Tëvaja
Tëvaja ose Tuvaja, zyrtarisht Republika e Tëvasë (rusisht: Респу́блика Тыва́, Respublika Tyva ose Тува́, Tuva;[1] tëvisht: Тыва Республика, Tëva Respublika), është republikë anëtare e Federatës Ruse e ndodhur në Azinë Qendrore, në kufirin veriperëndimor të Mongolisë. Mes viteve 1921-1944, Tëvaja ishte shtet i pavarur i njohur si Republika Popullore Tëvane, e cila u aneksua nga Bashkimi Sovjetik duke u kthyer në rreth autonom e më pas republikë autonome brenda Rusisë. Tëvaja ka 305.510 banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej 170.500 km². 77% e popullsisë janë tëvanë etnikë, banorët titullarë të republikës, të cilët flasin gjuhën e tyre tëvishten, anëtare e familjes së gjuhëve turkike, si dhe praktikojnë budizmin dhe shamanizmin si mënyrë jetese. Kryeqytet është Këzëlli (rusisht: Кызы́л, Kijzijl, tëvisht: Кызы́л, Këzëll).
Referimet
Redakto- ^ Tuva ishte emri i përdorur zyrtarisht në rusisht deri në kalimin e referendumit që nxori emrin zyrtar "Респу́блика Тыва́"; shqiptimi i emrit zyrtar në rusisht është /rʲɪˈspublʲɪkə tɨˈva/, më së afërti me germa shqipe <Rjispubljikë Tijvá>.