë origjinë nga Evropa Mesjetare, perderisa torta te ngashme, te tilla si Trifle dhe tortë Britanike me rum, apo Tiramisu nga Italia, e përdorin këtë metodë. Receta për ëmbëlsirat të cilat ngjyhen në një lëng janë parë në Meksikë në shekullin e 19, me gjasë si rezultat i transferimit të madh ndër-kulturor i cili u zhvillua në mes të Evropës dhe Amerikës. Receta u shfaq në etiketat e kanaçeve të qumështit të kondensuar të Nestlé në vitet 1940ta, gjë që mund të shpjegojë popullaritetin përhapur gjerësisht të tortës në të gjithë Amerikën Latine pasi që kompania kishte krijuar degë në Argjentinë, Kili, Kubë, Meksikë dhe Venezuelë qysh në vitet e '30ta.

Shiko edhe këtë Redakto